Manovrimet politike dhe egoiste të Edi Ramës

Opinione

Manovrimet politike dhe egoiste të Edi Ramës

Ismail Muçiqi Nga Ismail Muçiqi Më 13 nëntor 2019 Në ora: 18:47
Edi Rama, Aleksandër Vuçiç, Zoran Zaev

Edi Rama ka kohë që po sillet si baba i Kombit Shqiptar, duke i anashkaluar institucionet e shtetit të Kosovës. Afërsia e tij me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuqiqi po reflektohet negativisht në situatën e përgjithshme në Kosovë. Formimi i Aleancave Ekonomiko Politike të minishengenit me Serbinë pa e përfillur dhe pa e konsultuar shtetin e Kosovës tregon më së miri se ky politikan i pa përgjegjshëm me veprimet e tij tekno aristokratike po krijon dëme në tërë Botën Shqiptare.

Edi Rama do ti ndihmonte Kosovës më shumë dhe më mirë nëse si Kryeministër i Shqipërisë do të reflektonte në mirëvajtjen e punës në institucionet e shtetit që aj i drejton. Do të bënte më mirë sikur aj të stabilizonte situatën në skenën politike të Republikës të Shqipërisë. Do të bënte punë të mirë sikur ai ta kthente opozitën shqiptare në parlamentin e tij.

Do të bënte mirë kur aj do të arrinte ta luftoj krimin e organizuar, korrupsionin tregun e zi të drogës i cili po i lulëzon në të gjitha viset e Shqipërisë. Edi Rama do ti bënte mirë Popullit të Kosovës dhe të gjithë Shqiptareve që si Kryeministër ti parandalonte kronikat e zeza të cilat kanë marr përmasa shqetësuese. Në Televizionet e tij. Dje në Tv Klanin ne shtetin e tij gjatë emetimit të lajmeve, pata rastin të dëgjoj plot 13 minuta lajme të më të ndryshme nga kronika e zezë të cilat e godasin në shpirt dhe në mëndje shikuesin e rëndomtë, me plot ngjarje të karakterit negativ që nga tragjeditë në komunikacion rrugor, e deri tek vrasjet e përditshme me armë ndërmjet bandave kriminale.

Edi Rama kishte për ti ndihmuar Kosovës sikur Shqipëria të arri të bëhet shtet normal, duke e ngritur shkallën e zhvillimit ekonomik, duke rrit punësimin e të rinjve të cilët janë shpërnda në gjithë Evropën për të kërkuar azil politik. Kjo është detyra dhe përgjegjësia e Edi Ramës si Kryeministër i Shqipërisë. Shteti i Kosovës i cili po bën përpjekje për tu intergrue në Bashkimin Evropian dhe në Nato.

Po sfidohet vazhdimisht nga Vuqiqi, e Daqiqi dhe shteti tyre Serbia. Këto janë huqet dhe dështimet të elitave të politikanvë Shqiptar. Duhet theksuar se në periudha të ndryshme të Historisë në momentet më të vështira të cilat e kanë goditur Kosovën elitat politike në Shqipëri kanë qen të përçara dhe të shpalltaruara pa arritur ti ndihmoj situatave dhe krizave në Kosovë. Ata që ia duan të mirën Kosovës duhet pritur dhe përkrahur formimin sa më par të Qeveris të re në Kosovë. Ndarjet dhe interesat partiake klanore dhe tendencat e bajraktarizmit shekuj me radhë e kanë goditur dhe anatemue popullin shqiptar.

Prandaj Edi Rama dhe bashkëmendimtarët e tij nuk kanë të drejt të sillën si bajraktar apo si feudal kur dihet se shqiptarët kanë mbetur populli më i izoluar në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat