Demonizimi i UÇK-së dhe Evropa kurvë

Opinione

Demonizimi i UÇK-së dhe Evropa kurvë

Nga: Shpend Salihu Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 09:50
Shpend Salihu

Gjatë viteve 90ta lëvizjet e ilegalitetit e kuptuan se lëvizjet paqësore po e nëpërkëmbin interesin Shqipëtar dhe dinjitetin e moralin Shqipëtar, atëher filloi rigrupimi në ilegalitet që të i mbahet lekcion shkaut se nuk do lejohet asimilimi gradual i Shqipëtarëve e as degradimi i vlerave kombëtare e kulturore Shqipëtare në Kosovë.

Atëherë filloi lobimi në SHBA ku Joe Diougardi para Kongresit të SHBA deklaroi se është Shqipëtar Etnik se ka prejardhje Shqipëtare dhe se SHBA nuk duhet dhe nuk do të tolerojnë aparteidin Serb ndaj popullit më të lashtë në Europë, Serbia në atë kohë bënte persekutime, arrestime, vrasje, dëbime nga puna e mbylli sistemin arsimor, dhe u kuptua se vetëm me një revolucion mund ta largonim shkaun nga trojet tona etnike, sepse në të kundërtën do vinte deri tek dëbimi masiv i Shqipëtarëve jashtë trojeve tona.

Atëher u paraqitën Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Sali Çeku etj që me luftë guerrile filluan të krijojnë kaos dhe panik tek forcat paramiltare dhe militare e policore të shkijeve. Në fillim komuniteti ndërkombëtar i njollosi por më pas u bindën se këta burra dhe heronj ishin luftëtar të lirisë, se mbronin vatrat e tyre se nuk ishin terrorista siç disa qarqe Serbo-Ruse në Europë mundoheshin të i etiketonin por se lufta e tyre mbronte moralin, kulturën dhe dinjitetin Shqipëtar. Evropa kurvë filloi të mbledhte informacione edhe pse ishte në dijeni se krimet dhe pastrimi etnik bëhej nga shkijet e jo nga UÇK, se kishte përdhunime, vrasje, shkatërrime materiale në Kosovë nga shkau, sepse donte ta ekuilibronte luftën dhe të bindte opinion ndërkombëtar që në këtë luftë kishte gabime të dyanshme.

Pas lufte Europa kurvë me ndihmën e UNMIK e strukturave tjera ndërkombëtare bëri shkelje flagrante të të drejtave të njeriut duke i tejkaluar kufijt ligjor dhe duke i mbajtur në paraburgim e duke aplikuar masa të fshehta të sigurisë jashtë kufijve ligjor dhe duke i mbajtur peng ushtarët e UÇK-së, tendenca e tyre ishte që ata me çdo kusht të bëjn kompromis me shkije dhe të pranojnë bashkëjetesën në Kosovë. Isha zyrtar në OSBE kur e vizituam Gjeneralin e nderuar Sali Veseli i cili kishte qëndrim stoik dhe dinjitet të lartë e i theksoi zyrtarit të lartë Rumun në OSBE , Ioan Drago Tudorache se komandant Drinin e kishte patur mik dhe se nuk kishte gisht në vrasjen e tij, por se kjo i ishte montuar nga shërbimet sekrete Evropiane.

Për fat të keq këto qarqe nuk po e bëjn liberalizimin e vizave për shtetasit Kosovar e as nuk po e përshpejtojn aderimin e Shqipërisë e as Kosovës në BE, gjithashtu investimet Evropiane dhe kreditë e huat po mungojnë në Kosovë, atëher do ishte mirr ta zhbëjm specialen e të unifikohemi si spektër politik ta bëjm bashkimin Kombëtar e të i mbrojmë me çdo kusht vlerat e luftës. Nëse Europa nuk na don, me resurse që kemi në troje Shqipëtare, do bëheshim perla e Europës dhe do ekzistonim më mirë pa ta sesa me kompromiset me ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat