Ngjarja që ndryshoi rrjedhat e historisë

Opinione

Ngjarja që ndryshoi rrjedhat e historisë

Jusuf Buxhovi Nga Jusuf Buxhovi Më 9 nëntor 2019 Në ora: 13:34
Rënia e Murit të Berlinit

Rënia e Murit të Berlinit para 30 vitesh, krahas bashkimit gjerman, njëherësh i hapi rrugë disa zhvillimeve historike ndër më të rëndësishmet e shekullit të kaluar: rënies së polaritetit bllokist, shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik e me këtë edhe të rrënimit të sistemit komunist. Kjo ngjarje, po ashtu, ndikoi proceset e filluara të shpërbërjes së Jugosllavisë, me ç’rast Kosova u shkëput nga sundimi i Beogradit për të përfunduar si shtet i pavarur.

Natyrisht se në këto zhvillime, rrëzimi i Murit të Berlinit, nxiti shqiptarët e Kosovës dhe të ish Jugosllavisë në dy drejtime:

a) që të rrënonin monopolin e Lidhjes Komuniste dhe

b) të lirohen nga ripushtimi serb.

Kjo u pasqyrua me angazhimin e shpejtë dhe të gjithanshëm të elitës politike të Kosovës, nën drejtimin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës për ta themeluar Lidhjen Demokratike të Kosovës, të parën parti politike me frymë perëndimore, që me mbi 700 mijë anëtarë nga radhët e të gjitha rrymave politike shqiptare, shpejt u kthye në një lëvizje kombëtare, që mori përsipër këto procese historike:

a)rrënimin e strukturës së Lidhjes Komuniste si dhe

b) shkëputjen nga Serbia (me Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990 dhe Kuvendin e Kaçanikut me 7 shtator 1990.)

Në këtë rrugë, intelektualët e Kosovës, duke u rreshtuar në anën e drejtë historike, patën ndihmën e drejtpërdrejtë të SHB-ave dhe të Gjermanisë si dhe mbështetjen e tyre të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat