“Kosova etnikisht e pastër”, tezë serbomadhe!

Opinione

“Kosova etnikisht e pastër”, tezë serbomadhe!

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 22:11
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Parulla kuazishkencore dhe kishtare politike serbomadhe “Kosova etnikisht e pastër”, nuk është slogan i kurrfarë politike shqiptare, por platformë afatgjatë shumëshekullore e politikës dhe e sistemit kolonial të Serbisë, që t’i shfarosë shqiptarët dhe t’i spastrojë nga trojet e tyre  të Shqipërisë Etnike Lindore dhe Veriore (që nga viti 1844 – 2019).

Pra, kërkesa e drejtë dhe e ligjshme “Kosova Republikë” (1990) nuk ka të bëjë me kurrfarë “Kosove etnikisht të pastër”, tezë kjo e ndërruar dhe e sajuar edhe nga pseudoshkencëtarët juristë serbë, Prof.Dr. Smila Avramov dhe Prof.Dr. Milenko Kreqa të Beogradit, nuk  ka të bëjë me kurrfarë  gjenocidi shqiptar ndaj serbëve apo ndaj minoriteti tjetër në Kosovë, por direkt dhe indirekt është  tezë shpifëse dhe trilluese, që ka gjenezën e lashtë në gjenocidin kolonial serbomadh ndaj shqiptarëve dhe ndaj Shqipërisë Etnike  (1844).

Kërkesa “Kosova Republikë” kupton dhe nënkupton të drejtën e vetëvendosjes  së shqiptarëve autoktonë mbi Kosovën e Shqipërisë Etnike, jo kurrfarë gjenocidi,as racizimi e as terrorizmi shqiptar ndaj minoriteteve në Kosovë. Për më tepër, kjo kërkesë e drejtë dhe legjitime ka gjetur mbështetjen edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë së OKB-së në Hagë, e cila më 22 korikk 2010, konstatoi se kjo është në përputhje të plotë me normat dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare. Mirëpo, këtë të vërtetë ende po  e kundërshton dhe po e injoron si shteti, si shkenca, ashtu edhe kisha ortodokse serbe, duke e konsideruar Kosovën shqiptare si “provincë serbe” !?

Sipas së “drejtës ndërkombëtare” serbe, “Kosova Republikë”, kërkesë gjenocidale !?

Fatkeqësisht, këtë e provon edhe botimi i librit universitar “Medjunarodno javno pravo”, shkruar nga bashkautorët, Prof.Dr. Smila Avramov dhe Prof.Dr. Milenko Kreqa, botuar nga “Naucna knjiga”, Beograd, 1990.

Këta dy autorë, edhe pse janë specialistë të së drejtës ndërkombëtare,  si dhe  një kohë të gjatë profesorë të kësaj lënde në Fakultetin Juridik të Beogradit, nuk kanë mundur që që të lirohen nga paragjykimet dhe nga koncdeptet e ndryshkura stereotipe të nacionalshovinizmit dhe të serbocentrizmit autodestruktiv  serb, edhe pse ky tekst i tyure është me përbajtje lëndore të së drejtës ndërkombëtare, ku sipas normave dhe kritereve  të metodologjisë shkencore, asesi nuk lejohet që normativizmi juridik i së drejtës ndërkombëtare, të ndërtohet sipas intepretimeve paragjykuese agnostike, tendencioze dhe arbitrare individual a grupore, siç kanë veprur në këtë rast konkret këta dy autorë serbë, Prof.Dr. Smila Avramov dhe Prof.Dr. Milenko Kreqa.

Ndonëse në tekstin e tyre universitar “ E drejta ndërkombëtare publike” kanë hequr njësitë mësimore të kohës paraprake të sistemit komunist jugosllav, megjithatë, këta nuk kanë mundur të lirohen nga  virusi i ideologjisë reaksionare të paranojës kolektive antishqiptare. Nuk kanë mundur të heqin dorë nga recidivat e dikurshëm të historiografisë falsifikatore  dhe shpërfytyruese  të identitetit kombëtar, territorial dhe shtetëror të shqiptarëve në Ballkan.

Këtë  aversion psikopatologjik racist, autorët serbomëdhenj, S.Avramov dhe M.Kreqa e kanë ilustruar  kinse “shkencërisht” me këtë shembull konkret në librin e tyre, duke nxjerrë konkluzionin: “NA PRIMER, GENOCID NA KOSOVU OSTVARUJE SE  POD GESLOM ETNICKI  CISTO KOSOVO”, F.270, ku flitet për krimet, për veprat  dhe për përgjegjësinë individuale penale me karakter ndërkombëtar.

Ky citat, që nuk ka asnjë kuptim juridik të së drejtës ndërkombëtare: “PËR SHEMBULL, GJENOCIDI NË KOSOVË PO REALIZOHET NË PARULLËN KOSOVA ETNIKISHT E PASTËR”,  shërben vetëm për ta “zgjeruar” dhe për ta “novelizuar” përkufizimin e nocionit  të gjenocidit, ngase deri më sot në doktrinën e së drejtës ndërkombëtare, migrimet e ndryshme të popujve nuk janë trajtuar  si elemente të gjenocidit, duke qenë se kanë pasur dhe, edhe sot kanë vetëm karakter ekonomik, asgjë më tepër.

Mirëpo, për fat të keq, në rastin konkret, profesorët e së drejtës ndërkombëtare vetëm se e kanë bastarduar  nocionin ekzistues të gjenocidit.

Prandaj, futja e parullës politiko-propagandistike denoncuese antishqiptare, “Kosova etnikisht e pastër”, gjoja si element përbërës të zgjerimit të përkufizimit të gjenocidit, jo vetëm që nuk ka kurrëfarë domethënieje dhe peshe të përmbajtjes juridike shekncore, por mbi të gjitha është një nonsens me primesa vulgarizuese , që në thelb nënkupton “kultivimin” dhe vazhdimësinë e politikës së egër shtypëse të hegjemonizmit dhe të kolonializmit gjenocidal serbomadh, që edhe sot në fund të dekadës së dytë të shekullit XXI  (viti 2019) përputhet në tërësi me strategjinë e “tokës së djegur” dhe të spastrimit etnik të shqipatarëve nga Kosova e tyre (1990-1999).

Po duhet të jesh injorant dhe i sëmurë si S.Avramova dhe M. Kreqa, të pohosh dhe të shkruash libër universitar shekncor kinse me përmbajtje juridike të së drejtës ndërkombëtare se gjoja  “Kosova etnikisht e  pastër” ka karakter “gjenocidal”, kur i gjithë opinioni i brendshëm, evropian dhe botëror, tanimë qe më se 30 vjet është në dijeni se kërkesa e shqiptarëve “KOSOVA REPUBLIKË”  kishte të bënte vetëm me realizimin e  së drejtës së vetëvendosjes mbi bazën e së drejtës natyrale, historike dhe legjitime, politikisht,  plotësisht e qëndrueshme dhe racionale, de jure, e pakontestueshme dhe e jusitifikueshme, duke qenë se përmbajtja e saj nuk karakterizohet nga asnjë element diskriminues, racist, segregues e as gjenocidal ndaj  asnjë minoriteti në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat