Post festum “JO”-së franceze

Opinione

Post festum “JO”-së franceze

Nga: Muhamed Halili Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 21:33
Muhamed Halili

Kundërshtimi francez për çeljen e datës për negociata për anëtarsim në BE për Maqedoninë dhe Shqipërinë krijoi batica dhe shqetësime brenda opinionit politik të vendit, atij evropian dhe botëror si dhe ndër shtresat intelektuale.

Qarqet politike, intelektuale, shoqatat joqeveritare, e në veçanti qytetarët me një zhgënjim të madh e pranuan këtë fakt dhe e humbën besimin për perspektivën evropiane të vendit aq më tepër kur vendeve kandidate nga regjioni evropian i Ballkanit Perëndimor nëpërmjet penës së një shoqate joqeveritare ESI ( Nisma evropiane për stabilitet) iu ofrua një “perspektivë e qartë evropiane” siç është anëtarsimi në hapsirën evropiane ekonomike, sipas shembullit të Islandës, Lihtenshtajnit dhe Norvegjisë.

Përkundër realitetit të Maqedonisë, te fqinji ynë Shqipëria ndjenjat ishin më të qeta dhe analistët dhe elita intelektuale këtë dështim ia përshkruan kryeministrit Edi Rama dhe jo Shqipërisë për shkak të mossuksesit të tij për reaalizimin e një liste të tërë të reformave të dërguara nga qeveria gjermane deri te Rama.

Rama, thonin opozitarët Basha, Berisha dhe Kryemadhi, me frikësime për kinse ekzistimin e rrezikut për një “kryengritje gjithëshqiptare” e cila do ta rrezikonte regjionin poqese Maqedonia do të merrte datë për anëtarsim,( e Shqipëria të priste ditë më të mira fill pas zbatimit të reformave të kërkuara). ndikoi te Makron të mos lejojë ndarjen e procesit të anëtarsimit të Maqedonisë nga pakoja me Shqipërinë.

Disa kolumnistë në tentim për qetësimin e qytetarëve deklaruan se nuk ka asgjë të keqe bashkangjitja zonës ekonomike evropiane, si zavendësim anëtarsimin e plotë në BE sepse me këtë rast do të kemi një prosperiet ekonomik si Norvegjia (duke harruar faktin se ajo ka një petroll prosperitet përderisa Maqedonia një domate prosperitet).

Sikur të ishte e njejta gjë te jeshë vend anëtar i BE-së ose vetëm anëtare e zonës evropiane ekonomike, atëherë pse të kishte qenë e dëmshme vendi të mos jetë anëtar i BE-së dhe ta pranojë ofertën e Putin për bashkangjitje Zonës ekonomike të Euro-Azisë? Konsideroj se krijimi i lloj-lloj zonash ekonomike ose lloj-lloj organizata regjionale bashkëpunimi jo vetëm që nuk i ndihmon procesit të zgjërimit të BE-së por e dëmton ate.

Idenë e sponzorizuar nga një vend anëatar t BE-së e konsideroj në kundërshtim me ligjet e Marrëveshtjeve të BE-së, gjegjësisht në kundërshtim me nenin 98 të Traktatit të Parisit më 1951 ku theksohet se çdo vend evropian mund ti bashkangjitet Traktatit si dhe në kundërshtim me nenin 49 dhe nenin 2 të Traktatit të BE-së (Traktati i Maastricht, 1993) ku janë saktësuar kushtet që duhet plotësuar një vend evropian të bëhet vend me të drejta të plota në BE.

Modeli i ofertës së “partneritetit të privileguar” ashtu siç vite më parë iu ofrua Turqisë në asnjë mënyrë nuk mund të jetë në asnjë mënyrë zavendësim për anëatrsimin e plotë në BE. Vetë fakti se Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni nuk janë anëtarë të BE-së por janë anëtare të Hapsirës ekonomike evropiane argumentin e ka në faktin se këto vende nuk kanë shprehur vullnetin e tyre të jenë pjesë e institucioneve politike të BE-së por kanë shprehur dëshirë të bashkëpunojnë ekonomikisht, që është në kundërshtim me synimet dydecenishe të Republikës së Maqedonisë për anëtarsim të plotë në BE.

Republika e Maqedonisë së Veriut aplikoi për anëtarsim në BE me 22 mars 2004, Më 17 dhjetor 2005 Këshilli Evropian vendit ia dha statusin e vendit kandidat në përputhje me nenin 49 të Traktatit të BE_së i cili paracakton plotësimin e kushteve për aplikim për anëtarsim si dhe në bazë të nenit 2 të po këtij traktati për pranimin e vlerave evropiane siç janë respekti i dinjitetit njerëyor, liria, demokracia barayia dhe shteti i së drejtës, respektimi i të drejtave të njeriut prfshi këtu edhe të drejtat e personave që u përkasin minoriteteve nacionale, respektimi i shoqërisë pluraliste, jodiskrimini, toleranca, drejtësia, solidariteti dhe barayia mes burrit dhe grues.

Gjatë këtij procesi vendet aplikante duhet ti plotësojnë edhe kriteret e BE-së përshkruar në kriteret e Kopenhagës të muajit qershor 1993, siç janë:

-institucione stabile të cilat garantojnë demokraci, sundimin e së drejtës, të drejtat e njeriut si respektimi dhe mbrojtja e minoriteteve;

-funksionimi i ekonomisë së tregut dhe kapaciteti vendi të mund të adaptohet në garën për fuqinë e tregut të BE-së.

-aftësia ti pranojë obligimet dhe ti implementojë në mënyrë efektive obligimet për anëtarsim përfshi këtu obligimet politike, ekonomike si dhe unionit monetar.

Në përputhje me traktetet e BE-së , BE është union ekonomik e politik i vendeve anëtare. Sipas kësaj Maqedonia aplikoi për statusin e vendit kandidat në vitin 2004 duke synuar kështu anëtarsimin e plotë të vendit në këtë union ekonomik e politik.

Ideja e ESI, jozyrtarisht e përqafuar (ose e porositur) nga Makron është në kundërshtim me synimet e qeverisë dhe qytetarëve që vendi paralelisht të bëhet anëtare e unionit ekonomik e politik dhe kështu vendi të merr pjesë aktive në institucionet politike të Bashkimit Evropian gjatë procesit të sjelljes së vendimeve në institucionet e BE-së me qëllim të funksionimit të suksesshëm të saj.

Republika e Maqedonisë gjatë kohë është vend kandidat dhe deri më tani dhjetë herë ka marrur rekomandime pozitive për fillimin e bisedimeve për anëtarsim të plotë në BE. Rekomandimi i fillimit të bisedimet i dhënë në muajin maj 2018 si dhe ai i tetorit 20019 qartazi tregojnë se vendi i ka përmbushur kushtet për marrjen e datës për fillimin e negociatava, por për fat të keq, kundërshtimi i Makron këtë e pamundësoi.

Traktatet e BE-së saktësojnë se për fitimin e statusit të vendit kandidat duhet të merret pëlqimi i vendeve anëtare të BE-së, por pas kësaj BE vendos vetëm për kohën e pranimit të vendeve në përputhje me aftësinë e saj për të apsorbuar vende të reja. Por sipas Traktateve BE nuk mund ta kthej prap statusin e vendit kandidat por mundet ta ngadalsojë ritmin e pranimit nëpërmjet klauzulës së mospërmbushtjes së kushteve.

Deklarata e Samitit të Selanikut më 2003 si dhe Agjenda e Selanikut e theksojnë qartë perspektivën evropiane të Ballkanit perëndimor, si dhe krahas kësaj krijimin e regjionit për bashkëpunim ekonomik midis këtyre vendeve.

Maqedonia tashmë është anëtare e regjioneve ekonomike krijuar nga ana e Bashkimit Evropian dhe nuk ka nevojë të anëtarsohet në regjione tjera paralele. CEFTA ( Central European Free Trade Agreement), Procesi i bashkëpunimit ekonomik i vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), Samiti i Trieshtës 2017, Procesi i Berlinit 20018, etj mjaftojnë për një bashkëpunim të sukseshëm dhe nuk duhet krijuar tjera organizata regjionale si ajo e llojit të “Mini Shengenit “ ballkanik, ose organizata regjionale krijesa të lloj lloj Think tank me porosi të qarqeve të caktuara politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat