A thua do mblidhen të gjithë faqezinjtë në një qoshe?

Opinione

A thua do mblidhen të gjithë faqezinjtë në një qoshe?

Nga: Dedë Preqi Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 14:14
Dedë Preqi

Pse rroli i akterëve politik të Kosovës, u bë rrol me dy fytyra, me njërin rrol e trajtuan vetëvetën aq me modesti, duke i dhënë pa të drejtë pushtet të pakufishëm, sa brenda një kohe të shkurtër bëhën edhe milionera, ndërsa me tjetrin rrol e luajtën rrolin e djallit, që prapësojnë parimet dhe zhvillimet e popullit dhe vendit të vet.

Nga një vend sovran e njikohësisht edhe paqëdashës sikur që është edhe Kosova, pse ky lloj pozicioni do kthehej në një kompleks të një anti vlere dhe anti-atdhetarie me energji rrënuese, duke anashkaluar edhe rrënjët e gjenezës së vet, të kulturës dhe të traditës.

Mvetësia e shtetit të Kosovës, është shtysa më e vlershme, që do ta shdërronte gjithçka pozitive në jetën tonë, dhe është diçka më shumë se një zbulim i ri, që lidhet me poezitën tonë si popull si kurrë më parë në histori, dhe se përjetimi i drejtë i kësaj mvetësie është diçka që nuk çmohet me asgjë, që do varet nga gjykimi i drejtë dhe vullneti i këtij populli.

Pas pamvarësisë së Kosovës, ndër të tjera u duk se po zhvillohet edhe vetëdija njerëzore në këtë vend, ku gjithçka do arrijë pikën e saj të lakmueshme nga liria dhe format e ndryshimit, për këtë arsye edhe vetë njeriut i duhet kjo hapësirë lirie e madhe që quhet demokraci, në të cilën çdo gjë përcaktohet nga nevoja, që bazohet edhe mbi sigurinë.

Mirëpo, këtë gjë do e nxjerrim në pah ndryshe, nga gjithë kjo do të dilte diçka e pa imagjinueshme që do rrjedh nga mangësitë tona dhe mënyra e të «qeverisurit», pa dyshim se ky përvijim me qeveritë e dobëta të shtetit të Kosovës, do shdërrohet si gjithçka në përsonale, poashtu edhe vetë shteti, i cili trajtohet i kapur nga bandat e krimit dhe korrupsionit prej atyre që nuk ia deshtën të mirën këtij e këtij populli dhe vendi.

Kënd duhet ta fajësojmë si shkakëtarin  e gjithë këtij kaosi dhe rrëmuje, e gjithë këtyre ngecjeve zhvëllimore, e gjithë këtij korrupsioni, e gjithë atyre krimëve të luftës dhe pas luftës, e gjithë kësaj papërgjegjësie dhe drejtësie, duke mbetur po aq të huaj ndaj vetë realitetit tonë, apo deri kur, duke u mbeshtetur gjithë jetën në mëshirën e të tjerëve.

A do të thotë se këta njerëz faqezinjë duhet të turpërohen një ditë dhe të kërkojnë falje para gjakut të dëshmoreve që ua sollën lirinë, a duhet të turpërohen dhe para këtij populli, që po e gjunjëzojnë pamëshirshëm në mënyrë brutale dhe përbuzëse në aspektin shoqëror dhe ekonomik, shëndetësor e kulturor, moral e shpirtëror, duke e goditur dhe fyer gjithë sakrificën e tij njerëzore dhe meritore.  

Koncepti i këtyre faqezinjëve duket se do merr një kuptim të ri, apo më të shëmtuar?

Thjeshtë adhurimi i tyre iu bë nga Lufta e lavdishme çlirimtare, nga lavdija e saj e përjetshme, por jo edhe nga lëvëdija e tyre e dyshimtë dhe jo njerëzore, që një pjesë jo e vogël e tyre u zbulua me keqpërdorimet dhe abuzimet e pa ndalura dhe të pakufishme të djersës dhe  mundit të këtij populli.

Ndjenja, që duket se po mbizotëron tani, lidhet me përceptimin e qeverisë dhe qeverisjes së re, si diçka tashmë e formuar përmes dy subjekteve politike fituese në mes LVV, dhe LDK, pa dyshim si e pa zakont, por e mundur nga vullneti i vetë popullit,  madje më se e nevojshme të kemi një qëndrim, një gjykim dhe një program të mirëfilltë në favor të shtetit dhe popullit të këtij vendi.

Prej kësaj ndjenje themelore lind një qëndrim i ri kundrej një qeverisje  shëmtuese e cila do na i vërbëronte sytë dhe të ardhmën e këtij vendi. A do jetë më e hidhur apo më e ashpër qeverija e ardhshme në krye me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, bëhët fjalë për njerëz me mendje të shëndoshë dhe me duar të pastërta, jo me nxitë dhe me shtypë njerëz dhe vullnetin e një populli, por duke i ftuar të jenë shpirtërisht të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm sikur pranë sofres së tyre.

Si rrjedhojë e gjithë kësaj, do bëhët si me urgjencë ajo që në kuptimin e saj të parë quhet «qeverisje e mirëfilltë», do të thotë të shikosh, të gjykosh, të drejtosh, të kuptosh dhe të vlerësosh drejtë atë që të jepët, duke pasur një vështrim të përgjithshëm dhe pozitiv për popullin dhe shtetin e Kosovës.

Për sa i përketë gjendjes së prekshme të gjithë atyre që kanë thirrje nga Gjykata Speciale e Hagës, mund t’a përkufizojmë në dy apekte, në njërin aspekt nuk gjykohet Lufta e lavdishme e UçK-së, por mund të gjykohen individ të caktuar për shkaqe të caktuara, ndërsa në aspektin tjetër, çdo preoces i ndjeshëm dhe i dhimbshëm i ka premisat e veta fizike dhe psiqike, kur flitet për një shkakësi prapavepruese sipas së cilës, shumica e këtyre përsonave të thirrur akuzohen si shkakëtarë të shumë vrasjeve të kombasve të vet në kohën e luftës dhe periudhën e mbasluftës.

Për t’i kuptuar më mirë të gjithë ata qeveritarë faqezinjë që e prunë Kosovën në këtë gjendje të mjerueme, ata duhet ti parafytyrojmë jashtë qeverisë dhe në opozitë, që të shërohen nga sëmundjet e krimit, korrupsionit dhe keqmenagjimëve të shëmtuara ndaj këtij shteti dhe populli.

Me rëndësi mbetët edhe qasti i krijimit të qeverisë së re, në krye me Albinin dhe Vjosën, të cilët po i pengon lëvërdia e Hashim Thaçit me veglën e tij, kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, kryesisht për ta gjymtuar fitoren e LVV, dhe për t’a nxjerrë NISMËN dhe AKR, në pragë të fitores, përmes rinumërimit të votave të numëruara, apo për të provuar që ti nxjerrim «vjamë pleshtit».

Vetëm njerëzit primitiv e trajtojnë ekzistencën e vet të zotëruar në mister, por sot gjithçka është e zbuluar, dhe gjërat e kanë një domëthënje të qartë që shkojnë përtej botës empirike.

Është domethënese fitorja e LVV dhe LDK-së, në këto zgjedhje, për të formuar një qeveri krejtë ndryshe nga të tjerat, dhe ky shdërrim i rendimentit të punës së kësaj qeverie, përkon me një vetë shdërrim edhe të vetë njeriut, që do ta karakterizonte kulturën qeverisëse në këtë vend.

Në ecurinë e mëtutjeshme të proceseve dhe marrëveshjeve në mes këtyre dy partive ka ngecje të vullnetit nga individ të caktuar, posaqerisht nga ana e LDK, në krye me Isa Mustafën dhe rrufepritësit e tij Lutfi Haziri dhe Agim Veliu, të cilët këtë parti e mbajnë peng që mbas vdekjes së presidentit historik dr. Ibrahim Rugova.

Në këto rethana- nga një këndvështrim i veçantë, nëse NISMA dhe AKR, e kalojnë pragun dhe bëhën hysetare të kualiciot LVV, dhe LDK, ky rrezik rritet në përpjestim me masën e pushtetit që kërkojnë, duke e minuar dhe ç’akorduar një pushtet të ardhshëm, i cili përfaqësohet me njerëz të njejtë të pushtetëve të kaluara, që nuk i jep llogari askujt.

Përndryshe, si do të ishte e mundur që në Kosovën e pavarur dhe demokratike të ndodhin gjëra të tilla, të gjitha këto pa drejtësi dhe çmenduri ia behën në demokracinë e saj, me ç’rast duhet t’ia ngarkojmë këto të meta vetëm vetëvetës dhe kërkujna tjetër, sepse e kemi shtetin tonë dhe nuk po mundemi ta shtyejmë përpara dhe as ta lëvizim me ndërgjegje të pastër ashtu sikur e meriton.

Prandaj, nuk është jashtë logjikës së shëndoshë dhe qëllimeve parimore, që nëse ecuria e ngjarjeve vazhdon në këto kushte dhe rrethana të përmendura më lartë, më e drejtë dhe më e sinqertë do të ishte të shkohet edhe njëherë në zgjedhje të reja, se sa të ngarkohet qeveria e re me një opsion «suprem» dhe të përcaktohet të qenët e tij me pjesë përbërëse shkatërruese dhe degjeneruese të vendit.

Dhe në zgjedhjet e ardhshme të ndryshohet ligji për pakicat, veqanarisht për pakicën serbe, që ti kenë dhjetë vende të rezervuara, sepse këto vende përveq se janë keqpërdorur, veprimet dhe sjelljet e këtyre njerëzve janë më se të turpshme dhe në kundërshtim me shtetin dhe Kushtetutën e Kosovës, duke qenë argatë dhe vegla të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat