Tërmeti dhe solidariteti...

Opinione

Tërmeti dhe solidariteti...

Agim Jazaj  Nga Agim Jazaj Më 27 nëntor 2019 Në ora: 18:31
Pas termetit

Shqipëria është gdhirë përballë një hataje të madhe, goditje të rëndë, dhimbje të pa përjetuar, lendim të thellë: Humbjen e dhjetëra të jetëve njerëzore, dhe plagosjen e qindra të tjerëve etj, nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019, në Durrës e Thumanë!...

Përpara kësaj gjëme, njerëzit, shqiptarët kudo janë, janë gjendur mes dhimbsurisë, ndjeshmërisë, vllazërisë dhe solidaritetit, jo vetëm brënda vetes, të rracës shqiptare, por edhe mes solidaritetit të fqinjëve, europian, e pothuaj nga e gjithë bota.

Termeti i djeshwm, shkaktoi dhimbje dhe plagë, bëri me shpirtin e drithëruar dhe lotët në sy, gjithë shqiptarët që nga: “Sheshi Skenderbe”, sheshi i “Çercizit”, sheshi i “Flamurit” dhe i “Barjam Currit”... kudo, duke qënë pjesë e asaj dhimbjeje, të lotuar parkrah njerëzve të lënduar, duke u fshirë lotët...

Por, kjo dhimbje, solidaritet është ndjerë edhe nga e gjithë Europa; vendet fqinje, vëllezërit e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, ku mbërrijtën me mjete dhe ndihma të shumta, për të përballuar situatën, për të nxjerrë njërëzit nga rrënojat.

Me mjete, teknike- logjistike dhe njerëzore; kanë mbërijtur edhe nga: Italia, Rumania, Serbia, Greqia, Turqia, Kroacia, Hugaria, Gjermania, Zvicëra, Izraeli etj, etj- vende mike, në këtë ditë të zezë për shqiptarët.

Ky model, i ndjeshmërisë, dhimbsurisë dhe i solidaritetit, e bëjnë më të lehtë plagën, po ashtu dhe për ta kapërcyer këtë…

Data 27 Nëntor është shpallur DITË ZIE në Shqipëri dhe në Kosovë

Edhe Maqedonia e Veriut e ka shpallur DITË ZIE.

Një mirënjohje e madhe, rezervohet në veçanti për; Maqedoninë e Veriut.

  Mirënjohja dhe solidariteti është nga gjithë shqiptarët!

*Zoti qoftë me ata, të lehtësojë dhimbjen e njërëzve tanë, të lënduar nga tërmeti i ditës së djeshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat