Shqiptarët në nëntorët e lirisë!

Opinione

Shqiptarët në nëntorët e lirisë!

Nga: Azgan Haklaj Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 17:33
Azgan Haklaj

UÇK-ja që realizoi ëndrren 600 vjeçare të Kosovës ështé përballë Hagës.

Shengeni Ballkanik - Jugosllavia e Re apo Serbia e madhe e izolimi i Kosovës është dhurata Rama- Vuçiç në 75 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë dhe Vitit Jubilar të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Bota kujton 30 vjetorin e rrezimit të Murit të Berlinit.
Sulltan Rama nderton mure të reja mes shqiptarëve.

Bota denoncon krimet e fashizmit e komunizmit, dyshja Rama-Velia rehabilitojnë personazhet e diktaturës që shkaktuan këto krime në Shqipëri.

Baballarët e Ramës pushkatuan grupin e deputetëve në vitin 1947.

Kalifi i ri fabrikon akuza qesharake me anë të prokurorisë politike kunder udheheqěsit të opozitës së bashkuar z Lulzim Basha, kryetarit të Partisë Demokratike që shembi diktaturën komuniste e solli demokracinë në Shqipëri.

Para mijra vjetësh u shfaqën në Ballkan të parët tanë fiset iliro- dardane, pasardhës të pellazgëve.

Për më shumë së 24 shekuj të organizuar në mbretëritë e tyre ilire- dardane- epiriote- paione luftuan ditë e natë, në mal e fushè, në kështjella e llogore, në tokë dhe në dete kundër perandorive romake e bizantine, kundër dyndjeve barbare kelte, gote, hune, sllave në lashtësi, e mesjetën e hershme e më pas për gati 600 vjet kundër Car Dushanëve e otomanëve të zi, masakrat e të cilëve ndaj popullit arbëror janë të ngulitura përgjithmonë në kujtesën historike të Kombit Shqiptar.

Shpesh stërgjyshërve tanë u është dashur e ua ka imponuar historia një betejë për jetë a vdekje në dy-tre fronte.

Në lashtësi iliro-dardanët me romakët- maqedonët e keltët.

Në Mesjetë me anzhuinët - sllavët- osmanët.

Në Epokën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me turqit-malazezët- bullgarët.

Në luftrat ballkanike e ato botërore me pushtues të ndryshëm, turqë, sllavë, malazezë, bullgarë, maxharrë, italianë, gjermanë, grekë.

Në zjarrin e këtyre betejave homerike është farkëtuar shpata e mburoja, pushka e qëndresa e më në fund Identiteti Ynë Kombëtar, si një komb thellësisht europian, me gjuhë, histori e kulturë krejt të ndryshme nga fqinjët e egër e barbarë të Ballkanit, ëndrra e kahershme e të cilëve e shndërruar në strategji afatgjatë, në ideologji e platformë shtetërore ka qenë as më pak e as më shumë:

Pushtimi i trojeve të lashta etnike shqiptare, nëpërmjet vrasjeve masive, genocidit, spastrimit etnik, kolonizimit dhe zhdukjes së çdo gjurme të historisë, kulturës e të Qytetrimit, Iliro-Dardano-Arbërorë.

Në këtë betejë apokaliptike shqiptarët patën në të shumtën e rasteve vetëm dy aleatë :
Zotin dhe armët e tyre.

Këtu u farkëtua qendresa, vetëdija e tyre kombëtare, e cila në historinë tonë të vjetër e të re identifikohet me nëntorët e lirisë..

Me Nëntorin e Parë të lavdishëm e të pavdekshëm të Gjergj Kastriotit ( Skënderbeut) të vitit 1443.
Ishte Ai Luani i Kombit me 300 djemtë e tij spartanë që fluturoi si dragua nga Nishi i Shen Kostandinit Dardan e pushtoi Kalanë e Krujës dhe me 28 nëntor shpalosi në bedenat e Kështjellës Arbërore Famurin Kuqezi, të kastriotëve duke i hapur rrugë Epopesë çlirimtare dhe të Shtetit të Parë Kombëtar Shqiptar.
Nëntori i Dytë i hartuar në platëformën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e i pagëzuar në betejat e saj të mëdha e në Kryengritjen e Pavarësisë u vulos në Vlorë po me dt 28 nëntor.

Etërit e Pavarësisë e kanë emërtuar Nëntori i Dytë.

Kjo për faktin se Kryetrimi Gjergj Kastrioti, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Ded Gjon Luli, Isa Boletini, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi etj realizuan në harkun kohor të pesë shekujve të njëjtën kryevepër historike:

Çlirimin e Atdheut nga kthetrat e barbarëve të Lindjes dhe vendosjen e Shqipërisë aty ku i takon në familjen e kombeve të lira e të civilizuara të Europës.

Politika e neutralitetit dhe e fqinjësisë së mirë e ideuar nga rilindasit tanë dhe liderët e Shtetit të Ri Shqiptar, një politikë e frymëzuar nga përvoja e gjatë historike dhe testamenti i burrështetasve të shquar të Mesjetës Shqiptare u ndesh me nacionalizmat e egër e mentalitetin mesjetar të mbretërive të Ballkanit në Traktatin e Shën Stefanit, Kongresin e Berlinit, Konferencën e Londrës, me Traktatin e Fshehtë të Londrës, me "Neçërtanien" Serbe, e "Megalidhenë" Greke që në Luftën e Parë Ballkanike deboi qindramijra shqiptarë muslimanë etnikë nga trojet e tyre duke i zëvendesuar me grekë të ardhur nga Azia e Vogël, në një kohë kur Serbia në vitin 1913 me një armatë kolosale prej 270000 ushtarësh të armatosur deri në dhembë pushtoi Kosovën duke lënë pas kudo tokë të djegur, vrasje masive të popullsisë së pambrojtur civile e masakra të papara në Historinë e Europës.

Pas Luftës sê Parë Botërore, Konferencës së Paqes në Paris, në maj 1923 nëshkruhet Marrveshja Turko-Greke e Lozanës për shkembimin e popullsisë muslimane me grekërit ortodoksë të Turqisë.
Mijra shqiptarë u shpërngulën nga trojet e tyre në Greqi në vitin 1924.

Marrveshjet serbo -turke të vitit 1928-1938 -1952 -1953 shpërngulën nga Kosova, Mali i ZI, Maqedonia për në Turqi qindramijra shqiptarë.

Nëntorin e Tretë të vitit 1944 na e grabitën sllavo-komunistët serbë e ata shqipfolës me në krye Enver Hoxhën.

Eshtë e qartë si drita e Diellit dhe i pamohueshëm nga askush fakti se betejën për çlirimin nga pushtuesit italianë e filluan nacionalistët shqiptarë me formacionet e tyre të armatosura.

Komunistët nuk u banë gjallë deri në qershor 1941 kur armatat e blinduara të Hitlerit sulmuan Bashkimin Sovjetik.

Konferenca e Pezës 16 shtator 1942 e organizuar dhe e drejtuar nga nacionalistët, një Kuvend përbashkues, kombëtar nën parullën famëmadhe:

"Të ngrihemi në luftë pa dallim feje, krahine, ideje, për një Shqipëri të lirë e demokratike" u tradhëtua nga Enver Hoxha.

Keshtu ndodhi dhe me marrveshjen e Mukjes 23 gusht 1943, prishja e të cilës në menyrë të njëanshme nga PKSH dhe tradhëtia e vendimeve të Konferencës së Bujanit 31 dhjetor 1943 - 2 janar 1944 për vetëvendosjen e popujve pas Luftës së Dytë Botërore sabotoi bashkimin kombëtar dhe legjitimoi aneksimin e Kosovës nga Jugosllavia.

Disa muaj para perfundimit të luftës e çlirimit të Shqipërisë komunistët thirrën Kongresin e Permetit, konkretisht 24- 28 maj 1944, formuan qeverinë e përkohëshme, shkatërruan shtetin e së drejtës, nën
slloganin bolshevik "Të gjithë pushtetin sovjetëve".

Ata grabitën Nëntorin e Tretë, morën pushtetin me dhunë, çmomtuan shtetin modern të burrështetasit Ahmet Zogu, i cili ishte bërë barrikadë për tri dekada i bolshevizmit në Shqipëri.
Instaluan një diktaturë të egër staliniste 40 vjeçare e cila la pas qindra burgje, gulage e kampe internimi, mijra të pushkatuar, mijra familje të internuara e qindra kundërshtarë të regjimit të ekzekutuar me metodat e kmerëve të kuq, të cilëve as sot nuk u dihet varri.

28 Nëntori i Tretë u përgjak qysh të nesërmen me pushtimin e kryeqendrës së nacionalizmit shqiptar Shkodrës nga falangat e kmerëve të kuq të Enver Hoxhës të frymëzuar nga Beogradi.

Deshmitari okular At Zef Pëllumbi në veprën e tij monumentale "Rrno për me tregue" na kujton se brigadat që hynë në Shkodër përhapën kudo dhunë e terror, e kthyen qytetin e Lirisë, Kështjellën e Ilirisë në një burg gjigand ku u torturuan mijra vetë dhe demonstruan fitoren me mijra flamuj trengjyrësh jugosllavë.

Dimri i akullt i stepave pushtoi Shqipërinë dhe Kosovën njëherësh.

Qendresa heroike por deshpëruese kundër sllavokomunizmit në Shqipëri e Kosovë ra nën barbarinë e çizmes ushtarake titisto-hoxhiste.

Kryengritjet antikomuniste të Kelmendit e Postribës, të parat në Europë pas Luftës së Dytë Botërore u shtypën me zjarr e hekur

Aksioni antishqiptar greko-serb me bekimin e qeverisë kuislinge të Tiranës u sinkronizua si kurrë më parë.

Operacionet ushtarake të udhëhequra nga renegati Napoleon Zerva që u kurorëzua me vrasjen e mijra çamëve e shpërnguljen e dhjetramijrave të tjerëve nga trojet e tyre të lashta etnike në sytë e aleatëve e mbarë Europës u pasua me Masakrën e Tivarit me vrasjen e mijra shqiptarëve të Kosovës të krahasuara me ato të Hitlerit e Stalinit mbi popullin hebre e atë polak.

Hoxha shkoj edhe me tej në çmendurinë e tij të egër e mizore për pushtet.

Ai guxoi të pushkatonte në bllok udhëheqësit e opozitës parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945 duke kthyer krimin politik më të tmerrshëm në Historinë e Parlamentarizmit Europian.

Historia e martirëve shqiptarë klerikë, laikë, intelektualë e politikanë kërkon një Nuremberg të ri sot në 75 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë dhe në vitin Jubilar të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës në Nëntorin e Katërt ku me 28 nëntor 22 vite më parë në varrimin e mesuesit Halit Geci,
vrarë nga dora gjakatare serbe doli në skenë publikisht UÇK -ja e lavdishëme.
Aleanca famëkeqe Vuçiç - Thaçi- Rama ideatorë e promovues të ndarjes së Kosovës.

Shengeni Ballkanik, Jugosllavia e Re, apo Serbia e madhe që ka pikësinim izolimin e Kosovës deshmon qartë së në 30 vjetorin e renies së Murit të Berlinit për shqiptarët po krijohen mure të reja.
Vuçiçi dhe Rama po veprojnë me të njëjtên platformë që patën hartuar Tita- Hoxha në vitet 1946 -1949 për ta kthyer Shqipërinë në republikë të 7- të Jugosllavisë.

Me dt 27 nëntor 1946 është nënshkruar Traktati i miqësisë Jugosllavi- Shqipëri që sanksiononte bashkimin doganor, barazvleftësimin monetar, lekë- dinarë, krijimin e shoqërive të përbashkëta shqiptaro- jugosllave për ndërtimin, shfrytëzimin e hekurudhave, minerave, naftës etj.

Në vitin 1948 Partia Komuniste e Shqipërisë votoi bashkimin ekonomik e ushtarak me Jugosllavinë.

Kjo do ti paraprinte krijimit të Federatës Ballkanike.

Këtë e verteton dokumenti i Cias i atyre viteve.

Sulltan Rama i ka vendosur Rrugës së Kombit, arteries së bashkimit kombëtar traun pa alternativë.

Qarqet antishqiptare me ndihmën e kuislingëve shqiptarë po rivrasin Nëntorin e Lirisë, i cili është një simbol i shenjtë i kujtesës historike të shqiptarëve ashtu si dikur Hoxha e Tito.

Ftesa e njëanëshme nga Gjykata e Hagës e dhjetra komandantëve të luftës, Kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli është dhurata e radhës që sherbëtorët e Beogradit i bajnë Vuçiçit e diplomacisë serbo -ruse e cila kerkon izolimin e Kosovës dhe demonstron racizmin e pastër.
Reagimi i zbehtë i Thaçit dhe heshtja utilitare e Ramës, Mustafës e Kurtit, tregon miratimin e strategjisë antishqiptare.

Kryeministri i Shqipërisë dhe banda e tij kriminale me një akt të paprecedent i kanë hapur një panair të madh elektoratit fanatik dhe idhtarëve të diktaturës duke ekspozuar në Bulevardin qendror të Tiranës qindra fitografi të atyre që vranë e torturuan patriotët, heronjtë e rezistencës antikomuniste dhe qytetarët e pafajshëm.

Dora e zezë e mendja satanike e Qeverisë Banditeske Rama kanë guxuar të kërcënojnë me vdekje Drejtorin e Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit z Agron Tufa vetëm se Ai me argumente e prova atentike dhe i bazuar në standartet ndërkombëtare të drejtorisë i ka akuzuar disa komandantë të formacioneve partizane për krime kundër njerëzimit.

Despoti Rama pasi grabiti pushtetin qendror, pushtoi atë lokal u përpoq të eliminonte opozitën reale, opozitën e bashkuar dhe zëvendësimin e saj me opozitë artificiale të kontrolluar prej tij.
Pasi dështoi me turp në këtë inkursion përdori prokurorinë politike për të venë nën akuza qesharake Kryetarin e Partitë Demokratike të Shqipërisë z Lulzim Basha.

Rama nuk e duron dot faktin se Partia Demokratike e Shqipërisë ka rrëzuar dikataturën komuniste, pra baballarët e tij nga pushteti e ka sjellë demokracinë në Shqipëri dhe po e rrezon së shpejti dhe pushtetin e tij kleptokratik, institucionalizon votën e lirë nga ku krijohet shteti i së drejtës e një qeveri siç thoshte Abraham Linkolni: "Qeveri nga populli e popullit për popullin"

Delegjitimimi i dy prej ngjarjeve më të ndritura të Kombit Shqiptar në historinë e tyre moderne:
Qëndresës antikomuniste dhe i luftës së UÇK -së për çlirimin e Kosovës është skenar ogurzi i politikës pansllaviste ruso- putiniane, e cila kërkon që përmes Serbisë së madhe të jetë fuqi determinuese në Ballkan.
Nacionalistët dhe elita politike e kulturore proevropiane e ka bërë ndërkaq zgjedhjen e saj, e cila është përqafuar jo vetëm nga qytetarët e Shqipërisë Londineze por dhe nga shqiptarët e Kosovës, Maqedoninë e Malit të Zi.

Dekadat e fundit të kurorëzuara me pavarësinë e njohjen ndërkombëtare të Kosovës i kanë sanksionuar shqiptarët si faktor determinues për garantimin e paqes, sigurisë dhe diskursit politik properendimor të rajonit të Ballkanit.

Shqiptarët jo vetëm në Shqipëri e Kosovë por dhe në Maqedoni e Mal të Zi treguan se janë faktor vendimtar e përcaktues në Rrugën EuroAtlantike të këtyre shteteve.

Aleanca njëshekullore e shqiptarëve me SHBA e farkëtuar mbi idealet e larta të lirisë demokracisë dhe humanizmit do të kthehet tashmë në mijravjeçare, siç theksoi në Tiranë znj Klinton në fjalimin historik para deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë.

Shqiptarët e kanë tashmë të ndriçuar rrugën e historisë së ardhshme dhe se askush nuk mund të vrasë as burgosë nëntorët e lirisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat