Edi Rama u takua më “vëllezërit” maqedonas dhe serb, duke i anashkaluar “miqtë” kosovarë

Opinione

Edi Rama u takua më “vëllezërit” maqedonas dhe serb, duke i anashkaluar “miqtë” kosovarë

Nga: Jashar Etemaj Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 21:12
Jashar Etemaj

I kuptoj ata që e marrin si dështim minishengenin Ballkanik, mirëpo nuk i kuptoj ata që adhominem i quajnë tradhtarë përkrahësit e kësaj ideje! Edi Rama ashtu si disa tiranas snob, mendoj unë, që Edit i duket vetja më i qytetëruar më evropian se tjerët me këtë veprim. Edi duke u treguar ballkanas i qytetëruar nuk e ka problem që për një plesht e djeg jorganin!

Përafërsisht edhe Adem Demaçi ishte për një minishengen ballkanik të cilën e quante si Federat Ballkanike.

Personalisht nuk besoj në këtë ide duke e pas parasysh nacionalizmin ekstrem të popujve të ballkanit, sidomos atij serb e kroat...shtetet me demokraci të konsoliduara në Evropë më zi e krijuan pas gati 60 viteve pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, Bashkësinë Evropiane!

Në ballkan ende nuk kanë kaluar 19 vjet që u ndamë praktikisht nga lufta, a faktikisht ende Serbia sillet me Kosovën si me qenë në gjendje lufte! E fajin kryesorë për nxitje të luftës, jo vetëm në Kosovë po në tërë Jugosllavin, e ka Serbia. Vetëm në Kosovë u vranë 15000 persona, ndërsa 800000 shqiptarë u dëbuan nga territoret e tyre. Pushtetarët serb, jo vetëm që nuk e njohin shtetin e Kosovës, po ende nuk kanë kërkuar falje për krimet.

EltonJohn e ka një këngë (1976) “Sorryseems to be dhe hardestword” e po dukët që për pushtetarët serb ende fjala “më falë” është fjala më vështir për ta thënë. Fjalët nuk janë të nevojshme vetëm për të përshkruar një ngjarje, fjalët janë të nevojshme edhe më shumë për të kryer një veprim – po shqiptarët e Kosovës ende nuk kanë parë ndonjë veprim pendimi ndaj krimit të kryer në Kosovë nga regjimi serb, shqiptarët e Kosovës ende nuk kanë parë ndonjë gatishmëri për njohje të pavarësisë së Kosovës nga pushtetarët e shtetit Serb! Ne çdo ditë e më shumë shohim mos gatishmëri dhe pengim të mos njohjes së pavarësisë nga ana e Serbisë!

Andaj mendoj qe shteti Shqiptarë dhe Edi Rama, duhët ti ketë parasysh faktet e sipërcekura të zullumit dhe vazhdimit të zullumit të qeverisë aktuale serbe ndaj Kosovës! E jo të behën (që është tipike me disa snob të Tiranës) më pacifist evropianët perëndimorë. Edi, si diplomat dhe burrështetas duhet ta din se para se të fillojnë iniciativat e ndonjë afrimi/bashkimi eventual ballkanik në radhë të parë duhet të mbretëroj paqja dhe të ketë pajtueshmëri dhe respekt të ndërsjellë barazie! Çka dua të them me këtë: Serbia dhe Bosnae Hercegovina duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës para se të vijnë me plane të një bashkimi eventual ballkanikë. Kjo duhej të ishte edhe kushti i Edi Ramës i cili duhej ti parashtroj Serbisë, si arsyetim kyç për mos pjesëmarrje në mbledhjen e Ohrit!

Kryeministri Edi Rama e bëri të kundërtën!

Ajo çka me habiti edhe më shumë është se Edi Rama është më i gatshëm të punoj e veproj për një bashkim eventual ballkanik se sa për një bashkim kombëtarë! Edi Rama, Bashkimin Kombëtarë e përdorë si mjet populist jo për ta realizuar si vlerë në vete, por si mjet për të fituar vota gjatë fushatave apo kur rrezikohet posti i kryeministrit.

Vajtja e Ramës në Ohër pa delegacionin e Kosovës, shumicës së shqiptarëve të Kosovës do i’a përkujtojnë atë thënien gjatë regjimit totalitarë të Enver Hoxhës që një komunistë shqiptar e kishte thënë: po na vijnë vëllezërit kinez e miqtë kosovarë. Edi me pjesëmarrjen e tij në Ohër për një minishengen ballkanik u takua më “vëllezërit” serb e maqedonas duke i anashkaluar “miqtë” Kosovarë! Ky naivitet i pa matur i Edi Ramës e defaktorizoj pavarësinë e Kosovës karshi Serbisë, edhe atë madje pa lobimin e IvicaDaçiç!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat