Rrofshin këshilltarët!

Opinione

Rrofshin këshilltarët!

Nga: Esad Dujaka Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 22:09
Esad Dujaka

Pa ta cok s' rrohet! As tash e as përpara...

Kush ka tubuar rreth vetes këshilltarë të zotët - me garancí ka ecur në biznes e sidomos karrierë politike! Këshilltari i aftë, sidomos ai që i di (gati) të gjitha - s' ka t'paguar! 

Edhe atëherë edhe tash pas luftës në vendin tonë janë rekrutuar këshilltarë nga të gjitha grupacionet e llojet e profesionet e ndryshme...

Kriter atëherë e deri dje ka qenë - të jetë i dëgjueshëm dhe eprorit t' i jap të drejtë edhe atëherë kur ai s'ka qenë "n'tokë t' bukës", kryesore të jetë këshilltar i filan fistek presidenti, kryeministri, ministri ose nënzëvendësministri ose diku afër tij e do të tjerëve...

Kryesorja t'i gëzoj këto të mira dhe të ngrit kokën si biba e t' i ndrroj kravatat sipas motit gjatë ditës! Kanë angazhuar këshilltarë në zyrat e luftëtarëve edhe ish ish - zyrtarë të lartë të "sistemit me 6 republika e dy krahina autonome"...

Madje një i tillë ( s' po ia përmendi fare emrin, e faktorizoj e ai mendoj sot e ghithë se i tilli NUK e meriton) - sot gëzojnë statusin e veteranit - o tempora, o mores!

Këshilltarë për prodhimin e reve, si të keni merak e nevojë, këshilltarë që vijnë nga lëmia e letërsisë por që avancuan e këshilluan (këshilla u thënqin!) president o kryeministër (s'po e them në "shkuarje" e aq më pak në "ikje" - se kjo folje mund të zbërthehet e të interpretohet si NUK duhet, e pastaj kush e hanë - unë i pari e do të më fusin në grupin e ish "komunistëve" e të "titistëve", sepse të tillët i kanë dhënë vetit këtë të drejtë sepse disa e jo të gjithë punojnë e vlerësojnë e etiketojnë si besnik të marksizëm-leninizmit, nga Enveri e deri te Mao Ce Duni...)

Po ndryshojnë qeveritë, siç ndryshojnë stinët, e tash keni me pa se si do të fillojë turra-vrapi, lëpirja etj.etj për të dëshmuar ai, ky, por ndishta edhe mua do tùlë mbushet mendja e në pleqëri do të m' plasin sytë e edhe unë me ta - se i plotësojmë të gjitha kriteret e pakritereve për të qenë afër atij ose atij tjetri, pasi qe 20 vjet nuk ia dola t'ia thyej zemrën asnjërit, ama asnjërit për be nga ministrat e jashtëm të më thërras së paku për me pi kafe së bashku, nëse s'ua mbusha syrin as për ambasador, konsull ose të paktën edhe rojtar te dera e ambasadës, sepse më thoshin (jozyrtarisht!) -"të ka kaluar afati", dhe qeshin me mua, ose edhe me atë tjetrin...

U pajtuam se kështu na qenka shkruar...

Qeveritë ndrrojnë, si thash, nganjëherë si shpesh! E bukura e demokracisë na qenkan ndryshimet, të cilat në këtë vendin tonë, fatkeqësisht nuk i vrejta aq shumë, apo fajtore është mosha ime e shtyer!

Nejse! T' i lë këto gjepura, e ti kthehemi temës - urraaaa këshilltarë:)

Këshilltarë, pra bëhuni gati se kjo qeveri është në ikje, bile ju duhet të të ikni me faqe të bardhë, nëse keni ngelur të pastërt...

E ju, që ndryshoni lëkurë e gëzof sipas motit - pra sipas atij që vjen mbi ju, po ua jap dorën - ta gëzoni se koha për ju ka ardhë..."Kija inatin, falja hakin" (popullore).

Mos na lasht Zoti pa këshilltarë, por s'di pse, po shpresoj se nga këto ndryshime që po vijnë, do të ndryshoj edhe kjo puna me këshilltarët, sepse Kosova nuk ka rënë aq poshtë që të mos ketë mundësi me zgjedh e me pas njerëz të ditur nga poshtë e deri lartë, atje mu n'maje, pse jo me ta edhe këshilltarë me K të madhe?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat