Prishtina, as qytet, as katund!

Opinione

Prishtina, as qytet, as katund!

Nga: Esad Dujaka Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 00:13
Prishtina

Disa dekada më herët kur inxh.Nazmi Mustafa,kryetar i komunës së Prishtinës realizonte projektin e ndërtimit të rrugëve të Prishtinës, pat deklaruar hapur: “Po ju duket se po investojmë kot së koti, por kush do të jetë gjallë, do të bindet se ka qenë dashur edhe më të gjëra”!

Dhe, në vitet e pasluftës një invazion i papaparë dhe zhvendosje e popullatës nga viset e tjera e në drejtim të Prishtinës, u motorizuam e askush nuk ec më këmbë, një veturë sa të dihet e në te vetëm një udhëtar e ai shoferi vetëm...Rrugët e Prishtinës, sidomos gjatë pesë ditëve të javës jo që s’po mund t ‘ i përballojnë atij fluksi të madh të trafikut, kur rrugë jo vetëm automjetet e vogla, por edhe autobusët ( pa asnjë kursi për ta) madje- madje rrugë të Prishtinës me qindra e qindra automjeteve bartëse me asi mbingarkese që në vendet e civilizuara do t i nën shtroheshin njëfarë kontrolli, por edhe nuk do t ‘ i lejonin të qarkulloni ditën për dritë por diku natën pas orës 22.00 e tutje...

E kur jemi te rrugët atëherë të themi se Komuna ka punuar aq sa ka ditur e aq sa ka pasur ky vet, kurse kur dihet se në Prishtinë ,skaj saj kalojnë edhe rrugë magjistrale që shkojnë në drejtime të tjera të Kosovës, e të cilat janë në kompetencën e Ministrisë së Infrastrukturës e cila rrallë herë i koordinon punët e aq më pak projektet e ndërtimit të rrugëve të cilat lidhen dhe ndërlidhen së bashku por të cilat, si thonë ekspertët e pengojnë njëra-tjetrën! Te Rrethi Flamurit një mbi kalim që kushtoi disa mijëra e mijëra euro, e sot e kësaj dite nuk hyri në përdorim dhe se e ka të vështirë që njeriu edhe i shëndoshë të ngjitet atyre shkallëve dhe të kaloi maje revee të zbres prap në tokë! Madje ai mbikalim u shndërrua edhe në wc publike e ckamos tjetër “destinacionesh” nga më të ndryshmet...Askush e askujt asnjë fjalë, asnjë shqyrtim sa do i vogël që të merret në përgjegjësi dikush ...Pse, theksojnë ekspertët e trafikut, nuk u men dua me kohë që të ndërtohet një nënkalim që do të ishte shumë funksional, madje atje poshtë nën tokë ishin hapur disa lokale e kishin punësuar dhjetëra punëtorë e tj etj.

Po ku jemi te Rrethi i njohur i Flamurit,ekspertët e trafikut, që ende janë gjallë e që kanë kryer shkolla të larta në kohë të shkuara por që fatkeqësisht nuk i shfrytëzon kush, shtojnë se rrethi tjetër qarkor në rrugën magjistrale për Mitrovicë ka qenë dashur të gjejë vend qindra metra më larg se nuk mund ta përbijë të gjithë atë fluks të automjeteve q dalin nga Rrethi Flamurit...

Po ata ekspertë, kanë pasur vërejtje vite më parë e deri tash që gati aspak nuk ka ndryshuar gjendja me semaforët të cilët jo vetëm në qytet por edhe në drejtim të Fushë Kosovës nuk kanë qenë e as që janë të sinkronizuar! Herë kuq, herëgjelbërt, herë kuq e kuq e edhe ma kuq (!) e intervali kohor është si në mëngjes, si në mesditë e fatkeqësisht si në “pikun” e trafikut kur shpirti t’ del; të depërtosh me veturë nga skaji i qytetit në skajin tjetër ose më hesap ke të ulësh në ndonjëkafiteri dhe të mos humbasish nervat se të duhen! Ekspertët thonë nga zemra e plastë se me një organizim më të mirë profesional-teknik do të përmirësohej gjendja e tashme aq alarmante. Ai shpenzim që do të bëhej për ekipet teknike, do të kthehej shumë shpejt krahasuar me karburantin që shpenzohet kot së koti në rrugë të stërngarkuara e në semaforë të pasinkronizuar e sidomos me elementin kohë që duhet llogaritur e kthyer në euro për secilin njeri për vonesat e kota që i bëjmë në këtë tollovi në rrugët e stërngarkuara të një kryeqyteti të një vendi që po troket në dyert e BE-së...

Në autobusin nr. 4 që qarkullon me rregull në relacionin Gërmi-Mati 1, një profesor i nderuar ma tha me gjysmë zëri: “Më vjen zor, po shkoni në Shkup, qe atje edhe atje është Ballkan, por trafikun e kanë qitur në dyzen ka sa e sa vite...Madje kur nuk kishte rrugë jashtë qytetit për në Aeroportin e Shkupit deri në Petrovec, ishin ato 12 semaforë tëcilat kishin intervalin e hapjes një pas një dhe për 12 minuta me 60 km në orë ishe në aeroport...”

Bisedat për të metat që po e përcjellin ngritjen e infrastrukturës sipas parametrave evropiane në Prishtinë, mund të vazhdojnë edhe në sektorë të tjera. Për këto njëherë tjetër...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat