Edvin Kristaq Rama, person “Non Grata” në Kosovë!

Opinione

Edvin Kristaq Rama, person “Non Grata” në Kosovë!

Nga: Gani Qarri Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 16:22
Gani Qarri

Vetoja franceze për refuzimin e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nuk ishte krejt e rastësishme, as ndonjë akt i ndodhur në mënyrë spontane, por një trik politik dhe marrëveshje sekrete ndërmjet Macronit dhe Aleksandër Vuçiqit, që Serbisë ti ofrohet edhe një mundësi për krijimin e një mini federate jugosllave dhe me ndihmën e renegatit Edvin Kristaq Rama, Kosova së pari, të izolohet hermetikisht nga të katër anët dhe pastaj edhe gllabërohet tërësisht, brenda saj si territor i Serbisë.

Veprimet e sharlatanit Edivin Kristaq Rama, të ashtuquajturit "kryeministër", për të cilin shumica e qytetarëve të Kosovës kurrë nuk janë bindur se ai është njëmend shqiptar, surrogati arrogant me mbathje "adidas" që në Evropën Perëndimore, më as adoleshentët nuk i kanë prioritet, bëhen me qëllim për poshtërimin e Kosovës dhe krijimin e ndjenjës te qytetarët e saj, se me krijimin e këtij të ashtuquajturi “mini-shengen”, shteti ynë i vogël, përfundimisht do të bllokohet nga të gjitha anët dhe ngelet si ishull i vetmuar jo vetëm në Evropë por edhe në Ballkanin Perëndimor.

Ndaj pas dështimit të planeve të mëparshme të Serbisë për shkak të kundërshtimit të Kosovës dhe Malit të Zi, për krijimin e një të ashtuquajturi Union Doganor dhe Ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me veton franceze, tanimë shihet qartë se Serbia mori sinjalin nga Franca që të shpikë një nismë të re, ndaj dhe u ideua me nguti në Beograd projekti i ashtuquajtur për një minishengen, që me ndihmën e Edvin Kristaq Ramës do të mund të realizohej në praktikë. 

Me këto akte tradhtie Edi Rama, me vetëdije po thellon dhe ashpërson edhe më tepër konfliktin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe po ndihmon drejtpërsëdrejti Aleksandër Vuçiqin, që tu ik edhe detyrimeve të vëna nga Bashkimi Evropian për njohjen e Kosovës shtet i pavarur e sovran, arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si kusht për integrimin e Serbisë në BE.

Ndaj edhe samiti dy ditor i të ashtuquajturës "nismë për mini-shengenin Ballkanik" i cili aktualisht po mbahet në Ohër, është manovrimi i radhës i Aleksandër Vuçiqit, që me mbështetjen e Edvin Kristaq Ramës, të bëjë fillimisht izolimin total të Kosovës, pushtimin ekonomik e administrativ të saj, e në rastin e parë që do ti jepej edhe okupimin klasik nga Serbia, në vend të njohjeve reciproke dhe normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën siç vazhdon të këmbëngul BE.

Siç dihet ideja e Serbisë për mini-shengen erdhi pas kundërshtimit të Kosovës dhe Malit të Zi,për një "Unionin Ekonomiko Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, kështu që sërish lidership i kësaj krijese të çuditshme është Serbia e cila në vijimësi bën përpjekje për pengimin e paraqitjes së Kosovës si shtet i pavarur e sovran, pengon integrimet e saj në të gjitha institucionet euro-perëndimore dhe lufton pareshtur për tërheqjen e njohjeve nga shtetet tjera.

Kështu që edhe krijimi i mundshëm i të ashtuquajturit mini-shengen ballkanik, jo vetëm që rrezikon ekzistencën e shtetit të pavarur të Kosovës, por fut të gjitha këto shtete nën ombrellën e dominimit serbo-rus si dhe pengon pikësëpari përpjekjet e Shqipërisë dhe vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor drejt integrimeve euro-atlantike, nëse edhe ato nuk kanë vendosur si Edi Rama, që të kthehen bashkë me Shqipërinë në koloni të Serbisë.

Por përkundër të gjitha dëshirave të sëmura të renegatit Edvin Kristaq Rama, për nënshtrimin e sovranitetit shtetëror të vendit tonë,ndaj një vendi armik si Serbia dhe përmbushjen e ëndrrave hegjemoniste së Serbisë përkundër çmendurive sharlatanë të tij, pavarësinë e shtetit tonë të arritur me aq mund e gjak dhe përpjekje mbi njëshekullore, nuk mund t`ia falim, tradhtarit Edi Rama as shtetit okupator të Serbisë.

Kjo dëshmon edhe një herë më tepër se Serbia, mjerisht përveç bashkëpunëtorëve të pështirë vendor në Kosovë si spiuni i gërditshëm i Stanishiqit dhe BIA-s serbe,Baton Haxhiu, dorës së zgjatur të Vuçiqit, z.Thaçi e shumë të tjerë,kohët e fundit e ka shndërruar në shërbëtor të përulur dhe sahan lëpirës edhe shizofrenin Edvin Kritaq Rama, i cili jo vetëm se është kthyer në turpin e të gjithë shqiptarëve dhe argat të përbetuar të Aleksandër Vuçiqit, por edhe në rrezikun më të madh për ekzistencën e shtetit të Kosovës së pavarur.

Për tu bërë fatkeqësia edhe më e madhe renegati Edvin Kristaq Rama, pasi i shiti detin shqiptar Greqisë, ktheu Shqipërinë në memorialë varrezash greke dhe plantacion të pashembullt kanabisi në Evropë, tanimë ka mësy si i çmendur jo vetëm ta ndajë e ricopëtojë, por edhe ta kthej të tërë Kosovën nën ombrellën e Serbisë, aventura të vjetra këto që datojnë qysh nga koha e përgjakshme e Millosheviqit për shuarjen dhe serbizimin e Dardanisë,me mbështetjen nga ana e Edvin Kristaq Ramës me shokët socialisto-komunist.

Fakti se sharlatani dhe shizofreni Edvin Kristaq Ram(oviq) përveç përpjekjeve të pareshtura për ndarjen e Kosovës, rrënimin nga brenda e jashtë të shtetit tonë të brishtë, izolimin total të Kosovës dhe kthimin me çdo kusht nën okupimin e Serbisë, nuk do mend, se detyron Qeverinë e re të Kosovës, që menjëherë dhe me germa të mëdha,pas Sheshelit ta shpallë person “NON-GRATA” edhe renegatin Edvin Kristaq Rama dhe ndalojë edhe zyrtarisht, këtij tradhtari të shqiptarëve hyrjen në Kosovë, si person i rrezikshëm dhe armiku numër 2 i lirisë tonë dhe shtetit të pavarur të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat