Frika nga faktori “Albin”

Opinione

Frika nga faktori “Albin”

Genc Xërxa Nga Genc Xërxa Më 15 nëntor 2019 Në ora: 18:49
Albin Kurti

Kjo stërzgjatje e rezultateve përfundimtare të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit, veçse e bënë këtë proces të dyshuar edhe pse mbarëvajtja e saj gjatë ditës së votimit ishte më shumë se për tu lavedëruar. Rezultatet preliminare treguan përzgjedhjen e sovranit pasi ai foli më ndryshe se herave tjera. Duket se ky zë disa qarqeve po u pengon dhe po u prish përllogaritjet e bëra paraprake sidomos estabilishmenteve përbrenda vendit poashtu edhe atyre rajonale. Kjo nismë e ndryshimeve rrënjësore pothuaj në Kosovë me procesin elektoral, ka krijuar sadopak impakt edhe në estabilishmentet tjera që mund të ndrohen në zgjedhjet e ardhëshme, siç bëri Kosova. Pra, ekzistojn disa nisje apo procese të ditura apo të paditura qëindërthuren estabilishmentet rajonale në përmbylljen e tyre që tani po duket se po mbetën në gjysmë. Sepse tani me gjasa reale mund të vi në krye “faktori Albin” dhe gjitha marrëveshjet e “fjetura” mes akterëve apo pazareve rajonale mund të prishen dhe bëhen publike, nga kundërshtuesi me i madh i tyre, idikurshëm në opozitë. Qeveritë përreth me estabilishmentë të konstruktuar e të njejta më se afro 30 vite, kjo frymë e ndryshimeve që po e sjell Kosova do mund të ndikojë edhe tek to. Frika e ndryshimeve mund të mos ndalet vetëm tek Kosova, por njëkohësisht janë teste se si do dorëzohet pushteti tek partitë që thuhet se janë me orientim demokratik.

Shqipëria vetëm sapo ka filluar të vërejë një ngarkesë mbi supe pas dështimeve të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë për gjoja “pajtim në heshtje” rreth ndryshimit të kufinjëve, ku njëpjesë të rolit e luajti edhe qeveria shqiptare duke tentuar të fshihet pas eksponentëve kosovar. Ndërsa iniciativa e “MiniSchengenit” (a-po-tentohet-qe-te-perseritet-krijesa-tito-kardel-1945) në mungesë të faktorit Kosovë s’eshtë asgjë tjetër vetëm një formë tjetër e ndryshimit të kufinjëve ku Serbia do ishte lokomotiva që do e udhëhiqte rendin e këtij pakti, sa nga (Rusia-Kina) e sa nga BE, nëpërmjet kushtëzimeve më të mëdha të stabilitetit rajonal kur ndër vehte do kishte edhe vagonë shtesë që do i përdorte si karem.

Mendoj se nëpërmjet Samitit të Berlinit z.Rama mendoi se do faktorizohej dhe do ishte njëri ndër pishtarët apo katalizatorët promenentë të ndryshimit “me takt” të qasjës rafinuese shekullore ndaj Serbisë dhe arritjës së pajtimit serbo-shqiptarë,duke mosllogaritur asnjëherë,neutralizuar apo anashkaluar subjektivizmin Kosovar, një lloj patronati i një kompromisi të dëmshëm në heshtje mbi çështjen shumë pak të studiuar. “Një rilindjevetëdisuese dhe një humanizëm i tepëruar karshi djallit ku i kërkohet sakrifikuar diçka të shenjtë për ta zotëruar altarin e përndritjës” (gjithnjë bazuar sipas veprimeve që po ndërmerr). Një lak fyti që kosovarët e dijnë bukur mirë se si kuzhinat e politikave serbe dijnë të gatuajnë gjëra mjaftë pikante që as truri nuk do arrijë ta mësoj shijen duke mos kursyer as shtojca tjera në qarqe të ndryshme nderkombëtare. Protagonizmi itillë “kompromisës” në sy të botës, ndërsa kuptim tjetërbrenda konsumit të brendshëm, e bëri që qasja ambiguale drejtë zgjidhjës së nyjës Kosovë ta vështirësoi poziten e tij në politikat e brendshme qeveritare.S’ka nevojë mendojë as Shqipëria por as Kosova të fletë me tendencë vendimmarrje në emër të njërës apo tjetrës duke ditur se secila ka institucionet representative të vetat, e asesi kur është fjala e Kosovës në raport me Serbinë( a ka-identitet-kosova). Nuk ka arsye as që ndonjë figurë të ngritet idealizohet mbi atë kombëtare dhe personifikohet apo glorifikohet aq shumë sikurse dikur ishin personazhet përndritëse gjatë kohës së Romantizmit shqiptarë apo Rilindjës së dikurshme, personalitete të tilla kolosale intelektuale realiste e shtetëformuese vështirë se do kemi në një të ardhme të afërt. Jemi në kohëra dhe kontekste të ndryshme. Por nga kjo pikëpamje shkurtëpamëse glorifikuese nëse shikohet, i vie që Z.Rama do bie ndërsa do ngritet Z.Kurti mbi “oreolën kombëtare”.

Njerëzit kanë nevojë, për punë, shpresë, siguri dhe jetë të dinjitetëshme. Broçkullat mbi nacionalizmin dhe identitetin janë gjëra që gjithnjë të lënë barkun thatë e mund të “humbin kokën” ndërsa për tjerët krijojnë pasuri,tek ata që në krye këto politikai proklamojnë. Vetëdijësimi civil dita ditës po rritet, nuk po gëlltiten gjëra të tilla më. Tereni është mbreti apo gjendja reale e përditëshmërisë sonë, jo folklori apo popullizmi. Të shohim se si qeveria në ardhje e Kosovës do arrijë të lëviz gjërat në të mirë e shmanget nga kjo ideologji.

Serbia gjithashtu me një estabilishment më se tridhjetëvjeçar dhe bartës kryesor i përgjegjësisë së gjitha të këqijave që këtë rajon e gjeti viteve të 90’ dhe fundit të 80’ po u afrohen zgjedhjet ku numri i pakënaqësisë sikurse edhe në vendet,pjesët tjera rajonale ka arritur kulmin nga mosperspektiva, joligjëshmeria dhe kontrolli monopolo shtetëror.Frika nga Albini vie pasi kjo frymë e ndryshimit dhe e qasjës jonënshtruese karshi Serbisë në mënyrë lineare të ndryshoj edhe qasja e saj ndaj Kosovës. Do e bëjë që të ketë respekt në suaza shtetërore të ndërsjelltë.E kjo mund të bëhet dhe vihet në jetë me akterë tjerë në pushtet, jo nga të pranishmit. Pra frika se i gjithë naracioni ekzistues serb tani mund mos të shërbej dhe kryj punë kur karshi tij apo në oponencë gjindet faktori Albin, drejtë zgjidhjës relakismit dhe njohjës së ndërsjelltë.Dy taborët e mëparshme në të kaluarën ishin të backgroundit luftarak, si ata që vinin nga Serbia si shkaktarë agresues i luftërave në ish-Jugosllavi por edhe në anën e Kosovës ishin ushtarakë që dikur ishin në mbrojtje të vendit si komandantë, gjenerala apo luftëtarëe që njiheshin qysh nga „koha e tytave përball njëri tjetrit“ tani kishin dy palët tjetër rol, atë politik. Tani rrethanat janë tjera, nuk ka se si të sulmohet “faktori Albin” nga e kaluara, apo kushtëzuar me ndonjë proces të modifikuar siç oponenti e ka në targun e etiketimit tëtë „zëdhënësit të vrasësit të dikurshëm shtetëror“. Pra Serbia duhet të gjejënjë kategori të reprezentimit të përafërt intelektualo-etiko-politik nëse dëshiron të jetë e barabartë. Se përndryshe në tavolinë do e ketë humbjen e sigurtë (a-do-jete-status-quo-e-prolonguar). Për teren nuk mund të flas pasi ajo ka eksperienca perfide manipulimi të situatave, e aftë që tabëjë„të zihen prap si dikur në fshehtësi kazanat e përzierjës nga dora e djallit e pastaj ai helm të shitet në opinion si eliksir i shpëtimit mes palëve“. Pra avansimi në reprezentim nga Kosova do e bëjë edhe njëherë Serbinëtë mendoj dhe ndoshta ti lëkundet karika të pranishmëve në pushtet. Kjo frymë nuk do ndalet vetëm edhe tek Serbia, do përcillet mendojëedhe më gjerë sidomos edhe me mosintegrimin europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat