Koalicionet e besueshme opozitare janë vetëm Aleanca me Besë

Opinione

Koalicionet e besueshme opozitare janë vetëm Aleanca me Besë

Nga: Sulejman Mehazi Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 16:59
Sulejman Mehazi

E mira para se të vijë i ka parashenjat, po edhe e keqja para se të vijë i ka parashenjat e veta. Parashenja e së keqes së opozitës shqiptare në Maqedoninë Veriore është se nuk duan të koalicionojnë e të bashkohen si do popullata shqiptare, por si duan kokat karrieriste të partive politike. Do bashkohen, ama si?, dy nga dy, bash ashtu si dëshiron e do BDI. Kjo vërehet ditëve të fundit me takimet dyshe të liderëve opozitarë. Dyshja e parë e bisedimeve koalicionuese, ASH-ja e Selës me Alternativën e Gashit, kurse dyshja e dytë, Besa e Bilallit me PDSH-në e Thaçit. Që në fillim shihen gabimet partiake opozitare në mes Selës dhe Bilallit.

Për ta mundur BDI-në, Sela dhe Bilalli detyrimisht duhet të koalicionojnë së bashku fuqishëm si parti të pastërta opozitare, e pastaj me marrëveshje të kujdesshme të njëri tjetrit të bëjnë plane koalicionuese edhe me partitë tjera, PDSH-në dhe Alternativën. Nëse Besa pajtohet që ASH të bashkëpunojë me Alternativën, le të bëhet, po edhe Sela do pajtohej që Besa të bashkëpunonte me PDSH-në.
Popullata shqiptare do që opozita shqiptare të jetë e bashkuar e jo e përçarë.

Koalicionet e besueshme opozitare janë vetëm Aleanca me Besën, nëse këtyre dy partive gjatë zgjedhjeve ju  bashkohen edhe Alternativa dhe PDSH-ja atëherë ka dyshime që pas zgjedhjeve të ketë përçarje.

Alternativa e PDSH-ja të prishin koalicionet me Aleancën e Besën për shkak apetiteve të tyre qeveritare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat