Sa interesant janë veprimet politike në shtetet Ballkanike e sidomos në Maqedoninë Veriore, partitë e fuqishme punojnë e veprojnë si ju konvenon atyre, dita ditës jemi duke u bindur se për partitë në pushtet drejtësia s'është kurrgjë kundrejtë fuqisë partiake. Po bëre gabime kriminele kundër ligjore e jeni në pushtet, ligjet shtetërore nuk funksionojnë, po s'jeni në pushtet të djegin e përvëlojnë.
Si shembull marrim bombat telefonike në Maqedoninë Veriore, të parën, bombat e Zaevit që pushteti i konsideron si legjitime e të ligjshme, të dytën, bombat e El Chekës, si jo legjitime e të paligjshme. Shikoni e dëgjoni çfarë drejtësie absurde, bombat e Zaevit janë kushtetuese, legjitime e të dobishme për qeverinë e Maqedonisë Veriore, kurse bombat e El Chekës janë jo kushtetuese, jo legjitime e kundër ligjore për pushtetarët e Maqedonisë Veriore.
Dy përgjimet telefonike që kanë të bëjnë me Zgjedhjet Lokale të 2013, ajo e Mihalkovit me Thaçin, ku Mihalkovi e lut Thaçin që anëtari i komisionit zgjedhor, Bedredin Ibrahimi të anulonte votimet në Strumicë, në anën tjetër, të njëjtat veprime të Mihalkovit i bën edhe Sheqerinska me Fatmir Besimin e cila i thotë Fatmir Besimit që anëtari i Komisionit Zgjedhor i BDI-së Subhi Jakupi të jetë "parimor" e të mos anulonte zgjedhjet në komunën Qendër të Shkupit për të mos marrë "karton të kuq" Zgjedhjet Lokale.
Këtu qartë shihet se veprimet janë të njëjta, kurse dënimet e ndryshme, Mendu Thaçi, Mihalkovi e Bedredin Ibrahimi dënohen me burg, kurse Sheqerinska e Fatmir Besimi e Suhbi Jakupi jo që nuk burgosen, po as që e marrin parasyshë gjyqet maqedonase si aktakuzë.
Grupi i parë dënohet i dyti jo.