Dy të mira të LVV-së nga zgjedhjet nacionale

Opinione

Dy të mira të LVV-së nga zgjedhjet nacionale

Bejtullah Sokoli Nga Bejtullah Sokoli Më 14 nëntor 2019 Në ora: 14:16
Fjolla Ujkani

Dy "kryekuvendarë",një e re dhe një i moshuar do hapin dhe drejtojnë në "duet"seancën e parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje pos që doli fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit të këtij viti,partia e Albin Kurtit, befasoi për të mirë edhe me një sihariq,e cila me siguri se nuk ka pritur se do t'i ndodhë një gjë e tillë .Është një ngjarje që rrallë apo fare e pa shënuar deri tani në sistemin tonë zgjedhor.Është pra një befasi për anëtarësinë dhe simpatizantët e LVV-së,por edhe për qytetarët e Kosovës. Do të jetë pa dyshim edhe një sukses që do t'ia kenë zili shumë subjekte politike e më gjerë,për faktin se përgjatë 20 viteve të parlamentarizmit në Kosovë nuk ka ndodhur një rast i tillë.Kjo s'do mend se do mbahet gjatë në mbamendje,por do hyjë edhe në histori.

Koincidencë apo rastësi kjo fare nuk ka rëndësi.Me rëndësi është se në mesin e afro 32 kandidatëve të LVV-së të cilët tashmë kanë fituar ulësen në tempullin e demokracisë,dy prej tyre të kenë fatin dhe të jenë të priveligjuarit që të hapin dhe drejtojnë bashkë seancën e parë konstituive të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës,kurdo që do mbahet ajo.Pra,do jenë dy breza,dy personalitete dhe dy deputet/e të kësaj partie.Një e rë dhe një i moshuar.Deputete e re është Fjolla Ujkani 22 vjeçe si dhe deputeti i moshuar Jahja Koka 72 vjeç.Janë dy "kryekuvendarë"të LVV-së të cilët në "duet" do ta kenë fatin dhe nderin që në mesin e 120 deputetëve/ve,të hapin dhe udhëheqin seancën e re të Kuvendit të Kosovës deri në zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të Kuvendit.

Është disi e habitshme se si ndodhi që këta të dy deputet/e të jenë të të njëjtës parti.Për më tepër duhet thënë se Ujkani dhe Koka pas aderimit në LVV u nominuan për kandidat për deputet dhe fituan besimin e elektoratit gjatë procesit zgjedhor për t'i përfaqësuar në mënyrë të denjë në mandatin e ardhshëm katërvjeçar të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Në fund,nuk na mbetet asgjë tjetër,pos që Fjolla Ujkanit dhe Jahja Kokës t'ua urojmë dhe dëshirojmë punë të mbarë dhe suksese në cilësinë e deputetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat