Edhe një nëntor i njejtë, edhe një alfabet bashkë s’na gjet…

Opinione

Edhe një nëntor i njejtë, edhe një alfabet bashkë s’na gjet…

Nga: Baki Sulejmani Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 16:56
Baki Sulejmani

Shqiptarët e kësaj ane . Ata pra të Manastirit t´alfabetit. T´Pollogut dhe fushëgropës së njejtë , t´Shkupit Dardan e më tej, edhe për të satën here janë jashta fokusit të Tiranës zyrtare , jashta objektivit të kësaj kryeqendre ku madje edhe ne pak ´sa, s,i demek orientalist shpesh në botërrat tona hyjnore betonuam në kodin amë, se ajo çka për shumë nga ne këndej ishte Meka e Medina , si komb na vlente Tirana e Prishtina……Por …!!??..

1…….. Në vigjile edhe të kësaj kremte, ne s´kemi çka presim nga Ajo “ Mekë” që animoj “Medinën”, dhe u ysht drejt ndëhyrjes brutale si” Kalorësit e përhumbur të mullinjve të erës”, në krah me ata që profilizojnë politikan të përkrahur prej klaneve partikulare që shqiptarët i projektojnë si copa të ndara duke na goditur kështu edhe më shumë, jo vetem Medinën tonë por edhe neve direkt si në planin horizontal, ate vertikal dhe në planin intergral . Aty ku përdoret politika defanzive , aty ku krijohen sisiteme për të intergruar kombe madje edhe të paqena, aty ku praktika asimiluese është sotisfikuar edhe më shumë në të gjitha fushat e veprimit tonë, aty ne nga soji jon s´kemi ç´kërkojmë…..!

2…….Tek Gouverna e jonë, Kurrë ma ngusht s´kishim pas qenë..?! ..As atëherë kur bëheshin .. “përmbysje të mëdha”..,,.Asnjiher nuk ia mori mëndja të gjorës “ rrajë”, se n a do legjtimonim relacionet koloniale mbi racën tonë në tokën tone , aty ku aq gjak , sakrific e mund u bë nga gjenerata tëra në emër të nji ideali e shprese të tradhtuar aq thellë dhe aq fuqishëm e aq gjërë , aq, sa që piskama e aq shumë brezave ndihet aq larg në qiell dhe shumë poshtë aty nën dheun e dheut të atdheut ….etj etj …!!! OF..Zvillimi anarkik nuk ka të ndalur, godasim njëri tjetrin pa ndërprerë, loja vazhdon, e deformimi i kodit tonë po përhapet gjithandej, në çdo fushë . Autoqefalia hapi kthetrat intelegjente dhe fabrikoi në prodhimin e vetë marka të rreja, autoqefalët e kombinuar e të pa-falimentueshëm zgjodhën madje dhe modelet dhe krijuan brende për shtatin tonë në vijë të Aksiosit pa asnji garancë për hisen tonë…U prodhuan me bollëk kërkesa për plotësim dhe realizim vetiak , grupor e partiak nga mbijetesa të krijuara nën hijen e atyre që vegjetojnë ideologji si në kohën e Shën Stefanit e të asaj kohe të largët kur Jezusi i falte mëkataret madje edhe kur qëndronte i ngujuar në kryq….Atraktiviteti sfidues me program dhe elaborat konkret shqip-bërrës konform kohës në Gouvernën tonë na është bërë si ajo “molla e ndaluar”…

…….@. Do vazhdojmë të përballemi edhe më tej me oponencën e lirisë, edhe më tej, bile saherë që do të duam të fuqizohemi e të bëhemi BASHKË, tallazët përmbytës këtu në Gouvernën tonë, do të reshtin që rrypit tonë robërrues t´ia shtojnë edhe nji hallkë lire që kjo e fundit të na godaseë me dorën tonë…!

3…….. E Mileti ? Eh mileti, edhe pse i fragmentizuar, i lodhur e i raskapitur, i shpërdoruar e i hutuar i syrgjynosur e mallëngjyer , pë çudi ! Ka edhe pak shpresë madje sikur me zë po ulurinë dhe me nji arsye shumë të forte kundërshton pozicionet e kësaj gjendjeje kritike të mirëqenies së vet . Ai I vetëdijshëm për të mësipërmën kundërshton çdo relacion të “kolonave të pesta” ndër vete dhe kërkon gjetkë NJERIUN e Diogenit në mes ditë..!!!Ai është i vetëdijshëm se u shtyp pët të mos ketë forcë në VENDIME , po Ai po me ate force prêt , kërkon dhe hulumton Mojsiun nga mali me ato dhjetë urdhëresat e rreja..! Ata e dijnë se po të ishte Fishta gjallë ndër Ne do të ndëronte edhe fe,por ata edhe më tej besojnë në ardhjen e Mojsiut të rri I cili do të gjinte urat e bashkimit dhe faljes si vëllau vëllasë, dhe përfundimisht do çliroheshin në plotësi , ngase ata besojnë tek institucionalizimi I unitetit për çështjet themelore që mbrojnë opusin e tërësisë të të drejtave të tyre , ngase ata forte besojnë se : E drejta kombëtare për të qenë të lire dhe bashkë nuk mund të ngatërohet me të drejtën politike….! Ata nuk duan zavendësim të pushtetit për pushtet por duan bashkim apsolut për të qenë rehat, të lire dhe të bashkuar. Ata thirjen e kanë të hapur , ata janë kundër sajesave organet e frymarjes të së cilave janë nën rrjetin e merimangave intelegjente e që duhet që në minutën e 90 – të, të shërbejnë si “ lëkurë mbojtëse” , për llogari të konformizmit të frikshëm dhe servilizmit të skajshëm deri në paturpsi …!

……@. Shihni të tjerët se me sa dinakëri e zhurmë kotiste në fund të ditës aritën që të kenë ..“Oazën e Vet”.. madje edhe me toualet të rri… I shtruan madje edeh themele të rreja të stërpikura edhe me gjak Karadaku , i ndruan edhe kapakun edhe fletët e këtij libri të rrij dhe në brendi i shkruajtën me të zezën mbi të bardhë edhe nji tergim si në përalla, bëhen bashkë si protagonist të librit me ato përallat e.. “ Kukulave kokëboshe”..dhe kalvari i tyre i pacenuar vazhdon të ecë drejtë në ndërkohë që episodeve të vjetra ua japin pafajsinë si rezultat I dorës së zgjatur për hir të oboreve të sajuara të tyre në llogari të vet dhe në kuriz tonë…

Shkurt e shqip….Mileti jonë nuk don zavendsim por bashkim dhe reflektim ngase jemi një.Shtrijeni dorën njëri tjetri dhe reflektoni BASHKË.

4…….. Ka të drejtë ky milet, ngase ashtu si ai miku im nga Tropoja dëshiron të thoje dhe besoje që “…mos e hani hakun e njëri tjetrit dhe mos ia futni kot pa mos e ditur të vërtetën deri në fund, ndihmojeni njëri tjetrin dhe mos u bëni nga ata që ndërtoni fatin tuaj mbi dëmin e tjetërkujt, dhe mos i nxirni telashe të tjera ( të kota ) atij që sy – hapi tek ti, nga mileti shef , dëgjon rri urtë dhe në fund kuvendon-reflekton.. Kijeni kujdes nga aleatët e mshehur të merimangës sepse janë me muskuj më të fortë se kali dhe shumë më larta se ngurta se muret e Trojës.. Ai pra mileti , beson sikurse ai Tropojani i im se : …..do të vijë një ditë kur ne do të zhvillojmë betejën nëpër çdo qytet e fshat , për të shembur padrejtsinë për njeriun e mizorinë , për të nxjerë në pah kaltërsinë e popullit , për sakrificën , për ëndrën, shpirtin dhe shpresën . Për të qenë bashkë , sepse na bashkon historia dhe mali , Zoti dhe natyra , shpirti dhe nderi , doket dhe zakonet , feja dhe bashkëjetesa jonë fetare dhe gjërat më të shenjta në tokë… !!!

Nuk ka gjë më të keqe se sa të banalizohet idealizmi me interesat e ngushta personale. Motivi i zavendsimit të pushteteve për pushtet, sh´përfaqëson diskursin e mbrojtjes së interesit kolektiv kombëtar dhe ia shton asaj minutazhin e shpresës së rrejshme , vetëm bashkimi apsolut shënon histori dhe hap dyert e një etape dhe fillozofie të rre politike drejt një hapsire të rre bashkpunimi me Tiranën dhe Prishtinën e re . Në të kundërtën populli me të drejtë do të presë Mojsiun e rri me ato dhjetë urdhëresat e reja .. ndërsa deri atëherë mjafton që mos të dekompozohemi edhe më shumë… ngase era do të na vjen gjithandej………!!!!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat