JO në “një thes” me Serbinë, por me Amerikën

Opinione

JO në “një thes” me Serbinë, por me Amerikën

Nga: Prof. Dr. Mehdi HYSENI Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 11:54
Prof. Dr. Mehdi HYSENI

*** Çdo pakt, çdo aleancë, çdo marrëveshje, çdo traktat  i shqiptarëve i përfunduar me  sllavët ballkanikë dhe me aleatët e tyre siç është Rusia dhe Kina etj., pa pëlqimin e  Amerikës dhe të Evropës Perëndimore, pa asnjë dilemë se konsiderohet tradhti dhe braktisje e interesave jetike, strategjike, politike, diplomatike, ekonomike, tregtare dhe ushtarke etj. të Amerikës, të NATO-s dhe të Evropës Perëndimore.

“Minishengeni” pansllav i Edi Ramës versus shkolonizimit dhe ribashkimit  të shqiptarëve në Ballkan

Pa zgjidhjen e problemeve politike, konkretisht të problemit kolonial të shqiptarëve në Ballkan, çdo pakt qoftë politik, qoftë ekonomik, tregtar apo ushtarak (mini apo makro shengen alla-Rama-Vuçiq-Zaev), do të jetë i brishtë dhe i falimentuar mes shqiptarëve dhe sllavëve kolonialistë ballkanikë. Këtë, duhet mbajnë parasysh të gjithë liderët e “formatit” pansallvist Edi Rama me “Minishengenin” e tij antishqiptar, antiveropian perëndimor dhe antiamerikan, sepse pa zgjidhjen e probemit qindravjeçar të shqiptarëve në Ballkan, nuk ka gjasë të funksionojë e as të jetë i suksesshëm asnjë pakt dhe, asnjë aleancë serbo-sllavo-shqiptare në Ballkan.

Nëse shqiptarët e Shqipërisë Etnike duan të shpëtojnë nga kanxhat e sundimit kolonial shekullor sllav në Ballkan, atëherë, urgjentisht dhe në mënyrë demokratike e paqësore, të gjithë, duhet të ngrihen në këmbë kundër projektit pansllav të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, tanimë të njohur si njëfarë “shëngeni ballkanik” (Shqipëria+Srbia+Maqedonia Veriore) !?

Për të shpëtuar nga stuhia dhe nga erozioni i këtij projekti serbo-sllav, shqiptarët kanë vetëm një ALTERNATIVË= AMERIKËN DHE EVROPËN PERËNDIMORE, jo Rusinë, as Srbinë, as Greqinë, as Bullgarinë, as Malin e Zi e as Maqedoninë Veriore etj.

Prandaj, çdo iniciativë, çdo përpjekje, çdo pakt dhe çdo aleancë  e  Edi Ramës me Aleksandar Vuçiqin, me Zaevin  apo me Caldarisin, kinëse në emër të lehtësimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare (duke e tejkaluar dhe braktisur CEFTA-në- Central European Free Trade Agreement), është varri i ribashkimit dhe i shkolonizimit të shqipatarëve. –Çfarë ekonomie dhe tregtie reciproke dhe favorizuese  mund të ketë mes serbo-sllavëve të Ballkanit dhe shqiptarëve, kur më se gjysma e tyre edhe në këtë shekull, janë plaçkë koloniale e tyre?!

JO në  të njëjtin “thes” me sllavët kolonizues të Shqipërisë Etnike !

Për ta  pasur më të qartë motivin dhe objektivin strategjik afagjatët të politikës dhe të diplomacisë antishqiptare të kryeministrit Edi Rama lidhur me projektin e tij filosllav -“minishengeni ballkanik” (Vuçiq-Rama-Zaev), së  pari, nevojitet t’ia kujtojmë disa  “referenca politike” të mëparshme të viteve paraprake, kur shtirej si “fakir” dhe si “kurban”  nga sundimi i qeverisë demokratike të Sali Berishës. Mirëpo, pas kapjes së shtetit ,më 2013, dëshmoi të kundërtën, jo si Rilindës, si humanist, si  patriot, si atdhetar, si demokrat, si “gjynah” dhe si “kurban”, por si “tarak miftiu”, diktator, absulitsit, nepotist, egocentrist dhe prepotent i paprekshëm, që me sjelljet e tij arrogante, antiligjore dhe antidemokratike arbirtrare përjashtoi opozitën demokrtike nga parlamenti i Shqipërisë, duke mos pranuar asnjë propozim dhe asnjë kërkesë të saj për të zgjidhur krizën institucionale politike, juridike dhe kushtetuese në vend. Ai, veç degardimit të politikës së brendshme (duke mos pranuar asnjë kompromis politik  me liderët opozitë demokratike e as me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta), të sistemit të drejtësisë, të parlamentarizmit dhe të demokracisë vetëqeverisëse,  kompremetoi dhe  devijoi edhe politikën e jashtme të Shqipërisë, duke hyrë në  “një thes” me  politikën serbe të Aleeksandar Vuçiqit, gjoja për të hapur shtigje të reja të bashkëpunimit ekonomik e tregtar me Serbinë dhe  me Maqedoninë Veriore në kuadrin e paktit të lidhur tripalësh-minishengeni ballkanik?! – PO, pse plus “minishengen ballkanik, kur këto vende, tanimë janë anëtare të CEFTA-s së BE-së?! –Thjesht, pse “taraku” Edi Rama  me ëndërrat e tij utopiste pansllaviste po pretnedon që t’i bllokojë proceset integruese të BE-së në Ballkan, dhe Shqipërinë e Kosovën t’i lërë jashtë integrimit të Evropës Perëndimore.

Shqipëria Etnike dhe kombi shqiptar në Ballkan nuk kanë nevojë për kurrfarë “taraku” egocentric, arrogant dhe prepotent filosllav, por për një  SKENDERBE për një Sami Frashër dhe për një ISMAIL QEMAL patriot dhe vizionar shqiptar!

-Ndonëse këtyre ditëve, pas themelimit të “minishengenit ballkanik” nga trojka Aleksandar Vuçiq-Edi Rama dhe Zoran Zaev, dikush shkroi se,  “taraku” i Ballkanit (Edi Rama) “ është shpëtimi i shqiptarëve dhe i Shqipërisë” (!?) –Dhe, ajo që e konteston dhe e problematizon në skajshmëri këtë thënie absurde të  shpërfaqur nëpër kafenet e ndryshme të Tiranës,  se gjoja si “Edi Rama, njëherë në 100 vjet lind një gjeni i tillë”!?

Përkundrazi, historia e deristome më se 100-vjeçare e shqiptarëve flet krejtësisht ndryshe, kësi shembulli filsollav si Edi Rama, fatkeqësisht lindin për çdo vit në tokat shqiptare, JO vetëm  1 herë në 100 vjet ! –Kjo është sëmundja kronike shumëshekullore, që shqipatarët, edhe sot i ka lënë nën çizmen e hekurt kolinialiste sllavo-bizantine të Ballkanit. Me një fajë, E.Rama nuk është kurrfarë shpëtimtari i kombit shqiptar dhe Ii Shqipërisë Etnike (edhe pse i ka punësuar disa ministra kosovarë në qeverinë e tij sa për t’u hedhur sy shqiptarëve në Kosovës, se gjoja “ashtu bëhet bashkimi”, e në anën tjetër, praktikisht  e ka braktisur Kosovën, duke lidhur pakt me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, që përmes një fantazme të quajtur “minishengen ballkanik” ruso-sllav, ta izolojnë Kosovën nga BE-ja, nga NATO-ja dhe nga Amerika, duke futur në “baltën e gjallë” kolonialiste dhe hegjemoniste të boshtit sllav me Rusinë në krye sikundër dy shekuj më pare (XIX dhe XX).

Shqiptarët, tanimë janë miqësuar dhe aliazhuar me Amerikën dhe me Evropën Perënidmore, nuk kanë nevojë për aleanca sllave kundër Shqipërisë Etnike(d.m.th. kundër vetëvetes)në Ballkan, kundër Evropës Perëndimore dhe kundër Amerkikës !

Prandaj, formimi i “minishengenit ballkanik” (Serbia, Maqedonia Veriore, gjysmë Shqipëria (pa Kosovën, pa Preshevën, pa Bujanocin, pa medevgjën, pa Iliridën, pa Çamërinë, pa Malësinë e Madhe të Mbishkodrës nën Mal të Zi) nuk përbën kurrfarë reforme e as lehtësimi ekonomik,  politik , juridik, doganor dhe  të sistemit  të vlerave demokratike, të drejtave dhe të lirive të njeriut me karakter universal, por thejsht një përpjekje e rrezikshme tinzare ideologjike, religjioze me karakter politik dhe gjeopolitik të ringjalljes dhe të aktivizimit të zonës lindore të sferës së interesit të konglomeratit sllav dhe pansllav në Ballkan, që shqiptarët dhe Shqipërinë Etnike i izolon nga zona e sferës ndikuese të interesit të Amerikës dhe të Evropës Perëndimore. –Këtë e synon “taraku i zi” i Ballkanit, që t’i përçajë shqiptarët, si dhe t’ua vulosë përjetësisht fatin e zi territoreve të Shqipërisë Etnike  brenda kufijve të perandorisë së dikurshme mesjetare sllavo-bizantine të car Dushanit dhe pasardhësve të tij të Serbisë së Madhe (1878-2019).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat