Tallje 30 vjeçare me popullin në RMV!

Opinione

Tallje 30 vjeçare me popullin në RMV!

Nga: Mehdi Memeti Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 00:50
Mehdi Memeti

Sado që z. Zhbogari,me modestin e tij pralajmëroi metodologji të re, rreth reformave në Maqedonin e veriut, ku, ndër të jera përveç reformave në drejtësi, bën pjesë edhe sistemi zgjedhor shtetëror, megjithate politikanët tanë ende vazhdojnë me lojërat e tyre të vjetra. Që don të thotë se: VMRO-BDI janë kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor,LSDM është për lista të hapura por me 6 njësi zgjedhore.Opozita shiptare Aleanca për 8 njësi dhe Besa për 3 njësi zgjedhore dhe me lista të hapura, por, megjithate vlerësojmë se krejtë sipas një logjike janë thash e theme. Gjithashtu,vlerësojmë se të gjitha partitë politike syrin e kan te zgjedhjet që të mbahen me 12 prill, dhe problemet tjera që kanë të bëjnë me zgjedhjet, pastaj ,do shohin e do t`i ndryshojnë ndoshta në të ardhmen…

Ndërsa,opinioni i gjërë, intelektualët e vërtetë, disa analistëtë dhe populli në përgjithsi mendon ndryshe; së pari regjistrimi dhe pastaj ndryshimi i sistemit zgjedhor edhe ate me një njësi zgjedhore dhe me lista të hapura, Kjo është e vërteta dhe pa kurfar dyshimi, e jo me arsyetimin e tyre, se gjoja nuk kanë kohë, të bëjnë e të shohim pas zgjedhjeve.etj.etj. Por, në realitet çdo gjë është e mundur po qe se dëshirohet, kuptohet kurr ka vullnet të mirë.

Sipas këtyre politikave të dështuara të gjertanishme, duket qartë se partitë politike, syrin e kan vetëm te zgjedhjet... sidomos opozita, pavarësisht nga ajo se përfaqësuesit e tyre u mblodhën ,biseduan për mos me u marr vesht. Ndërsa nga ana tjetër BDI, padyshim, siç po duket pak u frikohet zgjedhjeve…

Si do që të jetë një filozof thot:”Të mençurit le të përparojnë, ndërsa të prapambeturit le të bëhen vegla në duartë e të përparuarve”.

Përfundojmë me thënjen e Sokratit: Po parafrazojmë, “Asnjëherë nuk dal të votoj njerëzit të cilët nesër do të më dënojnë, rahin e malltretojnë, burgosin”, siç edhe i ndodhi të gjorit Sokrat, piu helmin dhe vdiq edhe pse ka jetuar në një demokraci të hershme të Greqis antike, që është e ngjajshme me demokracinë kohës sodit këtu në Maqedonin e veriut !

Fatkeqësisht, dhe më e keqja është se këtu tek ne në Maqedonin e veriut e kan helmuar edhe rrininë me politika shterpe e bajate!

Zoti na ndihmoftë dhe na e shtoft durimin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat