Dështimet e misionit ndërkombëtar në Kosovë

Opinione

Dështimet e misionit ndërkombëtar në Kosovë

Nga: Shpend Salihu Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 07:23
Shpend Salihu

Derisa misioni ndërkombëtar mbrojti më tepër komunitetet minoritare sesa interesin Shqipëtar në Kosovë, gjatë periudhës së administrimit ndërkombëtar e edhe më pas deri në ditët e sotit të huajt na trajtuan si skllevër në tokat tona.

Na imponuan bashkëjetesën me minoritete posaçërisht me serbët, edhe pse qeveria në Serbi vazhdimisht i keqtrajton Shqipëtarët në Kosovën lindore, Misioni ndërkombëtar na i përcaktuan kuadrot në agjencione të zbatimit të ligjit sepse UNMIK deri më 2008 vendoste për kuadrot në polici, prokurori e gjyqësi, gjersa më pas këtë mision e vazhdoi EULEX, dhe në të shumtën e rasteve me direktiva nga serbia u përcaktuan kuadrot në këto agjencione edhe pse një pjesë e konsiderueshme e tyre kishin humbur kredibilitetin dhe imazhin nga e kaluara, bile aq më tepër me direktiva të të huajve dhe shkijeve edhe fëmijët e të njollosurve u rehabilituan dhe u sistemuan si kuadro nëpër institucione të shtetit dhe nëpër mision ndërkombëtar, si në Kosovë ashtu edhe jashtë shteti.

Misioni ndërkombëtar në thonjëza lejoi që grupet organizatat islamike të futen dhe legjitimohen në Kosovë, edhe pse ishin të vetëdijshëm që Europa Kristiane nuk don një shtet islamik në Europë, por tendenca ishte që Kosova të mbahet pezull nga aderimi evro-atlantik dhe të përkeqësohej gjendja e sigurisë në Kosovë, që të i tregohet botës se ne nuk dijmë të administrojmë me pushtetin shtetëror dhe nga kjo të përfitojë Serbia. Mos të harrojmë se deri në vitin 2011 në Kosovë janë futur mbi 30 miliard dollar për rimëkëmbje ekonomike e infastrukturë shtetërore e ato para janë menaxhuar nga të huajt dhe rezultatet janë nul në këtë drejtim. Derisa ndjekeshin dhe persekutoheshin personat e UÇK-së për gjoja se krimet e supozuara ndaj serbëve dhe ish UDBASHAVE në Kosovë, krimet e serbëve mbeteshin të pandriquara dhe aq më tepër as nuk bëhej zhdëmtimi material i viktimave dhe pronave të tyre, shkijeve u ndërtoheshin shtëpia në Kosovë, gjersa pak ose fare shtëpi të Shqipëtarëve që kishin pësuar dëme në Kosovë riparoheshin. Insistonin ndërkombëtarët në kthimin e serbëve dhe romëve në Kosovë, gjersa sot e kësaj dite Shqipëtarët u pamundësuan në kthimin në pronat e tyre në Mitrovicë të Veriut, me çfarë shifej haptazi tendenca e të huajve për ndarje të Veriut.

Politikanët tonë të cilët ishin të pandëgjueshëm për ndërkombëtarët vendoseshin në vëzhgim, përgjim dhe monitorim dhe shantazhoheshin siç kishim rastin e Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj e shumë të tjerëve, kur nuk bindeshin për Çakorr dhe asociacion ata merreshin në proces gjyqësor. Mos të harrojmë se rastet Kleçka, Bllaca, Drenica ishin të montuara me prova dhe dëshmitar të fabrikuar, gjersa rasti Pronto në parim shkeli të gjitha parimet e drejtësis sepse u tejkalua afati ligjor për aplikimin e masave të fshehta të sigurisë, dhe u bë obstruction of justice (pengim i drejtësisë), sepse qysh në fazën paraprake iu dhanë nga EULEX përgjimet gazetarëve të Insajderit dhe KTV me çfarë u bë shkelje flagrante e të drejtave dhe lirive të Njeriut, sepse u shkel parimi i prezumimit të pafajësisë së palës në procedurë deri na marrjen e një vendimi gjyqësor të plotëfuqishëm, me çfarë u cenua dinjiteti, morali dhe autoriteti i personave nën vëzhgim.

Në bisedë me Gjyqtarin Amerikan Linn, më tha se misioni ndërkombëtar ishte i dështuar dhe se duhej të largohej nga Kosova. Sot kur kemi të gjithë aparatin shtetëror në dispozicion ky mision duhet të largohet sepse tanimë kemi infrastrukturën vetanake për vendosjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe nuk na duhet misioni ndërkombëtar i cili është subjektiv dhe mbron më tepër interesat e minoriteteve sesa të neve Shqipëtarëve që jemi në troje tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat