Po shtohen kritikat ndaj Kancelares Merkel edhe nga radhët e veta

Opinione

Po shtohen kritikat ndaj Kancelares Merkel edhe nga radhët e veta

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 7 nëntor 2019 Në ora: 12:54
Angela Merkel

Partia e kancelares Merkel CDU, gjithnjë e më shumë është duke humbur votëbesimin në zgjedhjet e Landeve. Kjo ndodhi edhe në zgjedhjet e tetorit në Landin e Thyringenit, ish Gjermania Lindore. Partia e saj CDU, u radhit si forca e tretë, pas dy partive populiste, e majta „ Die Linke” dhe partia e ekstremit të djathtë AFD. Kancelarja Merkel edhepse postin udhëheqës të partisë e ka dorëzuar, kritikat ndaj saj s´kanë pushuar. Kritika më e vjetër orientohet që nga viti 2005, kur zonja Merkel e merr timonin e udhëheqjes së partisë. Prej atëherë e deri më sot kritikuesit e saj e akuzojnë zonjën Merkel se CDU, që është parti konservatore, dalëngadalë i ka dhënë kurs të majtë.

 Kritika e radhës ka të bëj me krizën e refugjatëve të vitit 2015, ku në Gjermani hynë më se një milion refugjatë. Me hapjen e kufijve për refugjatët, kritikët e kritikojnë kanzelaren Merkel se, krijoi parakushtet për krijimin e partisë populiste AFD, që gjithnjë e më shumë po shfaq elemente naziste. Kjo parti ka arritur t´i shtoi rradhët e veta dhe po bëhet gjithnjë e më masovike.

 Frika është si të profilizohen partitë kryesore CDU dhe SPD që t´i fitojnë zgjedhësit,  të cilët po u largohen gjithnjë e më shumë. Ndaj Krizës së refugjatëve zonja Merkel aryetohej se përkundër gabimeve, ishte një vendim i domosdoshëm për ta evituar një katastrofë, që e rrezikonte edhe ekzistencën e vetë EU. Për forcimin e partisë populiste AFD, kritikët nga radhët e veta dhe rivalët për kandidaturën e kancelarit, siç është Friedrich Merz dhe shumë politikanë të tjerë, kërkojnë që partia të orientohet djathtas. Të bisedohet me anëtarët e AFD, sepse të gjithë votuesit nuk janë me ngjyrë naziste, po nga revolta dhe pakënaqësia me politikën tonë, iu bashkohen radhëve të tyre.

Kancelarja Merkel të shumtën e rasteve hesht ndaj kritikave ose përgjigjet shkurt : „ jetojmë në demokraci dhe secili ka të drejtë ta shfaq mendimin e vetë”. Ajo më tepër e parapëlqen të punoi dhe të shihen rezultatet, të cilat janë argumenti më i mirë. Këto ditë koalicioni qeveris CDU - SPD doli me bilancin e bashkëqeverisjes dhe i prezantuan sukseset që kanë arritur deri më sot. Të gjitha këto i ofruan me fakte dhe përqindje. Treguan çka nuk u realizua deri më tash dhe çka pritet në të ardhmen të realizohet.

 Stili i Kancelares gjermane Merkel, të kujton edhe ish presidentin tonë, Rugovën që nuk reagonte ndaj kritikave dhe individëve, po e prezantonte punën e tij. Edhe sot Rugovën, puna e tij gjigante për atdheun, e mbron nga njëllosësit, të cilët përpiqen t´i shtrembërojnë dhe manipulojnë faktet, për të pretenduar gjoja se bëjnë historinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat