Thenë gogla, nomadja politike, zonja Mimoza Kusari Lila!

Opinione

Thenë gogla, nomadja politike, zonja Mimoza Kusari Lila!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 22:34
Fatmir Bajraj

Hisen tonë si LVV, e marrim, derisa hisën tuaj, mos e merrni ju (LDK), por po merremi vesh t'a marr një i tretë, dhe për shkak të "parimeve" të LVV-së, absurd i llojit sui-generis !

E "bija" e Pacollit, pasi shtegëtoj e kaleroj gjithandej, dhe n'fund ra n'prehërin e LVV-së, ka filluar të moralizoj për parimet, parimësinë dhe "marrëveshjen" e LDK & LVV, për postin e Kryeministrit, edhe pse një e tillë, ishte vetëm deklarative dhe asesi e shkruar dhe e firmosur nga strukturat e LDK & LVV, dhe as nga liderët respektiv ; akademik Isa Mustafa dhe Albin Kurti.
Megjithatë , LDK-ja mbanë fjalën dhe premtimin e dhënë dhe t'bërë publik, se posti i Kryeministrit i takon subjektit të të parë të dalë nga vullneti i Sovranit me 6 tetor 2019, dhe kjo e drejtë morale tanikmë i takon LVV-së si subjekt i parë dhë me të drejtën e formimit të Institucioneve të vendit.
- E di zonja e nderuar, Mimoza Kusari Lila se presidenti i vendit, njësoj sikur edhe Kryemnistri & Kryeparlamentari, votohet dhe zgjidhet n'Parlamentin e Kosovës me Kushtetutë të Republikës së Kosovës ?
Nga e nxjerrë këtë të drejtë zonja Kusari që t'marr përsipër që kandidatin për president t'a nxjerrë jashtë poltikës dhe t'moarilizoj më figurën dhe profilin e t'parit të shtetit ?

Unë i jap të drejtë zonjës së nderuar, Mimoza Kusari Lila, dhe LVV-së nese është e një mendje me të, por vetëm n'këtë rast :

Poqëse, LVV-ja ka hjek dorë nga pozita e Kryeministrit, dhe t'njëjtën, i lëshon partnerit të koalicionit, n'këtë rast LDK-së, dhe merr pozitën e Kryeparlamentarit, biles e vetmja pozitë e cila i takonë t'parit edhe me Kushtetutë dhe rrjedhimisht me Rregullore të Kuvendit, dhe për hirë të "parimeve & parimësisë", si dhe për interesin pertej partiak, përkatsisht nacional-shtetëror të Kosovës, promovon një kandidaturë apolitike, jashtë-partiake dhe unifikuese të skenës poltike & shoqërisë civile, atëhrë pse të mos i pranohet kjo ide, sa "gjeniale", po aq edhe kombëtare dhe shtetërore.

Por, këtu dhe kështu, nuk e ka mendjën Mimoza dhe nomadet tjerë n'LVV, por duan që t'qesin hi syve opinionit, duke shfrytëzuar dhe abuzuar me premtimin deklarativ të LDK-së për pozitën e Kryemnistrit, dhe duke tentuar të uzurpojë dhe t'pervetësojë për vete të "drejtën" e përzgjedhjes së kandidatit për president, me gjasë , serish ndonjë figurë dhe përsonalitet "jasht-politik", por të kutit & mases së tyre si "fitues" !

Jo zonja Mimoza !

Përgjegjësitë qeverisëse i ndajnë partnerët e koalicionit konform verdiktit të Sovranit, verdikt ky i cili realisht është ; fyfti-fyfti, dhe asesi me logjikën e majorizimit dhe të kapitalizimit të një fitore e cila ka kuptimin e plotë vetëm si terësi : LDK & LVV, dhe asesi ndryshe.

Një fabulë e njohur e sorrës së dy hunjëve deshmonë katërcipërisht shqyerjën e saj n'ferra dhe n'mes të dy hunjëve, pas hamendësimit në përzgjedhjën dhe vendimin për të zbritë në njërin prej tyre...!

Zgjidheni hisën e njerës nga gjysma e "tortës", por jo edhe t'zgjidhni gjysmën e deshiruar dhe hisën tjetër të mos i epet partnerit, por t'privohet nga kjo e drejtë, partneri me t'cilin duani të merrni pushtetin, por të ndani edhe përgjegjësitë.

Unë nuk dua t'besoj se zërat kamikaz, endacak dhe nomad në LVV, kanë aq peshë, sa t'pengojnë përafrimin, bashkëpunimin dhe bashkimin në koalicion qeverisës të dy subjektëve fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, përndryshe ; zëra të tillë minojnë marrëveshjën e koalicionit dhe i japin mundësi reale PAN-hajnisë të vazhdojë t'a mbaj të kapur shtetin dhe tre pushtetet e ndara me Kushtetutë. Një logjikë dhe mëndësi e tillë, qonë ujë n'mulli të kapësve të shtetit dhe detyrimisht n'dëm të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj.

Lufta mediatike dhe e qarqeve anti-LDK dhe anti-Kosovë, po intensifikon obstruksionet dhe shantazhin kundër koalicionit qeverisës LDK & LVV, me mjete dhe metoda të sofistikuare, logjikë kjo e cila nuk do duhej t'bie pre, lidershipi i LDK-së & LVV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat