Leni fjalët spekuluese e plaçkitëse për ndihmat sepse zbehin humanizmin ndaj Shqipërisë!

Opinione

Leni fjalët spekuluese e plaçkitëse për ndihmat sepse zbehin humanizmin ndaj Shqipërisë!

Nga: Sulejman Mehazi Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 06:26
Sulejman Mehazi

Do qarqe që s'ia duan të mirën Shqipërisë me rastin e tërmetit tragjik, do media e portale të shitura që s'ia duan të mirën Shqipërisë po bëjnë publikime shumë të prapshta, gjoja për keqpërdorimin e ndihmave  të shtetasve shqiptarë.

Kjo propagandë e prapshtë e skandaloze është e qëllimshme për të dëmtuarit nga tërmeti, për t'u mos u ndihmuar e ndalur ndihmat për vendet të kapluara e të prekura nga tërmeti i fuqishëm.

Propaganda, se mjetet për ndihmë po vidhen e plaçkiten nga individë vjedhacakë, se parat nuk shkojnë aty ku duhet, por në duart e kriminelëve e hajdutëve, se me këtë tragjedi natyrore pasurohen funksionarët e pushteti, se shumë mjete, batanie e gjera tjera shiten e kështu, kështu me rradhë, të gjitha këto janë gënjeshta spekuluese për të zbehur humanizmin njerëzor.

Në çdo lulishte dalin dhe hithëra, po megjithatë  i thonë  lulishte e jo hithëra.

Prandaj të dashur miq e vëllezër shqiptarë, leni propagandat e ndyra e të pavërteta, po të ndihmojmë sa më shumë e pandalur popullatën e traumatizuar, të plagosur e të prekur nga tërmeti!, këto media djallëzore zbehin ndihmën ndaj Shqipërisë së vrarë, të plandosur e të vdekur nga tërmeti i fuqishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat