Shqiptarët, frika dhe integrimet Ballkanike dhe Evropiane

Opinione

Shqiptarët, frika dhe integrimet Ballkanike dhe Evropiane

Nga: Nexhmedin Saqipi Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 14:22
Nexhmedin Saqipi

Iniciativa e formimit të Mini Shengenit Ballkanik, një mundësi e mirë për integrim evropian, është duke u politizuar deri në skajshmëri.

Njerëzit e vendeve të vogla, të prirur për të dhënë vlerësime të nxituara, të shpejta dhe të pa menduara mirë, jo vetëm që shkaktoj huti e defetizëm, por edhe naivitet të llojit të vet.

Sloganet e panevojshme si: “Minishengeni jugosllav”, “Minishengeni Ballkanik, thikë pas shpine Kosovës”, “Minishengeni i projktuar nga rusët”, etj. si dhe opinione, analiza, komente e shkrime të ngjashme, jo vetëm sa e zbehin këtë nisme të qëlluar, por përkundrazi reflektojnë joprofesionalizëm, naivitet e selakllëk.

Takimi i Novi Sadit në Vojvodinë, i Ohrit në Maqedoninë e Veriut e aj i Durrësit, më 21 dhjetor me liderët ballkanik: Vuçiq, Rama e Zaev, me mundësi të zgjerimit të përfaqësuesve të tjerë, jo vetëm që është një hap nga më seriozët deri tani, por edhe një mundësi e mirë për t’i lënë mënjanë hasmëritë shekullore dhe mospajtimet e pafund, të cilat sa vijnë dhe ashpërsohen.

Duke i lexuar këto shkrime të shumta dhe të pakontrolluara, njeriut bie në dilema: a jemi ne për integrime evropiane, apo Evropa të integrohet te ne?!

Çfarë paradoksi! Jo më larg se disa muaj kur lindi ideja për korrigjim kufijsh, për pak sa nuk ramë në bela përmes shkrimeve se kjo nuk bëhet kurrë dhe aq më keq nuk ofronim ndonjë opsion tjetër, duke e ngatërruar atë me shkëmbim territoresh, copëtim e kështu me radhë.

Dhe kështu prapë veprojmë. Assesi të merremi vesh. Dikush thoit e dikush patkoit! Shtiremi se të gjitha punët ne i kemi në dorë dhe nuk kemi nevojë as për Evropë e as për Amerikë. Në anën tjetër autobusët, trenat dhe avionët plot shqiptarë po ikin nga vendi për shkak budallallëqeve tona.

Integrimi si proces

Pse nga proceset integruese frikësohemi, kur ne kemi qenë popull, që më së shumti historikisht i kem dhënë botes vlera për integrime, i kemi formuar shtete fqinjëve tanë, i kem dhënë figura historike, politikanë, diplomatë, gjeneralë, komandantë, kryeministra e ministra të shumtë, me të cilët bota dhe ne krenohemi vazhdimisht.

Mendoj se ka ardhur koha që shqiptarët t’i kthehen vetvetes, unit të vet , të tregojnë guximin dhe trimëri, ngase njerëzit që frikësohen nuk kanë dinjitet, vlerë , dije dhe forcë, sikur një njeri kur e pushton frika sa i vogël, i shëmtuar, i dobët dhe sa i mjerë duket.

Po sikur të na pyesni liderët e kësaj nisme ballkanike me orientime evropiane se a bënë të ecim lirë e të sillemi evropiançe, në parim e thonë Po, por qe do se më pas pyesin kush është kumbara i kësaj nisme dhe çfarë presim prej saj? Ne me siguri, nuk do të pajtoheshim pse ky, apo ai të jetë nismëtar e pse nuk jemi Ne?!

Këto dy gjëra Ju, apo Ne, po na lënë në Kosovë pa Qeveri të re, në Shqipëri me një barrë mentalitetesh të çmendura, në Luginë me një reciprocitet të krimbur, në Maqedoninë e Veriut me iluzione të tepruara dhe në Mal të Zi, me një komunë e gjysmë shqiptare, që apo mbeten pa njerëz dhe perspektivë.

Sindromi i frikës

Pse shqiptaret frikësohen edhe pse pretendojnë me mburrje se janë trima dhe të guximshëm?

Përgjigja do të ishte se shqiptarët më shumë jetojnë nën ndikimin e frikës se sa të guximit dhe krenarisë. Pse të frikësohemi nga dialogu, nga proceset integruese, nga lojërat politike dhe rajonale, nga transparenca dhe e vërteta.

Mjerisht, shqiptarët sot edhe me shumë frikësohen nga jeta, nga skamja, nga pozita e opozita, nga ndryshimet, nga reformat, nga dialogu dhe nga e drejta.

Nëse kështu vazhdohet, nuk do të ishte keq nga Bashkimi Evropian, së pari të kërkojmë një Fondacion të madh, qe ne të rehabilitomi nga sindromi i frikës dhe mospajtimeve shekullore, përndryshe do të jetë e shkruar të vuajmë edhe më gjatë në këto rrugëtime, të cilat nuk i kemi të shtruara me lule.

(Autori është analist dhe publicist, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve “Etika” dhe koordinator i Shoqërisë Civile nga Lugina e Preshevës)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat