Toka shqiptare dhe UÇK

Opinione

Toka shqiptare dhe UÇK

Nga: Shpend Salihu Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 09:58
Shpend Salihu

Pavarësisht asaj se një ndër kriteret e komunitetit ndërkombëtar është bashkëpunimi regjional dhe mbrojtja e sigurisë regjionale si një ndër parakushte esenciale të aderimit në mekanizma evro-atlantik, interesi strategjik nacional është mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit të shtetit si dhe pasurive nëntokësore e mbitokësore, mbrojtja e institucioneve kredibile të shtetit dhe ndalimi i shantazhimit të klasës sonë politike nga sigurimet Evropiane e posaçërisht nga sigurimi nacist Gjerman dhe Turk, që po vazhdojn lojëra të izolimit të Kosovarëve në procesin e liberalizimit të vizave dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve Kosovar në territorin e BE.

Mos të harrojmë se duke iu falenderuar lobit Hebrej në SHBA, të nderuarit Tony Blair dhe Bill Klinton erdhi deri tek intervenimi ushtarak në Kosovë, u soll liria aq e kërkuar dhe pritur e mbi të gjitha u bën njohje të shumta në arenën ndërkombëtare si dhe u senzibilizua bota për ngjarjet dhe evenimentet në Kosovë, para dhe pas luftës. Sot kemi tendenca të sigurimeve të shumta e në veçanti të Sigurimit Gjerman dhe Turk që dojnë kontroll politike dhe ekonomike në Kosovë dhe Ballkan të mbledhen informacione dhe të persekutohen ushtarët e UÇK-së.

Mos të harrojmë se vëllezërit tonë Hebrej e mbrojtën dhe afirmuan shtetin Hebrej e nuk bën kompromise në dëm të interesave nacionale dhe shtetërore i mbrojtën intelektualët dhe inteligjencën e tyre e gjithashtu i afirmuan ushtarakët e tyre të famshëm dhe nuk lejuan përdhosjen e interesave nacional e shtetëror nga askush. Grupe të caktuara të interesit në Kosovë, për fat të keq janë duke përdhosur luftën e shenjtë të UÇK-së, edhe pse harrojnë se të gjithë jemi UÇK, nëse luftëtarët tonë që mbrojtën pragun e shtëpisë së tyre, do të persekutohen dhe arrestohen atëher edhe ne që i mbrojmë duhet të arrestohemi sepse edhe ne jemi ata që qëndrojmë pas luftës së shenjtë të UÇK.

Të nderuar zotërinj, ju që po shkelni në gjakun e dëshmorëve që po tentoni të shantazhoni ushtarët tonë të shenjtë, duhet të mendoni se duhet të na arrestoni të gjithëve sepse të gjithë në një form apo tjetër e kemi përkrahur luftën e shenjtë të UÇK. Një mesazh për nacistat Evropian mendoni çfarë po bëni sepse lufta jonë ka qenë çlirimtare dhe ushtarët tonë ishin luftëtar të lirisë e jo terrorista.

Lufta politike është mjet për arritjen e qëllimeve të caktuara marrja e pushtetit politik, por jo me çdo kusht dhe çmim, sepse derisa ushtarët tonë derdhnin gjakun për tokën e shenjtë të Kosovës, këta peacemakersat sot, po e përdhosin këtë luftë e deri dje mshifeshin nëpër bodrume të Prishtinës e Kosovës e nëpër Maqedoni e Shqipëri, gjersa sot dojnë krahun e luftës ta kompromitojnë që ta largojnë nga skena politike, andaj të nderuar ku ishit ju që po inskenoni procese politike ndaj luftëtarëve të lirisë, kur mbrohej toka e shenjtë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat