“Shqiptarët vartës dhe konsumatorë të “drogës” së re”!

Opinione

“Shqiptarët vartës dhe konsumatorë të “drogës” së re”!

Endrit Hoxhaj Nga Endrit Hoxhaj Më 10 nëntor 2019 Në ora: 06:13
Foto ilustrim

Droga më e re që po konsumohet masivisht dhe po sjell shumë probleme, deri  humbje jete, në Shqipëri është “droga”, Media Sociale... Ajo ka sjellë një konsumim të gjerë në shoqërinë shqiptare. Duhet thënë, se vartësit e saj janë nga mosha 15 deri 60-vjeçare! Është një pjesë shumë e vogël që ofrojnë mjekim të lehtë, të tjerët, abozojnë deri në vdekjen e “pacientit”! Aktualisht, Shqipëria nga të dhënat zyrtare, figuron vendi me papunësinë dhe me varfërinë më të madhe në Europë. Në qoftë se je përdorus i Facebook-ut ose Instagram-t, vëren që shqiptarët jo që s’janë të varfër, por janë shumë të pasur dhe e shijojnë jetën, më mirë se çdo njeri tjetër në glob.

Çdo gjë që bëhet në jetën reale, pasqyrohet edhe në rrejetet sociale... Kjo varësi është kthyer në problem të madh, veçmas në Shqipërinë tonë. Një shkatërrim i tillë vjen për shkak të drogës mediatike, që nuk kursen askënd. Për shkak të ftohjes mes familjarëve, të divorceve dhe mos edukimit të fëmijëve, mediat sociale prodhojnë lajme me kuintalë. Shumë çifte njihen dhe martohen në rrjetet sociale, por sa kalojnë pak kohë së bashku, lind divorci, sepse në jetën e vërtetë, nuk jetojnë si bie fjala, në FB. Sot, shoqëria shqiptare është një ndër shoqëritë më të keqinformuara nga drogat vartëse on-line, të rrjeteve sociale globale. Jeta reale është kthyer në sistemin part-time, pasi full-time është jeta në rrjetet sociale...

Nga konsumimi dhe serioziteti që i kanë dhënë rrjeteve sociale, shqiptarët, kanë arritur deri në vrasje, për shkak të një komenti në rrjetet sociale. Çiftet janë ndarë për shkak të një ftese, nga një shok. Kur pi drogë, humbet për disa orë ose ditë arsyen, por kur konsumon “drogën” e rrjeteve sociale, shkon deri në humbjen e jetës apo shkatërrimin e familjes! Po për shkak të kësaj varësie, sot kemi këtë qeverisje Kçk. Sot, rina pëlqen të vrasë kohën kot dhe shesë drogë, sesa të mësojë e të ketë një profesion të respektuar. Sot, në qendër të vëmendjes dhe respektit janë kriminelët e jeta e tyre në rrjetet sociale! Për shak të kësaj “droge” të re shoqëria shqiptare është  në gjumë dhe vazhdon të jetë nën efektin e dozave të saj. Për shkak të kësaj “droge”, njerëzit harrojnë nënën dhe babain e sëmurë. Sot prindërit i përshëndet me një status bosh në fb e jo duke i vizituar dhe kaluar kohën me ta! Zhvillimi një kombi vjen jo nga fb-u e instagram-i të përdorur pa kufi.

Një Shqipëri të mirë e shikojmë në rrjetet sociale, por një Shqipëri vërtet të mirë, për të jetuar në të, duhet ta ndërtojmë pa gënjeshtrat dhe grackat e rrjeteve sociale.

Duhet hequr dorë nga realiteti fake news. Shërimi vjen vetëm nga raliteti për ta bërë këtë vend edhe më te mirë. Largimi nga rrjetet sociale vjen nga punësimi dhe realizimi i njeriut në përditshmëri! Punësimi sjell ekonomi më të fortë, angazhimi sjell të mira shëndetësore dhe shoqërore!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat