“Skandali” i Edi Ramës, vjen thirrja serioze për mobilizim - Bota Sot
“Skandali” i Edi Ramës, vjen thirrja serioze për mobilizim

Opinione

“Skandali” i Edi Ramës, vjen thirrja serioze për mobilizim

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 21 nëntor 2019 Në ora: 23:43
Foto ilustrim "Bota sot"

Isa Boletini: “Unë jam mirë kur është mirë Shqipnia”

Edvin Kristaq Rama në krye të Qeverisë Shqiptare, ku e gjen ai vetën duke e rikujtuar këtë deklaratë?

Fatkeqësisht që udhëheqja komuniste- socialiste e Shqipërisë që nga Enver Hoxha, Fatos Nano, tani Edvin Kristaq Rama, le që nuk qanë kokën për Kosovën, por ata u banë më arushën – Serbinë. Kurrë nuk do ta harrojmë çka banë vëllezërit tanë në Shqipëri kur Millosheviqi i vrau dhe i përzuri nga atdheu i tyre e quajtur Kosovë e lenë qëllimisht nen ish Jugosllavi – Serbi pas Marrëveshjes së Mukjes nga miku i Milladin Popoviqi e i Dushan Mugoshës, Enver Hoxha.

Menjëherë më duhet që t’i distancojë vëllezërit tanë nga ish-politikanët dhe të tanishmin i cili pa kurrfarë turpi, kurrfarë respekti dhe kurrfarë ndjenje, e luan vallen e Serbisë përmes këlyshit të Millosheviqit tani në krye të Serbisë i cili vetëm sa po i zbaton politikat e tij dhe të Akademisë së Shkencave dhe të Aerteve të Serbisë nga “Naqërtanja” e viti 1937 e deri në ditën e sotit.

A e ndien veten mirë Edvin Kristaq Rama kur Kosovës po ja fut thikën pas shpine, po krijon programe shkatërruese për Republikën e Kosovës dhe shqiptarët e kësaj ane duke i injoruar, nënçmuar dhe abuzuar sikur të ishin popull jetim.

Sot e lexova në “Bota sot” së në librat shkollor, Kosova figuron si pjesë e Serbisë në hartat të cilat nxënësit e klasave fillore i shikojnë dhe e pyesin veten: po, Kosova a u bë shtet, sepse i kujtojnë vuajtjet dhe kaluarin e shqiptare duke i ndjekur, vrarë e torturuar nga ushtria okupuese fashiste serbe, që më të drejtë ia mësynë, ku tjetër përpos Shqipërisë. Populli e dha provimin.

Për këtë, zinxhiri i ministrisë së arsimit deri në universitete, Akademia e Arteve dhe e Shkencave të Shqipërisë bashkë më Kryeministrin, duhet ta bëjnë përgjegjësinë për mohimin e shtetit të dytë shqiptar deri në bashkim. Ky, nuk është skandal, ky është mohim në heshtje të një shteti sovrani, të një pjese ma vitale të kombit që ja zbardhi fytyrën më luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në të vërtetë, populli Kosovës i cili ja fali jetën atdheut që njëherë e përgjithmonë Serbinë ta lë jashtë gardhit si një cofëtinë të cilës ende po i vjen era por jo edhe të ngërdhuzët ma si ma parë. Nuk jemi më të pambrojtur, të papërgatitur për çdo gjë.

Unë, i dëgjojë komentet në emisionet televizive në Shqipëri dhe për habinë time, ata aq në mënyrë normale i marrin sjelljet e Serbisë mos të them së si më respekt apo dronë ose, nuk i kanë dhe nuk i ndjejnë dhitmë tona që nuk mundë t’i harrojmë. I dëgjojë kur thonë së Vuçiqi e ka mirë kur fletë për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave dhe, çka ka të keqe këtu. Në kushtet normale më një shtet fqinjë normal, asgjë. Por, më një shtet që ta mbanë shpatën e Demokliut mbi qafë duke t’u kërcënuar më armatime të blerë nga Rusia, si mundë të jetë e pranueshme dhe normale. Tjerat sjellje destruktive, mos t’i përmendim. Në të vërtetë, përditë dhe në mënyra e forma të ndryshme të provokon dhe të nxitë. Është tragjedi së shqiptarët e Shqipërisë ende nuk e kanë kuptuar së kush është Serbia, sipas analizave dhe botëkuptimet të cilat i thonë publikisht. Serbia, në mënyrën më demagogjike, perfide dhe mashtruese, e solli Ramën në atë gjendje që t’i pranojë diktatet e Vuçiqit duke e anashkaluar Kosovën, duke tentuar që t’i ikë taksës dhe reciprocitetit, duke i ikë njohjes së Kosovës, deri të tentimi i mohimit të sajë si shtet dhe në atë situatë që të kufizohet më Shqipërinë.

E vetmja dalje në Adriatik, Serbia mundë të realizojë përmes Kosovës dhe Shqipërisë përmes komunikacionit rrugor. Mali i Zi, nuk do ta lejojë si të vetmen rrugë për në Limanin e Tivarit, Kroacia, nuk e lejojnë përmes Dubrovnikut, kështu që e vetmja shpresë është Kosova dhe Shqipëria. Dhe, Edi Rama, dorëlirë por krye në veti, po banë pazar pa hongjinë? Nuk e kemi ndie veten jetim, gjithmonë duke menduar së e kemi nënën Shqipëri por pa e ditë së nëna Shqipëri po na e punon varrin, atëherë por, fatkeqësisht, edhe në ditët e sotit përmes udhëheqjes së saj tradhtare. Çka ti thuhet kësaj?.

Në të vërtetë ciklopi mishngrënës, Enver Hoxha të cilit as inkuizicionisti gjeneral Frankui Spanjë nuk ja tejkalonte, qëndronte prapa këtyre tradhtive që Kosovës i kushtuan shumë.

Kristaq Rama, po na del sikur ka thënë ai plaku i vjetër kur e ka qitë derrin në pazar bashkë më dosën e vogël dhe kur e kanë pyet: po ky i vogli kush është, ky, tha është thi e i biri thiut.

Thirrje publike për vëllezërit tanë shqiptar që, të distancohen nga politikat shkatërrues kombëtare të Edvin Kristaq Ramës i cili, për poenë personale politike, apo një zot e dinë së çka tjetër fshihet prapa kësaj, po e tradhton Kosovën, penda mbrojtjes e parë para së Serbia në një kohë kur asaj t’i konvenojë, ta okupojë Shqipërinë në bashkëpunim më njerëz të shitur dhe të paguar që t’ia arrijnë qellmi të ëndrrave shekullore, dalje në Adriatik.

Por, këtë mundë të arrijë vetëm përmbi trupat e vdekur të Kosovës por jo të gjallë. Po të isha nën lëkurën e juaj, po që dëshiroja që ta mbrojë trungun e kombit dhe pjesët e sajë të ndara nëpër shtetet ballkanike të okupuara më shekuj, të organizoheni që të gjithë, janë në ombrellën e asnjë partie politike por të organizatave joqeveritare dhe intelektualëve që, në një mëngjes, Shqipëria të gjendet e gdhirë më tëre popullatën e të gjitha shtresave popullore, në një demonstratë të qetë pa marrë parasysh së cilës parti i takojnë ose nuk i takojnë së bashku në mbrojtje të qenies shqiptare kudo që ata jetojnë, më të vetmen kërkesë” TË LARGOHET EDVIN KRISTAQ RAMA më bashkëpunëtor nga politika dhe posti të cilin e ushtron, për ta shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët nga zhbërja, shitja dhe robërimi. Kësaj here, të qëndroni të paluhatshëm deri në largimin e tij nga pushteti dhe ndalimi i ushtrimit çfarëdo pozite shtetërore në Republikën e Shqipërisë.

Të qëndroni dhe mos t’i lëshoni të gjitha institucionet, rrugët, sheshet dhe bulevardet, më një fjalë, Shqipëria për 24 orë apo ma tepër, të paralizohet përpos spitaleve, ndihmave të shpejta dhe zjarrëfiksëve dhe shërbimet tjera energjetike, ujore dhe ushtarake. Kosovarët, në shenjë solidarizimi, do të ju përkrahin më një ndërmarrje gjithë-popullore duke i larguar nga pushteti, bashkëpunëtorët e Krisatqit, të Vuçiqit bashkë më zagarët e tyre. Megjithatë, Kosova e ka shansin tani më formimin e Qeverisë të propozuar nga populli që të bëjë pastrim më qëllim të shpëtimit të Kosovës që në një mënyrë Rama ja futi Serbisë në gojë, vetëm i duhet të përtypet. Ndoshta, ashtu mendojnë Vuçiqi më mercenarët e tij, Rama-Thaçi por, por, që i kanë bërë llogarit e gabuara sepse, Kosova fluturojë sikur zogu jashtë kafazit dhe kurrë ma nuk do të kthehet në të dhe, ta përjetojë atë që e ka përjetuar ku po i bëhet gropa fatkeqësisht nga të cilët ishim në pritje që ta ndihmojnë e jo të bashkëpunojnë më armikun tonë të përbashkët, Serbinë. Edhe njëherë, No pasaran për Edvin Kristaq Ramën për Kosovën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat