Na ‘çmendi’ kjo dashuri

Opinione

Na ‘çmendi’ kjo dashuri

Nga: Kimete Berisha Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 14:35
Kimete Berisha

1. Ne shqiptarët e Kosovës jemi gjaknxehtë në dashuri, prandaj jemi kaq të ndjeshëm, kaq të prekshëm, jemi gjynah, se digjemi shpejt.
Ne prej se e kemi jetu luftën, çdo gjë e ndjejmë si luftë, si fundin e botës, neve kur na ther shpirti, na lëkunden themelet e ekzistencēs.

Për ta respektuar dashurinë tonë, Edi Rama kish qenë mirë me formu një Komision për pritjen dhe përcjelljen e shqiptarëve të Kosovës, në kufi.

Dashuria jonë i ka disa specifika, kryesorja është që anëtarët e Komisionit të Mikpritjes të na pyesin për s'dytsh 'Si jeni', 'A jeni mirë? Krejt shnosh e rahat? Si kaluat rrugës? A jeni lodh? Punët si po ju shkojnë?

Pyetjet gjithmonë mbyllen me një 'shyqyr', ndërsa pyetësit duhet të qëndrojnë në këmbë derisa na pyesin, me duar mbështetur në barkat e tyre, e neve si mbretër të dashurisë siç jemi na lejohet edhe ulur ti pranojmë pyetjet tuaja të kujdesit.
Se kur ulemi ne, ulet edhe respekti.

2. Ne shumë kemi nevojë të na pranohet kjo dashuri e tepërt, që derdhet si lumi i ngopur me ujë.
Nga dashuria a ngopesh? Ngopesh valla. Si nana kur të teket e të bombardon me dashuri 'a po nerth? a je unt? 'ruju kah te kapërcejsh xhaden', 'mos u trullav, drejt n'ahpi; ruju mos pi prej kërkujt, ruju, ruju, ruju e në fund aq shumë ruhesh, sa përfundon i sigurtë 'nga kjo jetë' por i mbrojtur nga dashuria.

3. A është dashuria jonë e tepërt, si e atij titullit 'Prej këtu e deri në amshim'! Për besë s'di. Më duket se po. Unë idhnohem kehtë, e kam dashurinë të ndjeshme. Ta zëmë, një herë një gazetar i mirë i Tiranës më ka thënë 'e ke emrin e keq', e unë në ato çaste ia kam marrë inat krejt 'Shqipërisë'. Por e kam falë, kuptohet, pas disa ditëve, se mirë e ka pas.
Ne e mbajmë vendin e parë për dashuri sepse e mbajmë të rezervuar për kohë katastrofash, por nuk e shprehim kur është qetësi, nuk i thotë kush-kujt të dua, me vra ai Zot, sepse nuk dimë me shpreh, ndjejmë sikur dukemi të dorëzuar kur e shprehim dashurinë, prandaj në kohë krizash ajo dashuri e rezervuar del nga shtrati si lumi që del dhe e humb kontrollin, as poezia nuk e zë.

4. Çka po du me thënë.
Ne kemi nevojë të madhe të na zbret dikush në vendin e dytë të dashurisë, se s'ka më mirë, se edhe Zaratustra e ka ditur se lumturia e grave është 'ai më do' ndërsa e burrave është 'unë e dua'.

Askush nuk garon se kush kë po e do më shumë, përveç nev, e lumturi është simbas meje, ti n'kokërr t'shpinës e dashuria me t'pikë prej tavani, telefoni e tenxhereje kah t'rrotullohesh.
Jam dembelicë në dashuri, krejt si këta t'Shqypnisë, preferoj me më dasht, se më konvenon, qetë, se kur Do ti të ther ty, e kur Do tjetri i ther atij e ti knaqesh.

5. Mos u prekni pse ua refuzojnë ushqimin e lirë. Disa nga anjerëz nuk ishin të varfër. Ata kanë jetu me pamje kah deti.
Njerëzit thonë e humbin shpirtin kur e humbin sendin.
Ata i shihni si viktima, por ata nuk ndjehen si viktima.
E di. Gjatë luftës isha viktimë.
Të ngujuar në një shtëpi vet e 50-ta, me vajza, gra e fëmijë, qitsha naze, qitsha kajde n'usjaim (jo me fjalë) veç protestoja halli jem, unt e eqt, nuk e haja bukën me patate (ua ndi erën e dheut edhe sot) veç pse ajo e moshuara që e ndante në copa kafshate, e mbante bukën në preher në 'kulet' e saj ngjyrë vjeshte.
Nuk ishte mendjemadhësi. Ishte, haj medet. Dhe, pas katër ditësh greve urie, policia serbe na përzuri edhe nga ajo shtëpi (në Smrekonivë) dhe na urdhëroi të 'thejmë qafën' diku në kufi (ku nuk mbërrimë kurrë) nëpër fshatin Bukosh.

Rrugës në kolonë, gjithë ato plaka, gjithë ai fëmijë e ai njeri i smurë, asnjëri përveç meje nuk ra n'dy gjunjtë.
M'u terruan sytë, nuk shihja gjë, m'u këputën këmbët n'gjunjë, veç veshët punonin, e dëgjoja nanën time 'o çika jeme', as s'ndjeja gjë për të as për veten, as s'kisha nevojë m'u çu, as nuk po u tutshe në ato momente.

Policët serbë bërtisnin e më urdhëronin 'çu', po nuk ecnin këmbët.
E dëgjova një grua në ato çaste që iu përgjigj thirrjes së nanës time për ndihmë, secili e ruante pikën e ujit dhe sheqerit për vete, por një grusht sheqer ma lëshuan në gojë edhe mua.
M'u çelën sytë. Ishte ajo gruaja që na ndante bukën dhe unë në heshtje e refuzoja për shkak të ngjyrës së kuleve dhe duarve të saj të vrazhdta vrazhdta. Falma Zot. Nuk ia di emrin plakës që ma shpëtoi jetën atë ditë Maji 1999.

6. Kë po e pyes 'si je' po më thotë: qe valla, qitu po rrina, tuj kajt kurrë pa pushu, hëngrëm, pimë çaj, mërzi e madhe.
Edhe unë kam qajt shumë.
Duke e menduar atë djalin që trupin e kishte nën rrënoja e fytyrën të kthyer kah jeta, që para se të jepte shpirt e kërkoi një cigare.
M'u dhimbt shumë shumë shumë.
M'u kujtuan 'Fjalët e fundit' të poetit Aintler dhe fjalët e fundit të 'Atij Mikut': 'O Zot merrma shpirtin'.

Duke qarë, e hetova se lotët më dilnin vetëm nga syri i majtë. Nga kureshtja çka po ndodh me lotët e mi 'eharrova' për disa momente mërzinë dhe fillova të mendoj pse nga syri i djathtë nuk dalin lotët.

7. Mos ia shihni për të madhe as Ramushit, është njeri i luftës, nuk është normal, sidokos në dashuri, sikur që jemi të gjithë ne të mbijetuarit e luftës.

Ai doli sot me shpërnda ëmbëlsira e revania për policët.
Më së pari burrat nuk është estetike me hëngër ëmbëlsira publikisht.
Ëmbëlsirat janë ushqim 'rinor' që shprehin gëzim e jo pikëllim.
Për çka je gëzu o i lumi ti për mendt tua!
Tregoni njerit se nuk është Bajram, por janë ditët e mërzisë, e kur je i mërzitur puna e parë trupi e refuzon shijen e ëmbëlsisë.
Mërzia e ka menynë e vetë ushqimore.
Mirë boll se mundet me lshu Zoti m'i angazhu Dardanin me gju n'ajrë me alltia.

8. Dashuria është e bukur por jo e shenjtë, është e mirë apo e madhe aq sa ka dije njeriu. Është inteligjente dhe e butë, aq sa është inteligjet e i butë njeriu.
Nga njeriu i zakonshëm të mos prisim tani dashuri të jashtëzakonshme.
Si Sokol Balla. Midis gërmadhave i kish lustru kundrat e ish çu kish vesh mont t'ngushtë që dojke mi pëlcit n'trup, materiali i montig skaj i zi i dhezt si pantollat e Kimit, vetëtimë Sokol aga, veç ai binte në sy midis gërmadhave ashtu siç në kallaballak dihet 'budalla'.

9. Pastaj e pash Elvisin. Më qetëson kur e shoh. Kish dalë me Edi Ramën te rrënojat e termetit.
Më thanë: mos e beso shumë se zhgënjeshesh..Punë e madhe që mund të zhgënjehem një ditë, përderisa të zhgënjehem unë kënaqem duke besuar.
Mos u zhgënje pa besuar një herë. Mos nxito të dyshosh në njerëzit e mirë pa u besuar më parë.
Thjesht, Beso.

P.S. Ky është versioni i dytë i shkrimit të njejtë, se më zuri taksirati, versioni i parë 'm'u zhduk' para syve, duke e postuar.
'Të gjithë ne jemi ngapak të sosur pa nevojë'.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat