Shkodra asht e mendjes, dijes, tregtisë dhe artit!

Opinione

Shkodra asht e mendjes, dijes, tregtisë dhe artit!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 07:38
Qamil Gjyrezi

Qyteti i Rozafës asht i mendjes, dijes, tregtisë, artit dhe kulturës! Pa mendje, dije, ekonomi, Shkodra nuk do të kishte pasë mundësi të zhvillonte talentin dhe traditën artistike!

Shkodra është një prej qyteteve më të kahershme të Shqipërisë, me një histori banimi mijëvjeçare në qytet dhe krahinë.

Shkodra është çmuar ndër kohëra të ndryshme si nyjë me rëndësi gjeostrategjike prej afërsisë mes malësive, liqenit, detit dhe rrugëve me rëndësi në kuadrin e Ballkanit Perëndimor.

Mendja njerëzore asht shumë e randësishme në planin psiko-fizik. Mendja truni drejtojnë të gjithë veprimtarinë e njeriut dhe e prezantojnë atë si qënie shoqnore në komunitet duke ba ekonominë, artin dhe kulturën!

Mendja ndikon ma shumë tek shkencat ekzakte, tregtia, arti, gjuha. Kurse “shpirti’ asht ma i thellë dhe sëbashku me mendjen ndikojnë tek arti, muzika, letërsia, piktura dhe teatri!

Shkodra ka kenë e shqueme në art dhe kulturë, por kjo veprimtari shpirtnore dhe mendore nuk mund të bahet sot pa mend dhe zhvillimin ekonomik, teknologjik e virtual.

Shkodra ka kenë gjithashtu e shqueme gjithashtu në fushën e dijes. Në Shkodër kanë mësue të gjithë ata mësues që kanë ndikue tek zhvillimi intelektual nga veriu deri në jug, sidomos mbas vitit 1957 kur asht krijue Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Sot po zhvillohen dhe ecin përpara, shumë degë të reja si ekonomiku, albanologjia, psikologjia dhe punë sociale, juridiku, gjuhët e huaja, infirmieria, sporti, gjeografia etj.!

Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi" ka sot një fizionomi ma të plotë, jo vetëm për të shpalosur vlerat e tij e për t'u prezantuar si një nga institucionet kryesore të arsimit të naltë publik në Shqipëri, por edhe për të shprehun angazhimin e motivimin e tij në zbatim të detyrimeve si institucion i arsimit të naltë dhe për t'u shërbyer sa më mirë studentëve e të gjithë të interesuarve të tjerë. Me rrënjët e tij në traditën e një qytetërimi të hershëm evropian, mbështetur në një traditë të shkëlqyeme arsimore dhe edukative, me një staf shumë të kualifikuem e profesional, vendas dhe të huaj, me mundësi të shumta zgjedhjeje në fakultetet e degët e tij (6 fakultete dhe 24 degë) Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi" nëpërmjet programeve të tij të studimit ofron mundësi të shkëlqyeme për ndjekjen e studimeve të nalta universitare.

Shkodra ka pasë në histori edhe një tregti shumë të zhvillueme. Pjesë e randësishme e historisë, kulturës dhe traditës së Shkodrës është edhe Pazari i Vjetër  i këtij qyteti, që për fat të keq, sot nuk ekziston ma. Sipas të dhanave gojore fillimet e tij, mendohet se i përkasin Dinastisë së Bushatllinjve, por që lulëzimin ma të madh ai e arriti gjatë pushtimit osman, duke u ba pazari ma i madh, ma i bukur e ma me emën në katër vilajetet shqiptare, veçanërisht i krahasuem me Pazarin e Prizrenit. Dikush tjetër na thotë se për nga bukuria, madhështia dhe siguria, ky pazar ishte i dyti mbas atij të Stambollit, si dhe në atë kohë ka kenë tregu më i madh pothuajse në gjithë Rumelinë.

Si rezultat i tregtisë, lidhjeve me perëndimin dhe lindjen pra ekonomia e bame me mend, në Shkodër u blenë pianot, u kultivua dhe krijua letërsia, piktura, u ba humori dhe dëfrimi dhe u ndërtuen banesat e shtrenjta me arkitekturë të ndryshme.

Humori është tendenca e përvojave për të provokuar të qeshurën dhe për të pasë dëfrim. Termi vjen nga mjeksia umorale e Greqisë së lashtë, që mësonte ekuilibrin e langjeve në trupin e njeriut, i njohun si “humours” (Latinisht: humor, "lëng trupi"), kontrollonte shëndetin dhe emocionin e njeriut.

Humori dhe teatri shkodran janë pjesë e randësishme e qytetit tonë. Në vite janë shque shumë humoristë, të cilët kanë luajtun një rol të randësishëm si në planin qytetar, artistik dhe shpirtnor! Humori shkodran ka kenë pjesë e qytetit në momente të mira dhe të këqia duke ndikue në planin shpirtnor, në tavolina, skenë, në raste gëzimi por edhe idhnime!

Por përsëri e shkruaj nëse nuk ka ekomomi dhe zhvillim intelektual, dije për atë cfarë ban, humori nuk ka vend për zhvillim dhe krijimtari dhe nuk zhvillohet nga fuqia krijuese, humor me mend por edhe me talent!

Humori ka ironinë, shpotinë, nëntekstin dhe jep shumë mesazhe.Shkodranët nga natyra janë shumë humoristë dhe shpesh në tavolina tregojnë edhe “qyfyre”! Nuk na thonë kot në Tiranë, nganjëherë me ironi që hajde Shkodra e na e tregoni ndonjë Barceletë!? Prandaj po përdori shprehjen: “Gjella me krypë dhe krypa me karar”!

Sot në kapitalizëm nuk ka kohë shumë për humor, mbasi duhen para për të jetuar dhe njerëzit simbas kulturave në europë dhe amerikë e marrin humorin në T.V., në rrugë, në klube dhe në diskoteka ku këndohet dhe dëfrehet, gjithmonë në fund javë!

Përse nuk qeshin shumë austriakët, gjermanët edhe italianët? Së pari janë njerëz të punës dhe përpjekjeve dhe kanë mendjen e cila krijon humor tjetër në raport me kulturën tonë dhe kanë personalitet tjetër! Sejcili komb qytet ka humorin e tij nga mënyra e të menduarit të tij dhe gjuha!

Edhe humorin e ban mendja dhe qyteti vendi ku bahet humori, pra pa mendje nuk bahet asgja në këtë botë!

Në Tiranë dhe në Durrës, biles edhe në Korcë e Elbasan sot nuk kanë kohë shumë për humor!? Këta qytete janë të prirun drejt ekonomisë, zhvillimit, mendjes dhe arteve që janë të lidhun me personalitetin dhe interseta e tyne qytetare! Biles estradat në këto qytete, nuk kanë  funksionue që nga vitet 1994! Më duket ashtu sic ishin konceptue, ishin të lidhuna me ish-sistemin socialist dhe diktaturën! Fjala estrada vjen nga italishtja art që vjen nga rruga! Kur një konsull italian ndoqi një cfaqje estrade në skenë në vitin 2002 në Shkodër, u përgjigj se vetëm estrada nuk asht në thelb!?

Në këtë kontekst lot një randësi të madhe gjuha si mjet komunikimi, konteksti ku zhvillohen ngjarjet dhe të menduarit edhe koha kur bahet dhe si bahet ky humor!

Kam tentuar të prezantoj tek studentët temën, “Psikologjia e humorit dhe kultura”! Nga testi kam vërejtur se jo gjithomonë i ban me qesh humori, po themi shkodran apo ai tiranas! Ndoshta ata që e kanë krijue me mendjen e tyne nuk kanë kenë të aftë për të dhanë mesazhe universale dhe kohore që jep muzika!

Humori në Shkodër ka lindun në rrugë dhe ta vësh në skenë sidomos sot, këkon punë, talent dhe shkollë regjizoriale! Humori ka lindun nga amatorët shkodranë, njerëzit e thjeshtë! Por sot kur kemi një shkollë për aktrim nuk mund të themi se humori mund të lindi në rrugë, mbasi asht humor urban dhe nuk ka mundësi të japë mesazhe dhe të ndikojë tek dëgjuesi!

Unë i respektoj amatorët, mbasi ky term asht i lidhun me dashuninë “amare” dhe në Shkodër ka pasë shumë “ama, dashuri per artin”, prandaj ka patun shumë amatorë dhe kulturë!

Por amatorët thonë nganjëherë me egërsi, bani ju sa të dush shkollë, se arti asht me “talent”!

Shumë regjizorë me shkollë kanë dështue në Shkodër, mbasi ligjin e kanë ba dhe e bajnë aktorët amatorë të  “talentuem”!

Nuk e kuptoj se si ligjin mund ta bajnë individë që vinë nga ish-ndërmarrjet ose tavolinat pa një “gram shkollë” dhe e kthejnë në art! Art asht koncept i madh! Të bash art asht fjalë e madhe!

Në historinë moderne kur ka shkolla dhe zhvillim nuk e bajnë ligjin amatorët, por regjizorët dhe skenaristët me shkollë, filozofët e artit, psikologët a artit, gjuhëtarët që transmetojnë mesazhe artistike!

Ta bajnë provë me humorin shkodran ose tiranas të shkojnë në Amerikë, Gjermani, Itali të bajnë art dhe a mund të kuptohen!?

Nuk asht e randësishme se e lozin në anglisht, italisht apo gjermanisht! E kanë provue, por nuk ka funsionue vetëm tek komunteti shqiptar atje. Por nuk kuptohen gjithashtu edhe pse e flasin gjuhën mirë, sepse  asht mendimi që përcakton, jep kuptim dhe transmeton mesazhe, prandaj nuk kuptohet humori jonë!

Ishte e pafalshme për atë që kupton mirë termin arte dhe nivelin artistik, të marrin tituj së fundi në Shkodër, amatorë estrade që kanë ardhë nga ndërmarrjet në skenë para viteve 90-të dhe të krahasohen me “simbolet” e teatrit pse jo edhe të humorit që mund të jenë një ose dy aktorë! Për simbolet nuk ka pasë randësi shkolla, por ka përcaktuar talenti e eksperienca dhe mendimi ka dhanë mesazhe të mëdha. Disa artistë amatorë, mund të kenë kontribut mbasi kanë marrë rrogën për këtë punë, por të marrin marrin “tituj të naltë” duhet të kesh vepër arti!

Nuk e kuptoj nganjëherë, se këta artistë të humorit dhe teatrit a i ka formue teatri apo i ka ba sistemi ish-diktatorial që nganjëherë ju mungon shumë dhe janë të gatshëm të kjajnë për Enver Hoxhën mbasi kanë qenë në qendër të vëmendjes ose bajnë demek! Me të vërtetë kanë trasmetue art  dhe krijue emocione, por ata harrojnë vuajtjet e njerëzve në planin material dhe shpirtnor, pa përmend të burgosunit e ndërgjegjes, priftërinjë dhe hoxhallarët që sistemi i’u mori lirinë dhe talentin duke i burgosun dhe internuar!

Asht interseant fakti por janë të pakët ata artistë shkodranë, që kanë mbeshtetun lëvizjen demokratike, biles një kompozitor dhe një humorist kandiduan në zgjedhjet e vitit 1990 për Frontin Demokratik të Ramiz Alisë!?

Disa shkrimtarë të ish-diktaturës, kishin shkruar kundër priftërinjve dhe hoxhallarëve  dhe sot e përmendin Enver Hoxhën se i’a kanë borxh!

Por nuk e kanë me Enver Hoxhën! Falë egos së tyne patologjike përmendin vehten mbasi e vlerësojnë vehten dhe e “duan” shumë prandaj duan tituj e dekorata të pa fund duke prezantue një “mazokizëm” dilerant!!

Në këtë kontekst marrin tituj edhe disa aktorë mesatar me shkollë, por që shrytëzojnë rastin për një vlerësim të tillë nga pozitat drejtuese ose klanore!

Mendoj se qytetet si Shkodra, duhet të respektojnë kontributet në të gjitha fushat edhe në atë artistike. Por sot Shkodra duhet të ketë kryesisht, projekte moderne zhvillimi të ekonomisë, infrastrukturës, edukimit të mendjes, ti japi randësi dijes dhe inovacionit duke mbështetur të rinjtë! Kur vjen puna për tregti dhe inovacion ata i ka Tirana. Kur vjen puna për projekte ata janë në Tiranë, natyrisht edhe dija dhe universiteti mbasi asht metropol! Shkodra nuk mund ta konkurrojë Tiranënm por t’i përngjasi pak!

Në Tiranë asht “ringu”, për të matun forcat intelektuale, artistike dhe mendore! Më erdhi keq që disa artistë “hipokritë” që kanë ba karrierë në kryeqytet, “kjajnë” se nuk kanë punue në  Shkodër para viteve 90-të, biles lavdërojnë diktatorin Enver Hoxha në dokumentarin për 70 vjetorin e Teatrit Migjeni!!

Shkodra sot duhet të jetë e të rinjve që prezantojnë projektet teknologjike dhe ekonomike për zhvillimin e artit, kulturës, arkitekturës, sociologjisë, urbanistikës, turizmit dhe jetës në përgjithësi!

Të gjitha këto veprimtari kërkojnë standart ekonomik, talent mbi të gjitha mendje!

Aktivitete kulturore ku ma shumë bahet humor për me “kalu kohën” dhe me plotësue C.V.-të e drejtuesve duhet t’iu vijë fundi! Teatri nuk asht “azil pleqsh” as qendër komunitare, me gjithë respektin që kam për amatorët dhe të aktorët në pension dhe të gjithë njerëzit në nevojë!

Shkodra kërkon tashti pare nga qeveria. Paret janë për komunitetin jo për P.P.P.-të e Shkodrës, mbasi edhe në Shkodër ka ca “oligarkë” të vockël! Ne fakt Rama nuk ka dhanë pare, fonde për Shkodrën, duke “diskriminue” qytetin dhe komunitetin. Paret ja ka dhanë Vlonës, me atë Benet Becin që asht edhe i djathtë edhe i majtë!!

Shkodra ka marrë pare në 2005-2013 nga qeveria dhe u zhvillue në realitet, por i bani edhe “Rrush e kumblla” dhe fituen tenderat miqtë e ish-kryetarit të bashkisë Luka dhe ish-kryeparlamentares Topalli! Tashti Zonjën drejtuese aktuale, Rama e la me “gisht ne gojë”!?

Por Edi Rama ka harrue se duke diskriminue “Zonjën e parë të Shkodrës”, ka diskriminue Shkodrën dhe shkodranët, fëmijët dhe të rinjtë, të majtët dhe të djathtët, prandaj nuk e votojnë vetëm 6%!

Bashkia si institucion “nuk hahet e as pihet”! Njerëzit, qytetarët duan punë dhe investime, mbasi kanë pët të ushqye e shkollue fëmijët!

Prandaj mejtoj se Shkodra duhet të jetë e mendjes e të rinjve, e universitetit dhe e  tregtisë vendase,  rajonale dhe europiane!

Me të vërtetë arti ka nevojë për miliona mbështetje, por nuk duhet harrue që Shkodra ka shumë “biruca pa mbyllë”, shtresa në nevojë, të rinj pa punë, fëmijë që kanë nevojë për ngrohje, gropa në rrugë, mirëmbajtjen e infrastrukturës, mbasi fëmijët  nuk mund të ushqehen me biftekët dhe venën mbas altiviteteve dhe nuk i kuptojë shpenzimet e teperta që ban pushteti lokal për këta evenimente!

Ne Shkodër sot ka vetëm ca fazonë të mbaruem, që i diskriminojnë njerëzit që punojnë! Në realitet thonë se po i shpëtojmë, se po ju japim “bukën e djathin”, por në fakt, i pagojnë shumë pak!

Kur të gjithë shkodranët te sigurojnëëë minimumin jetik, të paguajnë dritat dhe ujin, atëherë do ju “këndoje shpirti”, do të bajnë humor dhe do të shkojnë në teatër dhe stadium dhe blejnë biletën!

Nuk asht Shkoda vetëm e atyne që shkojnë ne teatër dhe aktivitete kulturore që organizon Bashkia! Shkodra sot asht nje qytet i madh që fillon nga Dukagjini dhe mbaron në Velipojë Shkodra ka lagjen Kiras dhe Marlulej e lagje të tjera! Bashkia e Shkodrës, e cila shtrihet prej Alpeve Shqiptare deri në detin Adriatik, u krijua pas reformës territoriale më 2015 .

Të gjithë duen punë, bukë, shkollim dhe qetësi, mbasi janë pjesë e randësishme e qytetit, pse jo edhe humor, muzikë dhe teatër!

Si përfundim nëse Shkodra do të punojë për mendjen dhe të “zhvillohet me mend”, mbasi mendja i ban të gjitha, atëherë do të ketë tregti, zhvillim, punë dhe art.

Atëherë Shkodra do të ketë qetësinë e duhun, shkollimin e fëmijëve, do të ndihmojë pencionistët, të pa mbrojturit, studentët që kërkojnë mbështetje mbasi nuk kanë para për shkollë, pse jo art, humor dhe sport, që drejtuesit gadi “kjenë” duke e shkatërrue edhe simbolin e saj Vllazninë!

Edhe ata që vjedhin para publike me mend i bajnë, por i bajnë keq komunitetit dhe mbushin xhepat e tyne!

Sot në botën ku jetojmë ka ma shumë nevojë për punë, dije pse jo për humor dhe argëtim mbasi i motivon të gjithë për të punue dhe i ndihmon në planin psikologjik!

Po art për art, humor për humor, gallatë për gallatë, nuk ka në kapitalizëm me rregulla dhe ligje, mbasi socializmin e provuam duke na varfëruar dhe tallur, duke bërë humor me neve. Më kujtohet shprehja: “Në socializëm njerëzit bajshin sikur punojshin dhe ata (qeveria) bante sikur i paguante”!

Nga intervista e kryetarit të rinjve të C.D.U-së Tilman Kuban po citoj përgjigjet e tij të dhanë gazetares: “Cila asht për ju shakaja më e bukur politike?! Ai u përgjigj: “Asht nga Franz Josef Strauss kur e pyetën: “Cfarë ndodh nëse në Saharë fiton socializmi? Dhjetë vjet nuk ndodh asgja. Dhe ma vonë pakësohet edhe rana, rëra”.

Por neve aktualisht me gallatë, humor, hajagre dhe drogë duket se po na varfëron edhe kapitalizmi aktual pa rregulla dhe qeveria përsëri “nuk siguron punë”, dhe njerëzit bajnë pësëri humor!

Prandaj duhet t’i thërrasim mendjes, t’i lëmë lojnat, t’i kërkojmë llogari atyne që na qeverisin në qeverisjen lokale dhe qendrore, për të ndalue të rinjtë që largohen dita ditës! Prandaj e quajta Shkodrën e mendjes, se punët e mira edhe të këqia i ban mendja!

Por unë jam optimist për Shkodrën dhe mendjen pozitive të shkodranëve dhe  Shkodrës!

Shkodra do të eci përpara dhe do të zhvillohet nëse do të menaxhojë shumë më mirë me një projekt afatmesëm dhe afatgjatë 2020-2030, burimet njerëzore dhe natyrore, duke vënë në punë mendjen, dijen, ekonominë, tregtinë për zhvillimin ekonomik dhe artin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat