A duhet që Edvin Kristaq Rama nga udhëheqja dhë populli i Kosovës, të trajtohet sikur Vuçiq?!

Opinione

A duhet që Edvin Kristaq Rama nga udhëheqja dhë populli i Kosovës, të trajtohet sikur Vuçiq?!

Nga: Hafiz Shala Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 06:26
Hafiz Shala

Ajo që po ndodhë në rrjedhat politike gjithëshqiptare në aspektin e brendshëm dhë të jashtem, është brengosëse më pasoja shumë të rënda për fatin e kombit.

Për Kosovën, fatëkeqësishtë, ajo qka po ndodhë tani, vërtetë është shumë brengosëse sepse, sikur po na detyronë dikush e nuk e di kush përposë vetëvetës të punojmë kundër asajë për qka u flijuam, për atë për qka u përgjakem jo vetëm në luftën mbrojtesë të fundit më Serbinë, bishën e ardhur nga Karpatët por, edhe shekuj më radhë e ende nuk u mësuam ta dallojmë së kah po na vjenë kjo e keqe.

Po na vjenë nga vetëvetja sepse shumë lehtë, në mënyrë naïve apo të qëllimshme, po bëhëmi argat të armikut.

Ate që e ceka në nentitull, nuk është rastësi por e vërtetë dhë ne nuk po reagojmë itëri si komb për rrezikun që po na krijojnë të ashtuquajtur sundues duke bashkpunuar dhë duke i ndejë gaditu atijë që po tentonë më manovrime dhë forma tjera politiko-diplomatike, ta rivëndosë kontrollin në Ballkanin Lindor si teren politik ku Rusia do ta përforconte ndikim si ëndërr e kahmotshme duke e injorue Evropen dhë Amerikën.

Dhë, jo vetem kaq, por dhe rajonin ta mbajë në nji gjendje ose të ngrirë ose të tensionuar.

Shqiptaret e Kosovës por edhe udhëheqja e sajë, nuk mundë dhë nuk guxonë që të heshtine  ti pranojnë sjelljet e Kryeministrit Shqiptar në raport më Serbinë si dhë anashkalimi nenqmues dhë nenshtrues ndaj Kosovës.

Kryeministri shqiptar, po e donë heqjen e kufijve sipas idesë së Vuqiqit, sa dhelpërak ma shumë qellmkeq por më plan të arritjës së qëllimit që, përpos që Kosovën ta paraqesë pjesë të Serbisë sipas Kushtetutës së sajë( nji ditë ditë do të arësyetohet më këte kur ka nevojë ), por, praktikishtë po punonë në deshtetëzimin dhë zhbërjën e sajë më përkrahjen e Ramës dhë Thaqit, anipse ky i fundit skutave të Parizit,fshehurazi po punonë më Presidentin Franqez Makron më ndihmën e Vuqiqit për ta ringjallur idenë e korigjimit të kufijve që më angazhimin Rama-Thaqi-Vuqiq më ndërmjetësimin e Makron, i shtojnë shpresat në këtë mision.

Presidenti Makron, duke tentue që ta marrë primatin mbi BE-në para Gjermanisë, ai, para disa ditësh lëshojë deklarata skandaloze rreth NATO- s si e pa nevojshme e në vëndë të sajë të krijohen forcavtë posaqme të Bashkimit Evropian, duke i anashkaluar  qellimishtë Shtetët e Bashkuara të Amerikës si sipërfuqi botërore në aspektin ushtarak, ekonomik e demokratik.

Dhë, kush tjetër  përposë Rusisë i duartrokiten dhë e përkrahu.

Tani, ku ështe rroli antishqiptar dhë proruso-serb i Edi Ramës në “afirmimin e idesë së levizjës së lirë të njerzve dhë mallrave”, më eliminimin e kufijve e posaqërishtëtani kur bisedat më Serbinë janë nderprerë njiherit për ta shpetuar Kosovën nga ndarje më angazhimin e Thaqit, e tani, pa e njohur Serbia Kosovën, po tentohët që nepër derën evogël, Serbia ti vëjë kufijtë më Shqipërinë pa Kosovën, e shkrirë( “ e bashkuar “) në Shqipëri gjoja e bashkuar por si komb i zvogëluar dhë i mbikëqyrur nga Serbia.

Edi Rama, a nuk po e kuptonë apo është naiv apo i qëllimishtë, para shteteve që e kanë njohur Kosovën, po krijonë paqartësi e konfuzion sepse, qka janë shqiptaret e Kosovë ata që nuk bashkpunojnë më Serbinë e të shqipërisë po.

Apo, pse udhëheqja kosovare nuk pajtohët e e kundërshtonë Serbinë, hiq Thaqin, e Kryeministrin shqiptar po.

A po punonEdi Rama pa vetëdije së po e ndihmone Serbinë që të jetë e sukseshme në angazhimin e pa ndalur rreth qnjohjeve të Kosovës karshi nji diplomacie inegzistente dhë inerte të Kosovë dhë kështu, Kosova po e dobësonë pozicionin e sajë nderkombëtar.

Shtoja kësajë skandalin e vetëkrijuar nga oponentet dhë gjykata më Komisionin Qendror të zgjedhjeve dhë PZAP-in që, më dirigjimn dhë kontrollimin e Thaqit, po shtyhen zgjedhjet përmes të ashtuquajturave ankesa të subjekteve politike e individuale.

Nji palë zgjedhje shumë të rregullta e demoratike, tani ja qitem faqën e zezë plus, vonesa në konstituimin e organev shtetërore, Parlamentin dhë Qeverinë që po na kushtonë shumë, pasojat të cilat do ti vërejmë apo veq po i vërejmë qysh tani.

Frika, e atyre që sovrani i qiti jashtë dhë i eliminojë dhë ju tha jo ma në pushtet, sepse nji opozitë e deritanishme e kordinuar dhë bashkëvepruar, përmes votës së popullit, erdhi në pushtet, që, do të jëtë rrezik për uzurpuesit, abuzuesit dhë keqëpërdoruesit të pushtetit, të cilet do të ballafaqohen më drejtësinë tani jo të kapur e kontrolluar, por të lirë e demokratike.

Populli, shumicën e “komadantve qlirimtar” i largojë nga pushteti por, ende po kokorizën disa nga ta spse na u paska rrezikuar demokracia pasi nuk e kaluan pragun duke u thirrë në votat e jashtëligjëshme të Listës serbe për mënyrën e arritjës jozyrtare.

Për habi, Nisma bashkë më Fatmir Limajn si pjesë e koalicionit PANA, pritën 4-5 orë për të arritur Lista serbe nga Beogradi pas dhënjës së dritë së gjelbërt nga Vuqiqi përmes intervenimit të Thaqit për ti bërë votat për krijimin e Qeverisë.

Ku ishte athere Nisma sot e zhurmshme kur u pajtue dhë ja bëri aminin për tu bërë pjesë e pushtetit si parti e tretë bashkë më listen serbe ?

E, tani, për nji grusht pushtet të pamerituar, donë që të bëjë qdo gjë që është e mundur që të hyjë në Parlament mundësishtë edhe në Qeveri.

Zoti Limaj ishte në Partin Demokratike të Kosovës bashkë më Hashim Thaqin si Kryetar partie, si Kryeminister e tani në krye të shtetit.

Ishte edhe pjesë e qeverisë dhë e pushtetit bile edhe si udhëheqës i Komisionit për bisedime më Serbinë të udhëhequra nga Thaqi kundër Kushtetuetës së Kosovës që ishte detyrë e Kryeministrit, por, e pranojë dhë nuk reagojë.

Gjykata Kushtetuese më të drejtë e shpalli këtë Komision antikushtetues dhë u nderpre.

Nuk mundë të pastrohesh as ti e as udhëheqja e partisë sate nga të bëmat si badhkpunëtor dhë bashkautor i shumë veprimeve kriminalohajdute për të cilat gjykata e Kosovës bashkë më ate të UNMIK-ut,e kontrolluar nga ju, ju shpalli “ të pafajshëm “

Zoti Limaj në ndergjegjjen tënde, a ndihesh fajtor për aferat korruptive, nepotishte deri të ato kriminale.

Kishte akuza të rënda për keqëpërdorim përmes tendereve derisa ishit Minister i Transportit ku akuzoheshe për përfitime të mëdha parash.

Po, si ndodhi kur në gëzimin tëndë familiar më rastin e martesës së djalit pas lufte të shkallmuar nga skamja, bëre hargjime të cilat as në Beverly Hiil aktoret e njohur botëror do ta kishin lakmin. Kah parat ?.

Si ndodhi që deshmitari i mbrojtur dhë kryesor Zogaj, të” vetëvaret “ në parkun e qytetit në Gjermani para së të nisin procedurat e gjykimit për vepra kriminale.

Populli i Shqipërisë, i Kosovës, i Maqedonisë Veriore por edhe në diasporë, të marrin hapa unik vendimtar në mbrojtje të interesave gjithëshqiptare duke i ruajtë, mbrojtë dhë sigurue integritetin e shtetit të Kosovës dhë ti ndalojnë veprimet e shtetit shqiptar të demshme, konformë gjendjës egzistuese në mes të dy shteteve shqiptare në raport më Serbinë si dhë ti kundërshtojnë veprimët e kolaboracionistve të individëve që punojnë për interesa të Serbisë.

Ata, duhet të largohen nga pushteti, të injorohen dhë të demaskohen politikishtë dhë të ndermirrën masa ndeshkuese ndaj tyre deri të shkarkimi nga postet shtetërore.

A nuk jemi në gjendje ta mbrojmë vetën nga vetëvetja, shqiptaret nga shqipfolësit më ëmer shqiptar ?

Këndë ta fajsojmë athere përposë vetëvetën në rëndë të parë

Populli nae hapi rrugën për veprime të dobishme e të drejta..

Pra, nisur nga titulli i këtijë shkrimi së, a duhet  të trajtohët Edi Rama si Vuqiqi pasi hyri nenë sjetullën e tijë në dëmë të Kosovës ? A duhet të shpallët përson nongratanga Kosova ?.

Vlerësojeni, analizojeni dhë, vendosni. Rreziku është përmanent në këto rrethana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat