Mos e prishni festën!

Opinione

Mos e prishni festën!

Nga: Fatmir Lohja Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 09:29
Fatmir Lohja

Si gjithnji,ne shqiptarët, mendojmë si të organizojme sa më bukur,e sa më mirë festat e nëntorit. Në këtë vit i bie që e gjithë familja të ketë katër ditë pushime pandërprerje. Dita e njezëtënëntë nentorit sivjet ka simboliken e saj.Për shtateëdhjetëepesëvite, atdheu ynë nuk është shkelur nga pushtuesit e huaj. Qytetarët janë të interesuar edhe për organizimin shtetëror,në mënyre që këtë pervjetor ta përfshijnë në gëzimet familjare, edhe shoqërore.

 Në kundershtim me këtë atmosferë festive,nga Kryetari i Shtetit,  bëhet thirjje,  për të marrë armët për luftë. Armët u  përmenden,por nuk u dashkan që  të mbrojmë vendin nga ndonjë okupator i huaj. Nga Presidenca nuk ka dalë ndonjë notë proteste ,për ndonjë shtet sulmues. Arsyetimi ngatërrohet përsëri.  Komandanti i Forcave të Armatusura paska  shumë vërejtje, për trupat diplomatike të akredituara ,se po i fusin si shumë hundët  në  punët e nënës Shqipëri.

Po armët pse duhen në këtë rast!? Ai e di që ka bërë  kushtrimin!? Dihet që diplomacia ka fjalë, e letra shumë,me qëllimin  për t’u marrë vesh,që shtetet të mos  rrëmbëjnë armët ,për vdekje a liri. Historia tregon se në luftra janë  ushtarët që vriten më shumicë.

Miku im , mundohet të më sqarojë se thirrja ështe   për të mbrojtur kushtetuten, e miratuar me refendum popullor. Shpjegimi i tij,ma bën arsyetimin më lëmsh. Kemi dalë dy herë në referendume për miratimin e kushtetutës. Ato ditë as policët nuk kishin armë më vetë, se ne populli jo që jo.Si pala që ishte pro, edhe ajo kundra, tërë ditën festonin, me bindjen se e kanë fitoren në xhep të sigurtë. Si zakonisht, zallamahija u bë të nesërmen, kur u çertifikuan rezultatet e votimit. ” Na vodhën votat! Nuk e njohim rezultatin! Duam zgjedhje të reja urgjentisht,me paratë e takasapaguesve, që marrin   paga mikroskopike.”

Vazhdon ,miku im , të më qartësojë, por arsyetimim më shumë më mjegullohet.  Zënka , e politikës ditore, qënka tek miratimi  i gjykatësve, që do  të mbrojnë  kushtetutën. Përseri nuk e kuptoj,pse duhet të marrin armët gjindja, për të mbrojtur  iksin ,apo ypsilonin,në një kohë që opinioni  qytetarë, për  mbarë punonjësit e drejtësi është mjeran. Shqiptarët uk kanë parë  drejtësi prej shumë vitesh . Reforma në drejtësi, dhe vitingu i punonjësve të saj,po ndiqet me vëmendje nga opinioni, sepse besimi te drejtësia ka rënë në limitet minimale. Pse duhet te vritemi në mes nesh,se një gjykatës nuk u  emeroka në Gjykatën kushtetuese? Në një kohë, në  mos ai,kolegët e tijë nuk ka bërë gjygje, por ankande me drejtësinë. Kush ka paguar më shumë ,e ka pasur fitoren në xhep, edhe nëse tëra letratiI ka pasur të fallsifikuara.

Në vend që Kryetari i Shtetit të merret me respektimin e herojve të luftës, të cilët tinëzisht po përfliten nga bashkëpunëtoret e fashizmit, bën thirrje për të mbrojtur  X  gjykatës!?

Kryetari i opozitës së rrugës,përveç se i mban ison Presidentin të nderuar, për të bërë luftë, shkon katund ,më katund,për të dhënë kushtrimin për revolucion demokratik. Sipas tij,ndryshe Rilindja nuk  ia dorëzon shtetin në tavolinë.

Për  prishjen e festës çon fjalë edhe një kosovarë, që u mendoka se do të bëhet kryeministër i atij vendi.Në vend që të futet në zyrë, me stafin e tij dhe ortakët, për të bërë një program qeveritarë sa më të detajuar,të cilin opinion kosovar e prêt me kërsheri,jep kushtrimin se me  28 e 29 nëntor do të vijë në Tirane  , për  të bërë luftë me Karadakun, për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën ,në një kohë që ka çelsat e kashtës në dorë.

Që nga vitti 1999 ,që u shporrën serbët nga Kosava, kosovarët kanë qënë të mirëpritur në të gjitha  festat tona , pa u bërë thirrje politika se si të veprojnë. Shtatëdhjetëepesëvjetori i çlirimit të Shqipërisë është ngjarje e madhe historike. Historia,nga lashtësia e Ilirisë,e deri me sot, nuk ka asnjë shekull, që Shqipëria të mos jetë pushtuar për shtatëdhjetëepesë vite rresht. Festat, sipas traditës,  bëhen  më të bukura kur shtëpia është e mbushur me miq shumë. Kush vjen të na nderoje, për të respektuar herojtë e luftes , edhe prindërit tanë që dolen malit për të çliruar vatanë, janë të mirëpritur me shpirtë nga ne. Ata që duan të bëjnë politiken e rrugës,nuk kanë vend në gëzimin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat