Vladan Gjorgjeviqi la bishta prapa

Opinione

Vladan Gjorgjeviqi la bishta prapa

Nga: Gani Mehmetaj Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 20:36
Gani Mehmetaj

Serbi Vladan Gjorgjeviq në librin e tij "Shqiptarët dhe fuqitë e mëdha" (të përkthyer e komentuar nga Mustafa Kruja) shpreh urrejtje prej të sëmuri ndaj shqiptarëve në përgjithësi e shqiptarëve katolikë në veçanti. Me 1913 ai e kërkon lejen e Fuqive të Mëdha që ushtria serbe t'i zhduk shqiptarët nga faqja e dheut si "racë inferiore me bisht".

Piro Prifti një Vladan xhuxh nga krahina shqiptare me kryeqytet Tiranën, e ngushton fokusin e urrejtjes së tij. Ai tërbohet pse "kosovarët" janë kundër bashkimit të Serbisë me Shqipërinë, pse ata nuk e bënë aleatë Serbinë sikurse Enver hoxha dikur, pse e lidhën fatin me Gjermaninë e Italinë,  prandaj nuk i kursen me fyerje, përpjekje për denigrim e shpifje.  Për dallim nga V. Gjorgjeviqi, Piro nuk e thotë kanë bisht a s'kanë bisht shqiptarët e Dardanisë, por për të tjerat nuk i kursen. Gjithashtu nuk e kuptova ç'pati portali "Revista Drini" që ia botoi këtë pamflet antishqiptarë, që të rrëqeth.

Në reagimin e parë i shkrova: " Piro Prifti ke aq shumë pasaktësi, ligësi, dashakeqësi e shpifje në shkrimin tuaj sa me tmerron. Nuk kam lexuar në asnjë shkrim të ndonjë serbi, madje as te Garashanini aq shume gënjeshtra se sa qe shkruani ju për shqiptarët e Dardanisë. Paqja qoftë me juve, Piro."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat