Një kërkesë tjetër për Albinin dhe Vjosën

Opinione

Një kërkesë tjetër për Albinin dhe Vjosën

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 11:59
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Përveç asaj kërkese që është parësore dhe jetike për Kosovën që është VETTING-u, Albini dhe Vjosa , pra VV-LDK duhet të marrin edhe nismën tjetër: atë të miratimit nga parlamenti i Kosovës  të një pragu zgjedhor, të cilin ato parti politike që nuk e arrijnë, të çregjistrohen, pasi janë krejtësisht të panevojshme , burime korrupsioni dhe zhvatje të parasë publike si organizata politike parazitare.

Është mëse e duhur që parlamenti i Kosovës të miratojë një ligj të tillë që : ato parti të cilat nuk e kalojnë pragun zgjedhor të çregjistrohen si parti politike. Kjo për t’i dhënë fund formalizmit të ekzistencës së dhjetra partive politike parazitare në Kosovë, kjo për t’i dhënë fund fantazmave politike  për të mos pasur parti fantazma, servile e satelitore të partive të mëdha , si dhe për t’i dhënë fund parazitizmit politik: zhvatjes së buxhedit të varfër të shtetit të Kosovës prej tyre.

Shqipëria  dhe Kosova, dy shtete të vogla janë kampione Europe dhe Bote për numrim e jashtëzakonshëm të partive politike, ashtu sikurse mbajnë edhe rekorde në korrupsion , papunësi, varfëri dhe sidomos për eksod, për largimin nga atdheu të qytetarëve të tyre.  Prandaj i takon deputetëve të LDK dhe të VV  që të marrin përveç nismës për miratimin e  VETTING-ut por edhe një nismë të tillë ligjore ku të vendoset një kufi të cilin nëse nuk e arrijnë partitë politike ato duhet të nxirren jashtë ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat