Ranë maskat, qielli u hap, nuk ka më errësirë... Erdhi dita

Opinione

Ranë maskat, qielli u hap, nuk ka më errësirë... Erdhi dita

Nga: Agim Vuniqi Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 18:56
Agim Vuniqi

Çka eshte liria dhe cili eshte kuptimi i saj, pse shqiptaret luftuan... Ata nuk luftuan qe nje sundimtar i eger serbe te zevendesohet me nje sundimtare te ri shqipfoles, keta jeniqere te konvertuar ne demokrate po vazhdojne sundimin e eger, kaotik, duke ndërtuar nje sistem feudesh, i cili ne vend te ligjit ka fjalet, direktivat, udhezimet administrative, telefonine pronto, sharjet, bordelet, fajdet, shumekateshet pa leje, vjedhjet, plackitjet, pronen shtetërore te demoluar nga keqebersit...

Shqiptaret menduan se me pavaresine e shpallur do te funksionoje shteti dhe ligji, por nuk ndodhe ashtu..., ata fituan statusin e robit, femra u shnderruar ne objekt te shfryerjes se epsheve sexuale te zyrtareve, ata jane semundja e keqe, kanceri i shoqerise shqiptare, ku kriminelet jane bere vet Zoti, xhemati belbezon lutje fetare, atyre u ofrohet jeta ne mesjete, ky eshte fataliteti, ku shoqeria flet per gjëra abstrakte, debate te mjeresh per fene, kosovarizmin, derisa vendi ka sharruar ne lyme te gjalle, ku shpetimi gjendet duke zhytur njeri tjetrin, tregetohet klering, mall per mall, deri sa te bankroton vendi dhe bankat komerciale te ngulfatin sistemin financiar te Kosoves duke plackitur butesisht pasurine e paluejtshme te vendit...

Ligji eshte instrument per zyrtarizimin e vjedhjes, plackitjes, hajnise, qytetaria dhe qytetari eshte mall pavlere...

Ne Kosove nëse pretendon te zgjidhe ndonjë problem ligjerisht, je ne lajthitje, sepse ligji ne Kosove nuk ekziston, zgjidhja e problemeve behet përmes kumbareve mafioze te sistemit, te cilet nuk din te qeverisin ndryshe..., ate qe mesuan nga rexhimi fashiste serbe, fashistet shqipfoles e vazhduan, bile ne menyre shume te eger, duke privilegjuar serbet dhe duke i shkelur dhe diskriminuar shqiptaret, duke ua uzurpuar pronen, trupin dhe mendjen... menduam se vojvodet do te harrohen, u zhduken vetem kokardat, por ideologjia e tyre vazhdoi, zyrtarët shqiptare realizojne politiken serbe, duke financuar Serbine përmes tregetise dhe "liridoneve", cili eshte dallimi i " sllobodaneve" te vegjel dhe"liridoneve", dallimi eshte vetem gjuhesore, ndërsa praktika eshte e njejte...

Ranë maskat, qielli u hap, nuk ka më errësirë... ERDHI DITA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat