Politika në Shqipëri, e neveritshme

Opinione

Politika në Shqipëri, e neveritshme

Nga: Skënder Sadri Kapiti  Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 14:39
Skënder Sadri Kapiti 

jëja më e neveritshme, më e gërditshme është politika dhe janë politikanët e Tiranës. Aq stresonte dhe e neveritshme është bërë politika e Shqipërisë sa të krijon neveri dhe vjellje shpirtërore. 

Një politikë hipokrizie, mashtruese, gënjeshtare dhe e pabesë ndërvete, por shumë e shumë here më djallëzore dhe më e pabesë me shqiptarët dhe me shtetin shqiptar, ndaj  Kosovës, shqiptarëve në trojet e tyre  dhe për ata të diasporës.

Aq shumë e bajatshme është politika dhe janë politikanët shqiptarë sa që të vjen neveri kur i sheh dhe kur i dëgjon se çfarë flasin e përrallisin qoftë si injorantë, qoftë si sharlatanë e halabakë , qoftë si të kriminalizuar, të korruptuar e hajdutë dhe të papërgjegjshëm e si zullmqarë të paturp që kanë kapur parlamentin , qeveritë, pushtetin vendor, drejtësinë, administratën , diplomacinë, akademinë, arsimin, shëndetsinë e gjithçka politike, ekonomike  e shoqërore.

Do të ishte e mjaftueshme për vertetimin e titullit të këtij shkrimi vetëm ajo se çfarë shajnë, ndyjnë dhe akuzojnë njëri-tjetrin me epitete nga më skandaloze të denja vetëm në një shoqëri primitive, madje as atje nuk do të gjesh këtë llumshti e kësi lloj kategorie kopeje politike të pangopur në babëzi, poshtërsi, intriga , hajni e pabesi.  Një kope politikanësh të cilët kanë bërë dhe vazhdojnë t’i shkaktojnë shtetit dhe shoqërisë shqiptare vetëm trauma e fatkeqësi, mjerim , stres, përçarje e ngatërresa .

Prej kësaj kopeje që nuk kanë  as dhimbshuri dhe as ndjesi humane dhe me pangopësi shtazarake për para e pasuri e kanë pësuar rëndë shqiptarët të cilët  largohen nga atdheu për një jetë të lirë, të sigurt dhe me mirëqenie materiale dhe për të gjetur edhe rehati e qetësi shpirtërore, e për të shpëtuar nga kërcënimi i ligjit të xhunglës të politikës e të politikanëve shqiptarë.

Politika shqiptare është një moçal kënetor ku moral japin të pamoralshmit, ku patriotë shiten e duken tradhtarët; ku për dijen dhe diturinë, për demokracinë e për shtetin, për ligjin e drejtësinë, për arsimin e kulturën   leksion japin injorantët;  ku për ta luftuar  korrupsionin , krimin e hajdutërinë flasin  ata që  e bëjnë vetë krimin , hajninë dhe korrupsionin; ku kundër drogës flasin trafikatët e saj; ku për shtetin ,ligjin dhe për drejtësinë flasin ata të cilët janë vetë antishteti, antiligji dhe padrejtësia.  Dhe prandaj kjo politike dhe këta politikanë, kur i shikon dhe kur i dëgjon, të bëjnë për të vjellur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat