Ku ka humbur Kadri Veseli, më as “ciu ciu” s’po bën!!!

Opinione

Ku ka humbur Kadri Veseli, më as “ciu ciu” s’po bën!!!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 20 nëntor 2019 Në ora: 12:05
Kadri Veseli

“E pranojmë humbjen..do të jemi në opozitë”, kështu u shpreh Kadri Veseli në mbrëmjen e 6 tetorit menjëherë pasi u kuptuar se PDK pësoi debakël në zgjedhjet nacionale. Që nga kohë pothuajse kreu i PDK-së nuk është bërë më i gjallë. Larg mediave dhe deklaratave të tija. Me përjashtim të shënimit të themelimit të PDK, Kadriut më nuk po i ndihet zëri, sikur është tretur bashkë me cicërimat e tija të famshme“ciu..ciu”.

Kjo heshtje lexohet si tronditje e madhe që ka pësuar Kadriu, i cili ishte shumë i bindur se do të dilte së paku partia e dytë, ndonëse të gjitha sondazhet tregonin për deklasim të PDK-së. Duke u nisur që nga fushata e tij idioteske me shtyrje të autobusit, pastaj propaganda për luftim ndaj krimit dhe korrupsionit, që më shumë irritoi qytetarët, duhet thënë se Kadri Veseli  është treguar i trashë nga koka nëse vërtet ka menduar se përsëri do të fitonte.

Thënë kjo nga situata në terren, degradimi i çdo sfere të jetës, e që mban vulën e PDK-së. Këtë është dashur ta di Kadriu, që së paku të përgatitë veten psiqikisht që mos të pësojë tronditje nga një humbje e ditur që në start, e nëse këtë nuk e ka kuptuar është faji i tij. Koha e ndryshimit ka ardhur, kjo nuk i shkon për shtati njeriut që mban përgjegjësinë për dështim dhe degradim të jetës. Natyrisht se humbja nuk është asnjëherë e mirë për humbësin,  por kur kjo është në interest ë shumicës atëherë edhe humbja duhet gëlltitur më lehtë, i dhe të lexohet mesazhi që qytetarët i kanë dhënë humbësit. Dalja në opozitë nuk nënkupton heshtje, por edhe më tepër aktivizim për të përmirësuar gabimet që sollën humbjen. Si duket Kadriu ende s`po mund të besoj se ka dalë në opozitë, duke mos ditur se si të veproj ka sjellë një heshtje të zymtë. Një heshtje mbi varrezat e njerëzve që përligjën katërcipërisht “vdekjen” e tyre, kështu mund ta përshkruante ndonjë poet në terma letrat gjendjen aktuale të Kadriut. Të këtyre njerëzve që asnjëherë nuk kanë arritur të kuptojnë hallet e njerëzve, sikur jetonin në një botë paralele me qytetarët e rëndomtë, arritën deri aty sa menduan se janë të përjetshëm në pushtet.

Ndonëse premtuan se do të jenë opozitë e fortë, edhe pse aktualisht nuk është krijuar qeveria e re, nuk duket se PDK ka kapacitete intelektuale dhe kredibile për të korrigjuar qeverinë e re. Kjo nuk është e mirë për demokracinë që të ketë një pozitë të dobët, në retrospektivë të bën të kuptosh se sa mirë nga kush jemi çliruar. PDK ska moral politikë që nesër të akuzojë qeverinë për ndonjë gabim, edhe pse duhet kritikuar,  morali politikë i degraduar e bën këtë parti që nesër kur të kritikon në vend se të përfitojë vota të humbë. Njerëzit do irritohen edhe më shumë kur PDK kritikon po supozojmë për “ vjedhje, apo kapje të shtetit”, ky është mëkati që kjo parti duhet ta mbartë. Këtë mëkat të sajin nuk do e ketë të lehtë ta mbaj, por i duhet me patjetër.

Dënimi i popullit ka qenë dhe do të jetë gjithnjë i madh, një dënim që duhet shumë punë dhe mund për ta përmirësuar sado pak. Kujtoj kur Kadriu u thoshte deputetëve të opozitës, konkretisht të LDK, mos  bëni pastaj “ciu ciu” si metaforë që mos të heshtin kur të përballën me të vërtetën. Por jo më kot thonë, atë që i mendon tjetrit të bie ty ta përjetosh. Pikërisht këtë po e përjeton kadriu, që sot po përballët me faktin e keq të qenurit në opozitë, andaj edhe “ ciu ciu” më s`ka, është tretur si mos më keq. Eh Kadri e burrë, çka t’ia mendosh tjetrit do e përjetosh..rri tani aty ku duhet, në opozitë.. do zoti për shumë mote!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat