Emri Nënë, është emër i shenjtë në familje, Nëna Shqipëri, është emri shenjtë i kombit

Opinione

Emri Nënë, është emër i shenjtë në familje, Nëna Shqipëri, është emri shenjtë i kombit

Nga: Hafiz Shala Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 19:18
Hafiz Shala

Nënën Shqipëri e goditi një termet i fuqishëm më fatalitet duke shkaktuar vdekjen e ma tepër së 30 qytetarëve, më shpresë që të mbete më kaq. Më shpresë që të kemi lajme të mira nga ekipet shpëtimtare të emergjencës.

Por, Nëna Shqipëri, i ka bijtë dhe bijat e sajë anë e mbanë rruzullit tokësor, nga Evropa, Amerika, Australia deri të Zelandën e Re e largët.

Çdo shqiptar kudo që gjinden, është në dhimbje të madhe për Nënën që po përjeton qaste të rënda për humbjen e më të dashurve dhe qëndrimin e qytetarëve të sajë nen qiellin e hapur. E ndjejmë vërtetë edhe ne në mërgim dhe lutemi më tërë sinqeritetin. U shprehen ngushëllime nga e gjithë bota shqiptar familjeve të cilët i humben më të dashurit e tyre dhe jo vetëm shqiptare por edhe burrështetas të shteteve ma të fuqishme duke u solidarizuar më popullin e Shqipërisë dhe, duke ju ofrua ndihma të llojeve të ndryshme në forma sipas nevojës dhe urgjencës që i nevojiten në këto qaste të rënda.

Por, Nënës, nder të parët ju gjinden aty ata të cilët janë ma afër më zëmër e shpirt, Kosova dhe kosovaret.

Po, sigurisht Kosova, krahu i djathtë i Nënes Shqipëri e cila kur ishte nevoja,i hapi krahët pë fëmijët e vetë kosovar kur fillojë egzodi, largimi më dhunë deri në farosje nga bishat e tërbuara serbe, e cila i strehojë dhe u kujdes brenda mundësive të sajë si çdo nënë. Solidarizimi u përhap gjithandej në mërgatën shqiptare e cila si gjithmonë është aty, në paqë, në tragjedi dhe në rast të ndonjë kërcënimi nga kushdoqoftë. Një foto e cila sa më erdhi, ma rikujtojë dhimbjen por edhe krenarinë. Fotoja e parë e cila e paraqet egzodin nga Kosova drejtë Shqipërisë më qfardo llojë transporti qoftë edhe këmbë, në foton e dytë, ndihesha krenar më konvojin e Ushtrisë së Kosovës drejtë Shqipërisë. Ashtu siqi ka hije një ushtrie të pregatitur dhe të ushtruar nga miku I ynë shekullor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më të drejtë u shprehen fjalë miradije për sjelljen, profesionalizmin dhe përkushtimin. Sa mirë. Shtat milion shqiptar të bashkuar, kësiheri më rastin e kësajë tragjedie të cilet në vëndë së të jenë sëbashku nëfestimin e 107 vjetorit të Pavarësisë, ata, u bashkuan për ta përballuan tragjedinë e cila ndodhi dhe po ndodhe mrekullia, shqiptaret u bashkuan si kurrë ma parë që jepë shpresë së sëbashku, nuk ka sfidë të cilen nuk e përballojmë.

Mrekullia tjetër ndodhi ku, praktikisht u hoq kufiri më rastin e sjelljes së ndihmave më kolona të gjata më ndihma humanitare por edhe kolona e mjeteve ushtarake të Ushtrisë së Republikës së Kosovës, kufi I cili, formalisht duhet të egzistojë përderisa Kosova nuk e përfundon sovranitetin dhe tërësinë territoriale më bekimin dhe garancën e miqve tanë çlirimtar ndërkombëtar. Duhet të jemi të mençur, vizionar më një largpamësi reale e jo emocionale. Një gjë është e sigurt se, cilado pjesë e kombit të përjetojë diçka të ngjajshme që kurrë ma mos të ndodhe, edhe në rast të ndonjë kërcënimi eventual nga armiqet tanë, do të jemi bashkë sepse, ne vetë do të vendosim për këtë. Kushtrimi erdhi vetvetiu për çdo shqiptar i cili duhet të solidarizohet më të gjitha format e ndihmave, posaçërisht më ndihma financiare sipas mundësive që, fatosave tua sigurojmë vijim e shkollimit normal dhe transportimin falas, të moshuarve dhe atyre më të meta fuzike, tu sigurohet strehim sa ma parë që është e mundur. Ra kjo tragjedi dhe na dha leksione qoftë kombëtare, qoftë organizative, qoftë humanitare, por, për të ardhmen, edhe në zbatimin e ligjit mbi ndërtimtarinë në infrastrukturë në bazë të kritereve sizmologjike, që tani po e kuptojmë së sa rëndësishme është.

Ekipet e emergjencës të cilat meritojnë një mirënjohje për punën dhe angazhimin e tyre në këtë mision fisnik e humanitar, po aq i rrezikshëm të cilët nuk patën të ndalur natë e ditë, për qka vërtetë,duhet falënderuar dhe përkrahur, që bënë dhe po e bëjnë të pamundurën në hulumtimin e të pagjeturve nen gërmadhat e godinave të rrënuara.

Që nga momenti i lajmit të kobshëm për tragjedinë kombëtare, shqiptaret kudo që janë më ankth dhe dhimbje po i përcjellin drejtpërdrejti ngjarjet përmes ekraneve televizive, përmes mjeteve tjera elektronike dhe, përmes telefonatave duke kërkuar udhëzime dhe sqarime për dërgimin e ndihmave qoftë financiare, qoftë ushqimore veshmbathje dhe gjërave tjera të nevojshme.

Për nënën Shqipëri dhe vëllazëritë tanë, nuk kursejmë asgjë. Nënë e dashur, ne jemi të vetëdijshëm së në gjirin tendë ke edhe politikanë të llastuar të cilët të harrojnë Ty dhe neve për interesat e tyre, por, ata janë në ikje dhe ne, për hatër Tëndin, nuk do të jua vejmë veshin sepse, nuk na duhen që të na pengojnë në rrugën tonë të bashkuar, jo për interesa të tyre meskine por për interesat tona madhore : të jetojmë së bashku kur ne e vendosim e jo kur atyre ju shkon për shtati.

Mos sinqeriteti, përkushtimi dhe lajthitja e tyre edhe në këto momente të rënda, nuk ju mungojë por, tani, nuk do të merremi më ta sepse nuk na duhen ma, kemi djem ma të ndershëm, të guximshëm dhe atdhetar që ta duan të mirën Ty dhe neve të gjithëve. Duke ju shprehë ngushëllimet nga zemra të gjithë atyre që i humben më të dashurit, duke ju shprehur përkrahjen dhe duke ju dhenë kurajë të gjithë atyre që kanë humbur shtëpitë, ju premtojmë së përpos atyre që e humben jetën, të tjerat do të sanohen më ndihmën e përbashkët e cila në asnjë moment nuk do të mungojë. Në vend të apelit, këto ishin disa nga porositë për të gjithë neve që jemi në botën e jashtme që, edhe njëherë apo sa here të jetë nevoja, ti dalim në ndihëm atdheut, Nënës sonë Shqipërisë. Të dua shumë nëna ime e shtrenjtë Shqipëri, për Ty qdo gjë, edhe jeten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat