Je i mjerë o Edvin Kristaq Rama

Opinione

Je i mjerë o Edvin Kristaq Rama

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 10 nëntor 2019 Në ora: 17:51
Edi Rama

Krekosjet tua të mjera së po “punon për interesa të Shqipërisë dhe Kosovës” që e futa në thonjëza por nuk po mundë ti rrisë këto thonjëza shumë së normalja, është përgjigje për “përkushtimi, angazhimin dhe paternalizmin” tendë të turpshëm në sytë e shqiptarëve në të dy anët kufirit, dhe andej ku jetojnë shqiptarët

Të lutem, leje Kosovën rehat dhe mos u përziej në punë të sajë përderisa ajo nuk po kërkon ndihmë nga ti, në të vërtetë, po kërkon që të rrish anash.

“Të kuptojmë “ se ke obligime antishqiptare të kërkuara nga Vuçiqi por, nuk janë ma shqiptarët në kohën e trajtimit nga Serbia si sharragji, por të aftë, të dijshëm e të guximshëm.

Absolutisht nuk preferojë e as që mendojë së Kosova të marrë pjesë në Samitin e Durrësit aty ku Serbia e ka në ëndërr që më argatët si ti, një ditë do të arrijë më ushtri e administratë.

Kjo do të ndodhe po që së Serbisë i mundësohet ideja e jotja dhe e Thaçit të ndryshojnë kufijtë duke e humbur veriun dhe duke u kufizuar më Shqipërinë dhe, ju të dy, mos e dashtë zoti, qytetaret shqiptar e serb, të Shqipërisë dhe të Serbisë, të udhëtojnë më leje të njoftimit, si lëvizje e lirë sipas teje e Vuçiqit.

Kosova nuk do të ekzistojë si “zgjidhja ma pragmatike “ për ty, për Serbinë dhe për Rusinë.

Thaçi, më gjithë dëshirën që të jetë bashkë më juve, nuk ja mbajti që të ju bashkohet sepse do të vinte para aktit të përgjegjësisë dhe atë në mënyrë imidiate, pasi spektri brendshëm politik është duke u pastruar pas zgjedhjeve parlamentare të cilat i dënuan dhe shumica e tyre mbetën jashtë legjislaturës së ardhshme e disa, ende janë nën ethet e pritjes së a do të jenë pjesë e legjislaturës së re.

Më shpresë së jo, sepse sovrani i dënojë për veprat e tyre meskine, abuzimet dhe për akuza lidhur më krimet e pasluftës.

Sido që të jetë, Kosova nuk varët nuk, shpreson e as nuk ka besim në ty, sepse, ti, sa herë e sjelle në rrezik dhe ende nuk ke të ndalur

E kam lexuar romanin e Petar Petroviq Njegoshit, “Kurora e Maleve”, (është deshtë të lexohet literatura nën ish Jugosllavi), në një vend thuhet citojë: “u lëshova në litarin tënd, për pak së litari nuk u këputë, prej atëherë jemi miq më të mirë” (Spuštah se u tvoje uže, za malo se uže ne prekide, otada smo bolji prijatelji).

Nuk të beson as populli shqiptar i Shqipërisë të cilët kërkuan largimin tënd në rrolin e monarkut, por, kjo, ty, nuk po të bënë përshtypje sepse je pajtuar më turpin i cili nuk paska limit sipas sjelljeve tua.

Sa ma shpejtë që të largohesh nga këto iniciative që mendon së janë dobiprurëse për ty, në të vërtetë, janë shkatërruese për Shqipërinë, Kosovën dhe botën shqiptare sepse aty ku është Serbia më mentalitetin e Millosheviqit, pasi në pushtet është pasuesi i tij, kurrë nuk do të jetë në të mirën të shqiptarëve për ardhmërinë e tyre.

Mini-Jugosllavia siç e quajnë më të drejtë të gjithë kundërshtarët e këtyre far mini-samiteve te cilat po keqpërdorën nga Serbia në takimet edhe ndërkombëtare duke tentuar që të legjitimohet si pasardhëse e ish Jugosllavisë që disa shtete ende nuk e kanë të qartë posaçërisht ato afrikano-aziatike të cilat ma shumë e mbajnë mend ish Jugosllavinë e Titos në treshen e Shteteve të pa inkuadruara më në krye, Titon, Nehurin dhe Naserin.

Edvin Kristaq Rama, a e ke harruar këtë histori, apo shtirësh së nuk e dinë, nuk e kupton apo, ke obligime që çështjen shqiptare ta devijosh në pafundësi.

Gjakovarët kur donë ta nëmin dikë në mënyrën ma të rëndë i thonë: mbetsh në mjerimin tënd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat