Nuk e kanë fajin ndërkombëtarët!

Opinione

Nuk e kanë fajin ndërkombëtarët!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 10:06
Qamil Gjyrezi

Këto ditë disa analistë, politikanë, zëdhëndësa, këshilltarë “trima” në Shqipëri, kanë filluar të akuzojnë ndërkombëtarët për “kaosin” politik dhe institucional në vend! Kjo është një “lojë e vjetër” e politikanëve dhe medias në Shqipëri!

Shumë politikanë dhe gazetarë që janë bërë të pasur me profesionin e tyre, kanë qenë shpesh të “pabesë” dhe jo korrekt me bisedat që kanë bërë me të huajt në Shqipëri. Ata ndonjëherë e kanë bërë lajm, bisedën jo-formale, për të fituar terren në opinionin publik ose tek politikanët i’a kishin borxh!

Një pjesë e tyre lozin edhe role, që në shkrimet e tyre duket se i’u “kontestojnë” sjelljet dhe bëmat e ndërkombëtarëve, pastaj në darkë i’u dërgojnë sms!

Përgjegjës kryesor për kaosin politik dhe psikologjik në Shqipëri është Edi Rama dhe qeveria e tij në këto 6 vite, që ka trashëguar dëmet që klasa politike në 30 vite i ka bërë Shqipërisë në politikën e brëndshme dhe të jashtme, për intersat e tyre!

Po e shkruaj që në fillim, se gjatë këtyre viteve ka patur edhe prej atyre përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar që kanë abuzuar me detyrën dhe misionin e tyre!? Por në shumicën e rasteve, kanë qenë shumë serioz me zhvillimet demokratike dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri në këto 30 vite!

Nuk kanë faj ndërkombëtarët për komunizmin 50 vjecar në Shqipëri, por drejtuesat “kriminelë” që i bënë shumë dëm Shqipërisë dhe shqiptarëve! Anglo-amerikanët dhe CIA, tentuan ta rrëzojnë Enver Hoxhën, por nuk i’a dolën si pasojë e një sëri situatash në Rajonin e Ballkanit dhe në botë! Gjermania demokratike në 1946,sapo kishte dalë nga lufta e dytë botërore dhe nuk kishte fuqi diplomatike dhe politike në politikën botërore!

Ndërkombëtarët mbështetën fuqishëm ndryshimet në Shqipëri vitin 1990. Ambasadori gjerman ka qenë në Shkodër para rrëzimit të bustit të Stalinit dhe SH.B.A-të kanë dhënë një mbështetje të madhe për ndryshimin e sistemit në Shqipëri. Më kujtohet ambasadori Rajerson, që ka dhënë një ndihmë të madhe në fillimet e demokracisë! Ndërkombëtarët ndimuan në krijimin e shtetit ligjor dhe ndarjes së pushteteve dhe ekonominë e tregut dhe nuk janë fajtor për “anarkinë politike” që filloi në 1996. Ndërkombëtarët patën shumë ndikim në fillimet e kapitalizmit dhe ekonomisë së tregut në vitin 1991!

Nuk kanë faj  ndërkombëtarët për trazirat e vitit 1997, por rebelët komunistë, që për pushtet dogjën Shqipërinë dhe paaftësia e qeverisë demokratike të kohës për të menaxhuar situatën!

Ndërkombëtarët në 1998 sollën ushtarët e tyre që do të thotë fëmijët e tyre, për të stabilizuar Shqipërinë e djegur nga ish-komunistët dhe bandat e tyre!

Nuk kanë faj ndërkombëtarët pse ish-kryeministri Fatos Nano filloi një korrupsion galopant në vend në 2000-2003, gadi duke krijuar një situatë të pazakontë në Shqipëri dhe duke shkelur parimet e demokracisë dhe tregut të lirë!

Nuk kanë faj ndërkombëtarët se qeveria demokratike, që filloi shumë mirë në vitin 2005 deri në 2008 dhe pastaj ishte e detyruar të bënte “ndryshimet kushtetuese” për ndryshimin e sistemit zgjedhor!

Nuk kanë faj ndërkombëtarët që në opozitë në 2013, pati “lëshuesa dhe abandonuesa” të P.D.-së dhe Edi Rama në 2017 vodhi zgjedhjet me bandat e drogës!

Nuk kanë faj ndërkombëtarët që në vitin 2013 erdhi në pushtet një kryeministër i papërgjegjshëm si Edi Rama që shkatërroi Shqipërinë dhe e mbushi me drogë!

Nuk kanë faj ndërkombëtarët që Shqipërisë nuk i celen negociatat për në B.E., në vitin 2019, por qeveria e Edi Ramës dhe klasa jonë politike e papërgjegjshme në vite!

Nuk kanë faj ndërkombëtarët që Rilindja dhe Edi Rama kërkon të sundojë edhe Gjykatën Kushtetuese që është kusht për integrimin tonë. Ata janë të interesuar shumë për reformën në drejtësi dhe integrimin në B.E. të Shqipërisë dhe krijimin e SPAK-së!

Nuk kanë faj ndërkombëtarët, që klasa politike në këto 30 vite është pasuruar me fondet publike dhe korrupsion, duke harruar problematikat e njerëzve të thjeshtë dhe nevojat për arsimim, shëndetësi dhe për të mbushur barkun me bukë të shumë shqiptarëve!

Personalisht nuk i mbivlerësoj ndërkombëtarët për kontributin e tyre në këto 30 vite. Nuk jam as avokati i ndërkombëtarëve as nuk kërkoj të gjej të vërtetën në politikë.

Personalisht përpiqem të shkruaj realisht për politikën në vend dhe e kuptoj që politikën nuk mund ta “gjykosh” për të kaluarën, mbasi as opinionistët as publiku nuk janë gjykata! Janë zgjedhësit ata që do të përcaktojnë të ardhmen e politikanëve me votime të lira dhe të ndershme!

Qëndrimi im për ndërkombëtarët është si i Kryetarit të P.D.-së Lulzim Basha dhe P.D-së shumë korrekt. PD ka marëdhënje shumë të mira me ndërkombëtarët dhe asgjë nuk ka ndryshuar në raport me Europën dhe miqtë tanë të mëdhenj SH.B.A dhe Gjermaninë!

Shkaktari i kësaj situate është vetëm e vëtëm një njeri Edi Rama që ka “mendtë e dreqit” dhe kërkon t’i largojë ndërkombëtarët për interesat personale dhe oligarkëve në vend!

Shqipëria dhe shqiptarët e kanë përcaktuar fatin e tyre me Shqipërinë dhe ndërkombëtarët, BE dhe SH.B.A-në!

“Loja” me ndërkombëtarët ka mbaruar ose më mirë sapo ka filluar një “kapitull i ri”  i cili do të sjelli gjithmonë stabilitet në Shqipëri dhe rajon, shtetin e së drejtës, jo në favor të politikanëve tonë, por të Shqipërisë, shqiptarëve të njerëzve!


From: qamil gjyrezi <[email protected]>
Sent: Tuesday, November 19, 2019 3:03 PM
To: Bota Sot <[email protected]>
Subject: Te nderuar Miq, nese keni mundesi ma botoni kete shkrim, per Zenel Drangu. kryetari i te persekutuarve dega Shkoder, foton e ka ne dokument, Me respekt Qamil Gjyrezi!
 

ZENEL DRANGU ISH I BURGOSURI POLITIKË:  “TREGON TERRORIN KOMUNIST”!

Zenel Drangu i përket brezit të viteve 70 që në moshë fare të re iu kundërvu diktaturës komuniste dhe kaloi vitet më të bukura të rinisë në kampin e Spaçit ku vuajti 17 vite burg politikë.

Si Kryetar i Shoqatës së ish të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shkodrës, por dhe si një ish i burgosur Politikë që ka vuajtur 17 vite burg në atë kamp çfarosës, nuk e ka të lehtë të tregojë historitë tragjike që shqiptarët antikomunistë, provuam torturat ç’njerzore të banditëve komunistë mbi trupat tanë të pafajshëm.

Historitë e vuajtjeve njerzore që u zhvilluan në Spaç, mjaftojn për të mbushur vëllime sheksperiane. Po ta shikojmë nga ana fizike institucionin e denimit ai duket shum i thjeshtë, një godinë, ku strehoheshin mijëra të burgosur politike të pafajshëm, sepse ata kërkonin liri dhe të drejta njerzore, dhe duke u fokusuar tek ndërtesa tregimet tona do të duken tepër të përcipta për perjetimet tragjike që kaluam ne dhe familjarët tanë. Sigurisht nuk jam në gjendje ti shmagem tundimit për të përshkruar  pjesërisht atë që hoqëm të gjith ne, që kaluam një pjesë të jetës aty në at kamp çfarosës.

Kampi i Spaçit u ndërtua nga të burgosurit  ordinerë në fillim të viti 1968 në një gropë të atij shpati malor pothuajse i zhveshur  nga bimësia. Vendi, siç shihet dhe sot apo në fotot ilustruese, është i rrethuar  nga të gjitha anët me male që të lejojnë të shihet vetëm një hektar qiell. Duke qënë në një shpat mali të thepisur të ftohti me erë e ngricë në periudhën dimërore temperaturat zbrisnin shumë gradë nën zero dhe në verë zhuriteshim nga vapa ku shkonte deri në 40 gradë. Nuk ishte vend i pa njohur për strukturat e diktaturës që sundonin shtetin shqiptar, sepse në vitin 1953 ata kishin instaluar një grup barakash për puntorët e ndërmarrjes gjeologjike, arsyeja ishte se nëntoka ishte shum e pasur me  minerale te bakrit dhe piritit, nxjerrja e të cilëve u sillte fitim ekonomik të madh shtetit diktatorial.

Nuk e di në mendjen e kujt lindi ideja  që të përdorte Spaçin, që “me një gur të vriten disa zogj”, por mund të themi me plot gojën se ishte një mendje sa e mbrapshtë dhe tragjike, se sa inteligjente në shërbim të shqiptarve. Se kur diktaturat nuk e kan përdor një objekt për inteligjencë por vetëm për terrorizëm. Ngritja e këtij kampi pune të detyruar atje,  i siguronte shtetit diktatorial jo vetëm burg të tmerrshëm, për të terrorizuar të gjithë ata që kundërshtonin sistemin e tyre të çfarosjes, që skishte si “motër” në asnjë vend që kishte sistem komunist.

Sigurisht përfitimet ekonomike ishin marramëndse se të burgosurit politik as nuk do të paguheshin dhe ata me punë e tyre skllavëruese pushteti kriminal do të kishte fitime marramëndse. Vetë Kryeministri i shtetit të diktaturës, Mehmet Shehu gjatë një inspektimi të zonës me helikopter, u shpreh me fjalët: “ Vend strategjik për të burgosurit politikë”.

Në prill të vitit 1968,  në Spaç arriti  kontigjenti i parë prej 600 vetash të denuarit politikë nga burgu i Elbasanit. Të lodhur e të dërmuar , nga puna që kishin bërë për të ndërtuar fabrikën e çimentos, shteti i diktaturës i shpërnguli në Spaç për të nxjerrë bakër e pirit nga thellsitë e nëntokës së Spaçit të Mirditës.Të burgosurit ordiner të diktuar nga policia kriminale e diktaturës i pritën të burgosurit politikë me thirrjet “ Jua bëmë varrin, jua bëmë varrin juve armiqëve të partisë e të popullit.” A ta punonin prej muajsh duke e rrethuar kampin me tela me gjemba, dhe kulla roje për ushtarët. E tillë ishte ideologjia komuniste  me konceptin tragjik, Spaçi do të ishte varr për “armiqtë e popullit dhe partisë”. Për 6 muaj në vit Zona e Spaçit mbante një dimër siberian i ftohti dhe ngrica bënin kërdinë ndaj të burgosurve politikë të pambrojtur me rroba që ti përshtateshin dimrit. Në acarin e dimrit, të burgosurit politikë që nuk realizonin normën, lidheshin me pranga dhe me kavo çeliku nëpër shtylla,  dhe liheshin aty deri sa humbnin ndenjat. Kuptohet  që kushtet higjeno-sanitare  ishin për tu vajtuar.  Flinim në dyshek të mbushur me kashtë 10 vjeçare që ishin bërë pluhur. Në një dhomë flinim 54 veta  me një distancë  vetëm 60 cm nga njëri-tjetri. Bataniat i kishim  që nga  koha e luftës së dytë botërore. Tortura tjetër e tmerrshme ishte qëndrimi në të ftohtë ose të nxehtë pas orararit të punës me preteksin po bëjmë apelin.

Cdo komunikim i policëve me të burgosurit ishte sharje, ofendime, njëlloj si kafshë. “Punoni maskarenj” ulërinin në kor xhelatët. “Në Spaç nuk keni për të dal as të gjall e as të vdekur.” Dhe në sulmofshin anglo-amerikanët, sa të zbarkojnë ata në Durrës, ne do të ju vrasim juve  pastaj do të jua kthejmë armët atyre”.

Kështu vazhdonim të vuanim pasojat psikologjike e fizike të oficerave, komandës, kryekomandantit, dhe komisarit e Drejtorit të kampit. Kur një i burgosur politikë vdiste apo e vriste shembja e galerisë, kufoma nuk i dorëzohej familjes, por varrosej në një vend të paditur. Në mënyrë groteske , burgosja vazhdonte  edhe pas vdekjes. Me kalimin e viteve nga 600 të burgosur arriti në 1400. Një formë tjetër presioni ishte ridenimi pa bërë asnjë shkelje ligjore, shumë nga kolegët tanë i dhane fund jetës duke mos e duruar këtë  padrejtësi.

Në maj të viti 1973 të gjithë burgosurit shpërthyen në një revoltë të padëgjuar në asnjë vend ish komuniste, ku u vranë nga forcat policore 4 veta, dhe u ridenuan mbi qindra të burgosur politikë. Shëndrrimi i kampit në një muze është më e pakta që mund ti shërbejë kujtesës dhe atyre qindra të burgosurve që u sakrifikuan tragjikisht në at kamp çfarosës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat