Nuk mund të tolerohen më idetë fashisoide të Edi Ramës?!

Opinione

Nuk mund të tolerohen më idetë fashisoide të Edi Ramës?!

Nga: Mr. Bislim Aliu Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 09:28
Mr. Bislim Aliu

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, tash së fundi ka bërë një “gaf” të pafalshëm dhe tmerrësisht arrogant,  kundër shtësisë së Kosovës, duke e futur Kosovën brenda Serbisë. Pra ai e fshiu nga harta gjeografike Kosovën dhe e futi nën ombrellën e Serbisë?!!!  O tempora o mores, a ka ma idiotizëm se kjo?! Megjithatë, ky nuk është  “gafi” i parë kundër Kosovës dhe popullit të saj.  Ai flet për Kosovën, thuajse Kosova është pronë private e tij. Ai pra, ka rënë me vetëdije të plotë në ujrat e “zeza” të Serbisë fashizoide ndaj Kosovës. Dhe është bërë nihmaqari më i madh i Serbisë ndaj Kosovës. Nuk është hera e parë që bën këso “gafesh” Edi Rama i paskrupullt ndaj shtetit të Kosovë dhe popullit të saj.

Dihet mirëfilli, , se në bisedimet e fshehta që bën ai me Aleksandër Vuqiçin, flet lirshëm kundër Kosovës, siç bëri në Nish, para 3-4 vjetesh, si iniciatori i parë për ndarjen e Kosovës?!  Këto gafet e tij nuk janë të paqëllimta. Ai asgjë nuk bën paqëllim. Qëllimet e tij janë, skajshmërisht të tmerrshme kundër Kosovës dhe pavarësisës së saj. Ai siç dihet para ca ditësh, bëri edhe një gabim trashanik dhe do të thosha , të pafalshëm kundër Kosovë, kur së bashku me Vuqiçin dhe Zajevin e formuan “Mini Shengenin Ballkanik” pa Kosovën. Të gjitha këto “gafet” e tij, tregojnë shpirtëshiturin dhe  qëllimet  arrogante dhe katastrofale ndaj Kosovës dhe pavarësisë së saj?!!!

Tani me zemër të plasur të gjithë ne në Kosovë, edhe mund të pyetemi; A duhet ne në Kosovë të heshtim ndaj këtij skandali  katastrofal ndaj Kosovës dhe popullit të saj? A duhet institucionet tona të reagojnë, apo duhet vetëm të shikojnë dhe të bëjnë “seri” dhe të rrinë të “përgjumur” , e të mos reagojnë fare?!  A është koha e fundit që ASHA – ja e  Kosovës të regojë ashpër kundër këtyre tendencave të qëllimta të Edi Ramës, që bën ndaj Kosovës?! Apo edhe ajo të mos reagoj dhe t’i shtinë veshët në “lesh” dhe të hesht thuajse nuk është bërë asgjë?!!!

Përderisa Kosovën asnjëherë deri më tash, nuk ka mundur ta fhijë nga harta gjeografike; as Serbia, as Garashanini, as Cubrilloviqi, as Andriqi, as Millosheviqi, e tani na doli “patrioti” i gjithëshqiptarisë ta fshijë Kosovën dhe pavarësinë e saj?!  Andaj, mund të pyetemi, jo njëherë por, shumë e shumë here; vallë, si ka mundur një kryeministër i  Shqipërisë Edi Rama të veprojë me arroganceën e vet fashisoide kundër Kosovës dhe ta futë nën ombrellën e Serbisë, thuajse Kosova nuk ekziston fare?! A ka sado pak gjak shqiptari, ky fare Edi Rama, apo nuk ka fare?!

Ky veprim i tij ndaj Kosovës, është arroganca dhe idiotizmi më i madh dhe më i tmerrshëm që ka mundur ta bën një kryeministë i Shqipërisë ndaj Kosovës dhe popullit të saj. Ndaj ky veprim i qëllimshëm  i tij,  asesi nuk mund të falet, as sot dhe as kurrë. Andaj, gjithsesi Edi Ramëm duhet shpallur si person Non Grata në Kosovë. Dhe, t’ia mbyllim gojen njëherë e përgjithmonë; mos fol më për Kosovën?!

Atij duhet thënë troç; Për Kosovën flasin institucionet e saj dhe populli i Kosovës.  Andaj, boll më i kemi dë gjuar “pallavrat” idiotike të Edi Ramës. Ka zot shtëpi Kosova o Edi Rama? Këtë mos e harro kurrë! A mos vallë e ke harruar këtë? Apo duhet shpeshherë ta përkujtojmë se Kosova nuk është jotja, që të bën t’I çfarë të duash me te?

Në vendet demokratike dhe të civilizuara të botës, ky akt skandaloz i Edi Ramës, do të kishte shkaktuar me protesta të mëdha apo tërmet të vërtet të popullit në gjithë Kosovën dhe të shqiptarëve të Shqipërisë, Maqedonisë Perindimore në qytetet shqiptare të Malit të Zi e të Serbisë?  E te ne në Kosovë nuk po ndhodhë kështu. Dhe, deri kur a thua, të rrin i përgjumur ky popull, e të mos reagojë frare?! A thua, deri kur duhet ky popull t’i dëgjoj “fasadat patriotike” dhe idiotike të Edi Ramës?!!!

Nëse dikush mendon se ky “akt” i tij është një skandal i pakujdesisë, sigurisht gabon rëndë. Edi Rama këtë “pakujdesi” e ka bërë me qëllim të caktuar. Ja pra, populli i nderuar i Kosovës, a po e shihni “patriotizmin” e madh të Edi Ramës? Të gjithë duhet të reagojmë, i madh dhe i vogël. Kosova është shtet dhe ka zot shtëpie o Edi Rama? Këtë mos e harro kurrë?  Kosovën e mbron populli i saj dhe është i përgatitur për këtë, sot, nesër  e gjithmonë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat