Mos moralizoni banalisht

Opinione

Mos moralizoni banalisht

Nga: Bardh Nengurra Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 09:40
Bardh Nengurra

Dhija ja kish pas pa delës organin gjenital rastësishtë nji herë dhe zgërdhihej tue e perqeshë; ...ha hahaha  ta pava , ta pava .

Ardhja e tifozve të Mbretnisë së Bashkueme dhe ekipit Kombëtar të Anglisë në aeroportin Sllatina në Prishtinë per ndeshjen e radhës per kualifikimin per kampionatin europian dhe menyra e pritjes dhe mikpritjes së tyne nga nikoqirët kompetent të shtetiti tonë Dardanisë ( Kosovës ) u ba tëmë e diskutimeve dhe kundërshtimeve të shumta mes shqiptarve në Dardani dhe kudo janë ata. Ma së shumti kjo mikpritje po diskutohet nepër FACEBOOK dhe portale tjera. Reagimet janë të ndryshme dhe fokus debati asht pritja me lule nga disa vajza shqiptare që i ban futbollistave anglez. Unë ndihem mirë se 90% e miqve të mi që i kam në facebook.com mendojnë si unë dhe ata u ndinë mirë per pritjen që shqiptaret e Dardanisë ju ban miqve anglez. Ndihem krenar që po shof se 90% e shqiptarve kudo janë ndihen krenar me organizimin dhe pritjen që ju ba dje musafirve anglez. Mirpo vemendjen time e perqendrova te reagimet e disa personave publik , të shkencës, të kulturës dhe të politikës. Ma së shumti me befasojë reagimi i panevojshem, i pavend dhe i padinjitet, pra reagimi banal i Ambasadores së Dardanisë në SHBA, zonjushes Vlora Çitaku.

Para se me fillue debatin me zonjushen Vlora unë do i ceku disa fakte që arsytojnë dhe e bajne madhështorë veprimin e pritjes nga pala shqiptare të Reprezantacionit anglez.

Portalet dhe shtypi anglez ka disa muej që kan shkrue artikuj dhe kan tërheq verejtjen tifozve anglez dhe anglezve në pergjithësi që të bajnë kujdes e mos të udhtojnë në Dardani sepse atje ka rrezik permanent per ndonji veprimtari terroriste të ekstremit islam sepse sipas tyne Dardania qenka vend musliman ku paska strofullen edhe ISIS dhe Xhihadi islam.

Unë se kam idenë kush tjetër pos DARDANVE ( tifozet e Perfaqësueses së Dardanisë ) e organizojë pritjen e anglezve me ato vajza me buketa lulesh per musafiret anglez, por kushdo të ketë qenë ai ose ajo unë i them nji AFERIM të madhe. Ky veprim asht demantimi ma i denjë per shkrimet e ndryshme dashakqija që qarkulluen në gazeta dhe portale angleze per Dardaninë. Mënyrë ma dinjitoze me ua mbyll gojen atyne artikullshkrusve se kjo nuk ka. 

Gjatë viteve 1970 në ditoren e Dardanisë të asaj kohe në RILINDJA ka pas nji flejton me shkrime per fiset Ilire në Gadishullin Ilirik. Nuk më kujtohen autoret ( e mbaj mend se ishin dy bashkautor ) , por ato shkrime ishin teper interesante dhe unë po e shperndaj tash ketu nji spjegim që e pata lexue aty per nji fis që paska pas jetue në Dalmacinë jugore diku apo në Malin e Zi të sotshem, nuk jam i sigurt tash. Por kam mbajt mend nji spjegim. Ai fis Ilir paska qenë aq mikpritës dhe aq i urtë e bujar sa kur i ka shkue musafiri në konak i ka ofrue musafirit krejtë çka ka pas dhe e ka trajtue si ZOT. Mes tjerave i paska ofrue edhe femen të familjes me e ba natën me te nese ai ndin nevojën. Mbaj mend mirë se kur lexova këtë isha bashk me fqinjin dhe mikun tim Skender Haskaj ( tash i ndjerë ) dhe unë pata sha me za autoret ( studjuesit ) pse e kan shkrue atë adet primitiv e banal. Nuk kisha nivelin e njeriut të civilizuem e te arsimuem në atë kohë që ta kuptojë se kur ishte ajo kohë e se autoret vetem e spjegojnë se si ka qen ai adet.

Pra e ceka këtë per shkakun se fatmirësishtë në trojet Pellazgo-Iliro-Arbnore ende ka mbet gjak i pastër , gjak i paperlyem me anadollak aziatik e me sllav të Karpateve dhe edhe sot e kësaj dite mikpritjen dhe bujarinë e kemi të Shenjtë. Andaj une mendojë se kjo pritje ishte madhështore dhe me bani të ndihem mirë si shqiptar i Dardanisë këtu në krye të Europës në Norvegji ku unë jetojë, ku per pritjen aq të ngrohet dhe bujarinë shqiptare po shkruen edhe shtypi norvegjez. Shtypi naglez ashtë me perplot shkrime falemnderuese dhe janë mahnitë me grohtësinë dhe pritjen që ju ba atyne në Prishtinë.

E tash pak fjalë me ty zonjusha Vlora Çitaku. Kishe ba nji reagim të cilin e lexova diku te profili i nji mikut tim në facebook të cilin edhe ti e kishe mik virtual në facebook.com.

Zonjusha Vlora ti je vajzë që ka lexue e lexon shumë, por edhe je me origjinë nga treva ku meselet e odave apo bisedat me mesele shiten shtrenjët dhe janë të " ambla  ".  Besojë se ti ke sensin edhe me i kuptue ato. Nji fjalë e urtë e popullit tonë thotë; ...i keshuni të perqesh. Dhe tash skam faj unë që po ta perkujtojë këtë thanje apo edhe at meselen e deles dhe dhisë që e fillova shkrimin me te. Ti kishe ba nji koment që ma mirë ta kishe ba nji m... se sa e ke ba at koment. 

Ja pse! Pozita e jote e diplomatës nuk ta lejon ty të shfryhesh ashtu me inat katunaresk, dernicar primitiv. Kjo që thash vlen vetem per shtresat e paarsimume të Drenicës sepse jam i vetdishem se Drenica ka dhan shumë figura të kulturës dhe shkences. Pse Vlora e hudhe vetën në këtë grup ?!

Gjinija e jote ( femen ) nuk ta lejon poashtu ta moralizosh e banalizosh nji veprim të organizuem ( s`ka pikë randësie nga kush ) zyrtarisht per ti prit nji grup sportistësh të nji shteti mik, të nji shteti që bashk me SHBA-të na shpetojë nga shfarosja hiq ma larg se para 20 vjetve. Ti si diplomate e din të vertetën se ishte Kryeministri i Britanisë Madhe z. Toni Bler ai që ma së shumti bashk me Gjeneralin Wesli Klark kambnguli dhe e detyrojë Presidentin Bil Klinton me fillue bombardimet e NATOS në caqet dhe forcat serbe. 

Zonjusha Vlora merr pak mundin dhe shifi në krahnorin e atyne vajzave ku asht e ngjitun logoja e tifozve DARDANËT , pra kjo vertetonë faktin se ato vajza aty nuk kan shkue me tregue " mikpritje të teprueme " sikur thue ti dhe edhe disa injoranta kollonkusur neper facebook.com, por ato kan ba nji veprim të pregaditun dhe të organizuem mbrapa të cilit veprim qendron tifozeria e Dardanisë DARDANËT famëmedhenjë. 

Zonjusha Vlora Çitaku kishe provue të moralizosh dhe kishe kundershtue veprimin e atyne vajzave. Pse e ke ba këtë?! Pse me detyrove ta shkruej tash këtë shkrim dhe ma zbehe at pak respekt dhe shpresë që kisha per ty si nji vajzë moderne dhe e zoja që të konsideroja. Apo u lazdrove ( ju Drenica thueni u HALITE ) pasi patem fillue me të lavdue per ato diskutimet e perplasjet e tua me ministrin serb Dacic në KS të OKB-së.  Nese dikush duhet me folë per moral, moral të asaj natyre çfar ti te komenti yt e kishe nenkuptue , ta them publikisht se ti duhet të jesh ajo e fundit që flet.

Dardania asht e vogël oj Vlora, edhe nji pordhë me e ba dikush në Istok ( qytetëza ma veriore e Dardanisë ) krisma e sajë ndëgjohet pas disa sekondave ne Hanin e Elezit ( krejt në jug të Dardanisë ).

Andaj nese të ban syt se ja pave deles, mos harro se ti je dhija. E vogël asht Dardania oj Vlora. Gjithçka shpejt shifet e ndegjohet andaj per disa gjana kur flasim duhet me ba kujdes. Ti këtë here e ke hudhë fjalën sikur thotë populli ; ... si lopa baglen. 

Po tìsha në vend tendin do e fshija at koment banal dhe do kerkoja falje publike. 

Veprimi i tillë do të bante mirë Ty e jo mu as askujt tjeter.

Dardanve ju lumtë per pritjen e organizueme aq mirë që ju ban musafirve të Anglisë. 

Sarpsborg: 17.11.2019

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat