E nderuara Vjosa, ishit brilante, e vendosur dhe konkrete por do ju them ca fakte...

Opinione

E nderuara Vjosa, ishit brilante, e vendosur dhe konkrete por do ju them ca fakte...

Ismet Mjaki-anëtar i LDK-së Nga Ismet Mjaki-anëtar i LDK-së Më 9 nëntor 2019 Në ora: 11:48
Vjosa Osmani

Ju si Vjosë deri në kuvendin e LDKsë ku edhe ju si kandidate e mundëshme e preferuar e elektoratit por jo edhe e disa kryetarëve  të LDKsë në komuna ( që i dini) nuk keni pas as mundësin mu taku me delegatët e degëve nëpër shumë komuna pos 3-4 sosh, pra se në fillim ju është bërë nje bllokad se edhe ashtu nuk ishit struktur e kryesisë. Mos zgjedhëja juaj shefe e partisë edhe pse u ruajt uniteti me Z Mustafa dhe duke i knaq disa të përkëdhelur në parti thyem apetitet e kundershtarëve se do bëhemi cop-cop LDKja, e nalëm gjaderdhjen por nuk murrëm masa tutje.

Pse humbëm:

1-Të mos qenit shefe apo lidere e partis është gabimi dhe kryesorja e humbjes se 3-4% të elektoratoratit edhe pse si Vjosë keni zgju elektorat të fjetur dhe të dëshpruar,kjo perqindje ka vendos se nuk ka besu ne lidership të LDKsë ,

2-Injorimit total ndaj LDKsë në diaspor ( këtu edhe faji juaj) që eshtë investuesja ma e madhe për krijimin e shtetit në të gjitha kohërat është gabimi dhe kjo do i kushtoj edhe në të ardhëmen kur do votohet ligji per diasporen që vet e ke pergadit .

3- Propaganda por edhe të besueshme e VV se Vjosa nuk ëshë vendim marrëse ne LDK ( duke dit se populli ju dashti) dhe deklaratat e disave shpesh edhe humoristike por JO produkrtive kan ndiku,

4- Propaganda e PDK- SHIK duke thënë se kan marrëveshje me Lutën për kryeministër dhe Vjosën e gjujn LDKja me 7 tetor se fiton PDKja dhe kurrë su demantu kjo publikisht që ka lan për tu dyshuar dhe plot kan besu,

5- Albini dhe VV pa diasporën n’a kan mund ne gjitha komunat prej Mitrovice deri ne Kaqanik e Kamenic pos Podujevës,Lipjanit dhe Vitisë me një fitore minimale të LDksë,

6- Karrigat në kuvende të LDKsë dhe përqarjet ne komuna si Ferizaj që prap ngeli pa deputet dhe në disa tjera vende dhe këto përqarje kan qëndru gjat dhe mos ndrrimi i strukturave te vjetra ne disa komuna se jan të perkdhelurit e shefit apo jarania duke mos leshu rrugë ,

7- Duke kandidu per deputet disa që as familjet si kan ne LDK dhe nuk kan peshë apo nuk sjellin vota por shefat vendosin për ta edhe ujë a me pi,

8- VV me gjithë shtabin kan qëndru sidomos në Zvicërr e Gjermani duke formu shtabe dhe tubu vota kolektivisht ( nuk di a është e lejuar me ligj), duke ju pagu bileta,autobus... e neve as imejllat nuk naj keni kthy kjo ka emër...

9- Mbajtja e tubimit përfundimtar zgjedhor ne Gjilan sikur u privatizu LDKja nga miku ynë Luta ( ashtu flitej) edhe pse madhështor ku mbetën jasht shumë njerz të ardhur edhe nga Dugagjini ka ndiku dhe revoltu njerzit,

19- Sekretari i LDKsë duhet ta ket vetëm një post dhe të punoj në teren me elektorat e jo ul ne kuvend apo duke qendru ne zyret e LDKsë tu prit si në të pame...

 

Vota dhe mundi jonë eshte mbi 200 mij votues dhe mbi 170 mij vota per ju, une me qen kryetar pa kuvend ju kisha lëshu vendin nese ja dojm të mirën LDKsë dhe ketu z Mustafa e kish kry misionin me burrëror ne karrierën e tij dhe ju si lidere 100% do jeni fituese.

Nusja mirë por syrin qorr thot një fjalë tani duhet shëru syrin qorr se zgjedhjet lokale shpejt po vijn dhe do na perseritet e njejta gjë.

Me shpres se kam qen korrekt dhe ja kam qëllu e nëse jo gabimi është njerëzor kur nuk bahet me qëllim të keq, ju uroj nje kualicion të menduar me expert dhe hera parë që nuk bahen biseda per kualicione ne kafe ,zanzibare, tu ngran peshk, banhofeve....por ne zyre .

 N’a prift e mbare dhe ja kemi borgj nje shtet ligjor ma së shumti atyre që dhan ma të shtrenjëtën jetën per Dardanin ton ️.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat