Çfarë duhet “të dijë” kryesia e LDK-së për koalicioni VV-LDK

Opinione

Çfarë duhet “të dijë” kryesia e LDK-së për koalicioni VV-LDK

Skënder Sadri Kapiti  Nga Skënder Sadri Kapiti Më 6 nëntor 2019 Në ora: 07:46
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Shkrimi ka titullin “Çfarë duhet “të dijë” kryesia e LDK për Kualicionin VV-LDK”, por me të vërtetë ata e dinë më mirë se gjithë të tjerët se çfarë duhet të dinë, por edhe u duhet thënë që të mos bëjnë sikur nuk e dinë.

Zgjedhjet në Kosovë përfundimisht nxorën fituese VV e Albin Kurtin , dhe të drejtën për ta kryesuar qeverinë e ka kandidati i saj për kryeministër z. Albin Kurti; ndërsa vëndin e dytë e zuri LDK-ja që kishte si kandidte për kryeministre znj. Vjosa Osmani , ku opinion dhe realiteti ia ka faturuar asaj meritën politike që LDK arriti këtë rezultat. Tashmë publiku për kualicionin VV-LDK beson se ai do të drejtohet si një kualicion Kurti-Osmani të cilët perfaqsojnë imazhin më të mirë si dhe kanë ngjallur shpresën dhe kanë besimin kombëtar se do të punojnë me përkushtim për ndryshimin e madh , për ndërtimin dhe vënien në funksionim të shtetit ligjor, për progresin ekonomik , punësimin dhe për integrimin e Kosovës, si kualicion për Shtetin dhe për Integrimin.

Tashmë Kualicioni VV-LDK është bërë i barazvlefshëm si Kualicionin Kurti-Osmani përderisa edhe politikisht kualicioni VV-LDK është si kualicioni i kandidatëve të tyre për kryemninistra Kurti dhe Osmani. Për VV kjo është e qartë dhe e pranueshme pasi në krye të negociatave është Kurti, por ndryshe gjërat duken edhe sipërfaqësisht madje nga LDK-ja, pavarësisht se eksponentët kryesorë të LDK-së thonë se fitorja është e ngushtë dhe qeverisja duhet e barabartë, por ama nga ana tjetër duket orvajtja dhe realiteti i shmagijes së Vjosës ,pasi Vjosa nuk e ka rolin dhe vëndin e duhur në krye të negociatave për kualicionin qeverisës që ajo duhet ta kishte nga LDK-ja. Mos do të thotë kjo se LDK e përdori Vjosën sa për të fituar vota, dhe frutet e rezultatit t’i shfrytëzojnë të tjerët, madje edhe humbësit,si p.sh. Lutfi Haziri.

Nëse dështon kualicioni VV-LDK për kapricot dhe për arrogancë të disa individëve të LDK-së , LDK-në e pret shthurja me pasoja të një humbje të thellë politike.

Pa Vjosën kandidate për kryeministre garda e vjetër e LDK-së do ta kishte marrë vëndin e 3-të e ndoshta edhe te 4-t në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019,pasi dihet që LDK-ja edhe ajo ka kusuret e veta për gjëndjen ku ndodhet sot Kosova, por që nuk ishte peng e atyre kusureve Vjosa Osmani. Dhe prej kësaj dhe kjo ishte dhe arësyeja kryesore se përse edhe arriti këtë rezultat LDK-ja..

Me Vjosa Osmanin LDK po rilind, por nëse kjo nuk vlerësohet dhe rrangallat dështake politike të LDK-së e minojnë kontributin, aftësinë dhe meritën e Vjosës , dhe nëse egoizmi dhe revanshi i tyre kundër saj agravon atëhere LDK-në e pret një degradim dhe falimentim i madh.

Ky revansh edhe ka filluar të duket,përderisa Vjosa duhej të ishte kryesore në bisedimet e LDK-së me VV për qeverinë e kualicionit, por kjo nuk po duket deri tani.

Ndoshta marifetllëku i gardës së vjetër të LDK-së së pas Rugovës, të cilët kanë kapur LDK-në, më vonë edhe mund t’i fillojnë akuzat dhe makinacionet fajësuese adresuar Vjosës se përse LDK nuk doli e para.

Këto hijena politike , nga ato mund të pritet gjithcka , edhe e shfrytëzojnë faktin dhe rolin vendimtar që pati Vjosa në rezultatin e LDK-së, dhe tinëzisht e pabesisht edhe mund ta akuzojnë se ja: ne ta besuam kandidatin për Kryeministre, por ti e humbe atë.

Me këtë ata do të synojnë që të lajnë “hesapet” edhe me mbështetësit besnikë dhe meritorët që ishin me Vjosën në këtë fushatë.

Thjesht, ndoshta garda e vjetër e LDK-së do të synojnë dhe ta shfrytëzojnë vetëm për përfitime personale si meritën e Vjosës dhe të stafit të saj , ashtu edhe votën e atyre të cilët e votuan Vjosën dhe LDK-në duke menduar se me kandidaten Osmani për kryeministre LDK-ja po reformohet.

Më e mira për Kosovën erdhi nga këto votime, ku dy më të merituarit e kësaj fitoreje, Albin Kurti i VV dhe Vjosa Osmani e LDK-së me siguri do të ishin protagonistët të cilët do ta ndryshonin gjëndjen drejt përmirësimit, drejt ngritjes dhe funksionimit të shtetit ligjor, progresit gjithpërfshirës dhe integrimit.

Se cilët janë garda e vjetër e LDK-së së pas Rugovës , ata e kanë treguar njëherë edhe më parë veten e tyre, kur ata bashkëqeverisën në një kualicion krejtësisht amoral me PDK-në thjesht për interesat e tyre personale te lidershipit të LDK-së,. Ata kanë mbi supe akoma freskinë e asaj tradhëtie e pabesie që ata i bënë antarësisë dhe besnikëve të LDK-së.

Akoma është e freskët bashkëautorësia e tyre në marrëveshje të dëmshme me Serbinë në kurriz të Kosovës si dhe bashkëzgjedhja e bashkëvotimi LDK-PDK e Presidentit Hashim Thaçi, e individit me të neveritshëm dhe më të padëshirueshëm publikisht në Kosovë.

Por mos të mendojnë se këta renegatë do ta kenë të lehtë qëllimin dhe realizimin e tij, pasi kjo strategji e tyre është konsumuar njëherë dhe nuk do të mund ta mashtrojne më as LDK-në , as antarësinë e saj , as simpatizanët dhe as votuesit e saj.

Orvajtja kundër të vërtetës, kundër kohës dhe kundër interesit publik do t’i skualifikojë vetë ata.

Populli voton për veten e tij ,për të mirën e përgjithshme dhe jo për interesin e lidershipit të partive politike, sepse partitë nuk janë pasuri dhe prona private të kryetarëve dhe të një rrethi sejmenësh rreth tij.Lutfi Haziri dhe jo vetëm ai,por garda vjetër e dështuar, e konsumuar pse jo edhe si një celulë e PDK-së brënda LDK-së do të mundohen që ta sabotojnë aleancën me VETËVENDOSJEN , dhe, edhe mund të orvaten për një aleancë me PDK dhe me deputetët serbë dhe të pakicave.

Gjthëçka edhe mund të pritet nga politikanë të pa shtyllë kurrizore, të kalibrit mercenarë dhe interesaxhinjsh të ulët e të paturp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat