Konferenca e Paqës në Paris e njohur ndryshe në diplomacinë botërore si Konferenca e Paqës së Vërsajës ishte takimi i shteteve të Fuqive Aleate të cilat dolën fituese në fundin e Luftës së Parë Botërore.
Diplomatët e 32 shteteve dhe kombeve u takuan në Konferencën e Paqës së Vërsajës për të marrë vendime kryesore, njëri prej tyre ishte krijimi i një organizate universale, e cila do t’i sjellte botës një stabilitet dhe paqe mbi të dhe pesë traktatet e paqës me fuqitë humbëse, mandantimin e zotërimeve tejdetare të Perandorive Gjermane dhe Osmane, ndërsa Britanisë së Madhe dhe Francës u përcaktuan demarkacionin për shtetet e sapo të krijuara, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
Rezultati kryesorë ishte arritja e Traktatit të Vërsajës me Gjermaninë, i cili në seksionin e 231 i ngarkonte fajësimin për luftën “Gjermanisë si dhe aleatëve të saj”.
Gjeografia e Evropës së re, e cila doli nga Lufta e Parë Botërore kërkonte edhe një rishikim të ri të kufinjëve të saj. Ballkani ishte padyshim i pari në kontekstin e ri. Austria-Hungaria dhe Gjermania si dy vende që i ndihmuan Shqipërisë në Konferencën e Londrës kishin dalë të humbuara dhe nuk ekzistonin më si perandori të fuqishme. Në diplomacinë botërore të kohës moderne kishim Shtetet e Bashkuara të Amerikës si fuqia e re që kishte qenë vendimtare në fitimin e luftës nga aleatët.
Traktati i Vërsajës ishte një traktat i paqës në fund të Luftës së Parë Botërore. Ky hap i dha përfundim gjendjes së luftës midis Gjermanisë dhe Fuqive Aleate.
Ajo u nënshkruar me 28 qershor 1919, pikërisht pesë vite pas vrasjes së Franz Ferdinand.
Fuqitë Qendrore të tjera ishin në mbështetje të Gjermanisë gjatë Luftës së Parë Botërore të cilat janë trajtuar në traktate të veçanta.
Edhe pse marrëveshja për armëpushim u nënshkrua me 11 nëntor të vitit 1918, e cila i dha fund luftimeve aktuale të asaj kohe, që mori kohë gjashtë muaj negociata në Konferencën e Paqës në Paris për të arritur një marrëveshje mbi paqën botërore.
Traktati i Vërsajës u rregjistrua nga Sekretariati i Lidhjes së Kombeve me datë 21 tetor 1919.
Cili ishte pozicioni i Evropës në Konferencë të Paqës së Vërsajës? Duke pasur parasysh se Konferenca e Vërsajës ishte takimi i parë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore në mes katër liderëve botërorë të vendeve fituese si: presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Woodrow Uilson, presidenti i Këshillit Francez Geogres Clemenaus, kryeministri i Britanisë së Madhe David Lloyd Geogre dhe kryemistri i Italisë Vittorio Emanuel Orland, e cila zgjati nga 18 deri me 21 janar 1919.
Pika kryesore të propozuara nuk u përfillën, përveç asaj të parimit mbi kombësinë, që ishin në interesin e përgjithshëm të fuqive të mëdha. Interesat shtetërore të Anglisë dhe Francës ishin shqetësuese mbi të gjitha ato pretendonin të merrni përfitime territoriale dhe ekonomike për ta vënë Gjermaninë në një pozicion të mos jetë në gjendje të rimëkëmbëj më dhe duke prenteduar rrënimin jo vetëm ushtarak, por edhe atë ekonomik.
Me krijimin e organizatës së Lidhjes së Kombeve me seli në Gjenevë, e cila më vonë shndërrohet si instrument pasiv në mbikëqyrjen e Francës dhe Anglisë për të ruajtur pozicionet e tyre dhe privilegjeve të fituara dhe kjo mbetët arsyeja kryesore që e përdorën Konferencën e Vërsajës si institucion për t’i arritur qëllimet e tyre. Me tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nuk u anëtarësua në Lidhjen e Kombeve, kjo e fundit nuk pati fuqi ndërhyrëse vetëm pati hapësirë në vënien e saksioneve ekonomike.
Çka solli Konferenca e Paqës së Vërsajës? Konferenca e Paqës së Vërsajës solli pesë traktate kryesore siç ishin: Traktati i Vërsajës me Gjermanisë, Traktati i Saint – Germain me Austrinë për Italinë, Traktati i Neuilly me Bullgarinë që u njoh pavarësinë, Traktati i Sevres me Turqinë, e cila i zhvesh nga të gjitha tokat arabe dhe nga sovraniteti ndaj ngushticave të Bosforit dhe Danardeleve në rajonin e Transilvanisë. Në veçanti, Traktati i Vërsajës për Gjermaninë vendosi tërheqjen nga territoret e mëdha koloniale për t’ja dhënë Alsace dhe Lorraine Francës dhe ta zvogëlonte ushtrinë e saj në 100.000 persona, që t’ja paguante të gjitha dëmet e luftës vendeve fituese dhe Belgjika t’ju kalonte aleatëve materiale të ndërtimit të anijeve, materialet hekurudhore dhe industriale, plus furnzimin e qymyrit për dhjetë vjet.
Traktati i Saint – Germain me Austrinë në praktikën e politikës botërore.
Austria u detyrua që Italisë t’ia dërzonte Trentinon, Alto Adigen, Istrian dhe Pellgun e Epërme të Ishujve. Në vend të Perandorisë së vjetër Austro-Hungarisë, si Çekosllovakisë dhe Mbretërisë Sërbë– Kroate – Sllovene. Ndërsa, në Detin Baltik në territoret që dikur i përkisnin Rusisë u krijuan shtetet e reja të pavaruara të Filandës, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë. Ndërsa, vlen të theksohet se në Konferencën e Vërsajës u morën në konsideratë dhe pretendimet e tri monarkive të cilat dolën fituese gjatë Luftës së Parë Botërore të Italisë, Greqisë, Jugosllavisë ndaj Shqipërisë dhe u refuzuan kërkesat e delegacionit shqiptar për ta ruajtur pavarësinë territoriale të shtetit shqiptar dhe për të rishikuar kufinjët në favor të tij dhe lidhur me përfshirjen brenda tyre dhe ato të cilat u shkëputën me Traktaktin e Shën Stefanit dhe Konferencën e Ambasadorëve në Londër nga territori shqiptar.
Çfarë rëndësi pati për Evropën dhe cili ishte pozicioni i Shqipërisë në Konferencën e Paqës së Vërsajës? Në ndaljen skenës së politikës botërore nga Shtetetet e Bashkuara të Amerikës, e cila krijoi fuqi të lartë në vendimarrje në fitimin e luftës nga aleatët. Pikërisht, kjo ishte hapi i parë për Shqipërinë rreth garantimit të kufijve të saj. Jugosllavia e porsa e krijuar nga Greqia kishin ngritur një sërë pretendimesh dhe nuk ishte çudi që nga kufijtë e vitit 1913, të merrni edhe më shumë.
Meqënëse, Italia kishte pushtuar qytetin e Vlorës dhe rrethinën e saj, delegacioni amerikan me ndërhyrjen e tyre dhe të shtetit të Vatikanit kishtë marrë përsipër mbrojten e Shqipërisë. Delegacioni i kryesuar nga presidenti Uilson e ngarkoi konsullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Torino z.Jozif Havente të bëntë një vizitë zyrtare në Shqipëri. Në vitin 1919, Qeveria e Tiranës caktoi për ta shoqëruar Tefik Mborjen si Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së Shqipërisë dhe ish-Ambasadorin e Shqipërisë në Itali. Me arritjen e tij në Vlorë z.Haven-i hodhi poshtë ftesën nga Gjenerali Piacentitnit, komadantit italian të qytetit për të qendruar tek ai.
Konsulli filloi vizitën e tij nga Vlora në Tepelenë për të parë nga afër një demonstratë të madhe proamerikane, të cilën ushtria italiane, që e mbikëqyrte nuk pati mundësi ta ndalonte. Kjo mbeti arsyeja kryesore pse një delegacion amerikan i përbërë nga ish-emigrantët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës erdhën për t’ju sjellur dhurata. Vlen të theksohet një delegacion tjetër i kryesuar nga Lame Kareco dhe Eftim Cako i kërkoi takim dhe deklaroi se Gjirokastrata është tokë greke dhe dëshira e saj është një bashkim me kryeqytetin e Greqisë. Kjo deklaratë provokoi merinë e popullit të mbledhur përpara shtëpisë se Kryetarit të Bashkësisë dhe konsulli u bë dëshmitar i një mërie kolektive, që përfundoi me vrasjen e delegateve pro grekë.
Me përfundimin e vizitës së tij z.Haveni në qytetet kryesore të Shqipërisë filloi një muaj pas ta hartonte raportin përfundimtar dhe që më pas do të bëhej raport vendimtar për politikën amerikane. Presidenti Uilson nuk pranoi asnjë korigjim të kufinjëve të Shqipërisë dhe u ngarkua Lidhja e Kombeve të përcaktonte kufijtë fizike të saj. Tre muaj më vonë, Qeveria e Athinës i paraqiti Uashtingtonit një notë protestë, ku shënohet kinse se Haveni ishte njëri i blerë nga Shqipëria.
Si u përcaktuan kufijtë e Shqipërisë? Me krijimin e komisionit të Lidhjes së Kombeve, i cili do ta përcaktonte kufijtë e Shqipërisë. Ky komision caktoi kufijtë veriorë dhe u detyrua të punonte pa ndërprerë më shumë se një vit. Ai kryesohej nga një kolonel francez dhe një major holandez. Në vitin 1923 mbërriti komisioni që të përcaktonte kufinjët e Shqipërisë së Jugut. Ai kryesohej nga gjenerali Telini, një oficier i Mbretërisë së Italisë dhe nga një major britanik. Komisioni punoi afër 8 muaj dhe propozoi që të vendoset me inciativë vija e kufirit me ato fshtara, që duhej të ndaheshin në dysh.
Me goditjen e gjeneral Telinit filluan prishjet e raporteve në mes Italisë dhe Greqisë, ndërsa shqyrtimi i kufinjëve të mëtejshëm të Shqipërisë së Jugut mbeti pezull derisa u caktuan negociatat në palës shqiptare dhe asaj greke në vitin 1927.
Trupi i gjeneral Telinit u dërgua në Tiranë, ku u bënë të gjitha nderimet shtetërore ushtarake dhe në emër të Qeverisë së Tiranës, ai u përcollë nga Mehmet Konica.