Zenel Drangu ish i burgosuri politikë: “Tregon terrorin komunist”!

Opinione

Zenel Drangu ish i burgosuri politikë: “Tregon terrorin komunist”!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 15:09
Qamil Gjyrezi

Zenel Drangu i përket brezit të viteve 70 që në moshë fare të re iu kundërvu diktaturës komuniste dhe kaloi vitet më të bukura të rinisë në kampin e Spaçit ku vuajti 17 vite burg politikë.

Si Kryetar i Shoqatës së ish të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shkodrës, por dhe si një ish i burgosur Politikë që ka vuajtur 17 vite burg në atë kamp çfarosës, nuk e ka të lehtë të tregojë historitë tragjike që shqiptarët antikomunistë, provuam torturat ç’njerzore të banditëve komunistë mbi trupat tanë të pafajshëm.

Historitë e vuajtjeve njerzore që u zhvilluan në Spaç, mjaftojn për të mbushur vëllime sheksperiane. Po ta shikojmë nga ana fizike institucionin e denimit ai duket shum i thjeshtë, një godinë, ku strehoheshin mijëra të burgosur politike të pafajshëm, sepse ata kërkonin liri dhe të drejta njerzore, dhe duke u fokusuar tek ndërtesa tregimet tona do të duken tepër të përcipta për perjetimet tragjike që kaluam ne dhe familjarët tanë. Sigurisht nuk jam në gjendje ti shmagem tundimit për të përshkruar pjesërisht atë që hoqëm të gjith ne, që kaluam një pjesë të jetës aty në at kamp çfarosës.

Kampi i Spaçit u ndërtua nga të burgosurit ordinerë në fillim të viti 1968 në një gropë të atij shpati malor pothuajse i zhveshur nga bimësia. Vendi, siç shihet dhe sot apo në fotot ilustruese, është i rrethuar nga të gjitha anët me male që të lejojnë të shihet vetëm një hektar qiell. Duke qënë në një shpat mali të thepisur të ftohti me erë e ngricë në periudhën dimërore temperaturat zbrisnin shumë gradë nën zero dhe në verë zhuriteshim nga vapa ku shkonte deri në 40 gradë. Nuk ishte vend i pa njohur për strukturat e diktaturës që sundonin shtetin shqiptar, sepse në vitin 1953 ata kishin instaluar një grup barakash për puntorët e ndërmarrjes gjeologjike, arsyeja ishte se nëntoka ishte shum e pasur me minerale te bakrit dhe piritit, nxjerrja e të cilëve u sillte fitim ekonomik të madh shtetit diktatorial.

Nuk e di në mendjen e kujt lindi ideja që të përdorte Spaçin, që “me një gur të vriten disa zogj”, por mund të themi me plot gojën se ishte një mendje sa e mbrapshtë dhe tragjike, se sa inteligjente në shërbim të shqiptarve. Se kur diktaturat nuk e kan përdor një objekt për inteligjencë por vetëm për terrorizëm. Ngritja e këtij kampi pune të detyruar atje, i siguronte shtetit diktatorial jo vetëm burg të tmerrshëm, për të terrorizuar të gjithë ata që kundërshtonin sistemin e tyre të çfarosjes, që skishte si “motër” në asnjë vend që kishte sistem komunist.

Sigurisht përfitimet ekonomike ishin marramëndse se të burgosurit politik as nuk do të paguheshin dhe ata me punë e tyre skllavëruese pushteti kriminal do të kishte fitime marramëndse. Vetë Kryeministri i shtetit të diktaturës, Mehmet Shehu gjatë një inspektimi të zonës me helikopter, u shpreh me fjalët: “ Vend strategjik për të burgosurit politikë”.

Në prill të vitit 1968, në Spaç arriti kontigjenti i parë prej 600 vetash të denuarit politikë nga burgu i Elbasanit. Të lodhur e të dërmuar , nga puna që kishin bërë për të ndërtuar fabrikën e çimentos, shteti i diktaturës i shpërnguli në Spaç për të nxjerrë bakër e pirit nga thellsitë e nëntokës së Spaçit të Mirditës.Të burgosurit ordiner të diktuar nga policia kriminale e diktaturës i pritën të burgosurit politikë me thirrjet “ Jua bëmë varrin, jua bëmë varrin juve armiqëve të partisë e të popullit.” A ta punonin prej muajsh duke e rrethuar kampin me tela me gjemba, dhe kulla roje për ushtarët. E tillë ishte ideologjia komuniste me konceptin tragjik, Spaçi do të ishte varr për “armiqtë e popullit dhe partisë”. Për 6 muaj në vit Zona e Spaçit mbante një dimër siberian i ftohti dhe ngrica bënin kërdinë ndaj të burgosurve politikë të pambrojtur me rroba që ti përshtateshin dimrit. Në acarin e dimrit, të burgosurit politikë që nuk realizonin normën, lidheshin me pranga dhe me kavo çeliku nëpër shtylla, dhe liheshin aty deri sa humbnin ndenjat. Kuptohet që kushtet higjeno-sanitare ishin për tu vajtuar. Flinim në dyshek të mbushur me kashtë 10 vjeçare që ishin bërë pluhur. Në një dhomë flinim 54 veta me një distancë vetëm 60 cm nga njëri-tjetri. Bataniat i kishim që nga koha e luftës së dytë botërore. Tortura tjetër e tmerrshme ishte qëndrimi në të ftohtë ose të nxehtë pas orararit të punës me preteksin po bëjmë apelin.

Cdo komunikim i policëve me të burgosurit ishte sharje, ofendime, njëlloj si kafshë. “Punoni maskarenj” ulërinin në kor xhelatët. “Në Spaç nuk keni për të dal as të gjall e as të vdekur.” Dhe në sulmofshin anglo-amerikanët, sa të zbarkojnë ata në Durrës, ne do të ju vrasim juve pastaj do të jua kthejmë armët atyre”.

Kështu vazhdonim të vuanim pasojat psikologjike e fizike të oficerave, komandës, kryekomandantit, dhe komisarit e Drejtorit të kampit. Kur një i burgosur politikë vdiste apo e vriste shembja e galerisë, kufoma nuk i dorëzohej familjes, por varrosej në një vend të paditur. Në mënyrë groteske , burgosja vazhdonte edhe pas vdekjes. Me kalimin e viteve nga 600 të burgosur arriti në 1400. Një formë tjetër presioni ishte ridenimi pa bërë asnjë shkelje ligjore, shumë nga kolegët tanë i dhane fund jetës duke mos e duruar këtë padrejtësi.

Në maj të viti 1973 të gjithë burgosurit shpërthyen në një revoltë të padëgjuar në asnjë vend ish komuniste, ku u vranë nga forcat policore 4 veta, dhe u ridenuan mbi qindra të burgosur politikë. Shëndrrimi i kampit në një muze është më e pakta që mund ti shërbejë kujtesës dhe atyre qindra të burgosurve që u sakrifikuan tragjikisht në at kamp çfarosës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat