Edi Rama t’i apelojë oligarkët të japin për Nënën Shqipëri, se nga ajo janë pasuruar !

Opinione

Edi Rama t’i apelojë oligarkët të japin për Nënën Shqipëri, se nga ajo janë pasuruar !

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 18:55
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

*** Oligarkët t’u vijnë në ndihmë të mbijetuarve në Durrës e Thumanë e gjetkë, jo nga frika të braktisin Shqipërinë !

-Jo  t’i zbrazin bankat e të ikin jashtë vendit, duke u strehuar që të mos i prek tërmeti tragjik, i cili që në agimin e  hershëm befasues dhe të papritur të 26 Nëntorit 2019, goditi për vdekje dhe plagosi shumë njerëz nën rrënojat e godinave të shkatërruara të banimit në Durrës dhe në Thumanë.

Kjo tragjedi e rëndë preku në shpirt dhe në zemër gjithë kombin shqiptar, i cili pa vonuar arriti në vendin e ngjarjes tragjike në Durrës dhe në Thumanë për t’i ndihmuar vëllezërit, motrat, nënat, prindërit dhe fëmijët nga tërmeti i shkaktuar, që mori dhjetra jetë dhe plagosi me qindra të tjerë.

Nuk ka dyshim se dhembja jonë është e përbashkët, ashtu si zemra për gjithë trupin. Vërtet na ka goditur rëndë kjo tragjedi tërmeti. –Dashtë Zoti e të mbijetuarit të gjejnë ngrohtësi, mirëqenie e përkujdes të domosdoshëm jo vetëm nga institucionet përkatëse të shtetit, por nga çdo familje shqiptare anembanë Shqipërisë etnike dhe nga diaspora shqiptare, që janë në gjendje për të ndihmuar në çfarëdo forme qoftë me para dhe me ndihma të tjera të nevojshme për të mbijetuar.

Edhe unë gëzohem kur lexoj, dëgjoj dhe po shikoj në masmediat e informimit botëror sesa admiruese dhe e menjëhershme ka qenë  ndihma e madhe e mbarë kombit shqiptar të të dëmtuarve.

Me gjithë reagimin dhe me daljen urgjente në ndihmë solidare dhe të admirueshme të mbarë kombit shqiptar, si dhe të ekipeve të huaja  humanitare për shpëtimin e njerëzëve nga tërmeti, nga kjo fatkeqësi elementare natyrore, që e shkretoi Durrësin,  Thumanën, duke  gllabëruar  dhjetra jetë dhe duke  plagosur mbi 500  njerëz, ekziston frika dhe skepticizmi se,  pikërisht ata-oligarkistët më të pasurit, që duhet të ndihmojnë më së shumëti në këtë tragjedi gjithëkombëtare, kanë ikur jashtë vendit.

Gjithashtu, edhe unë i bashkohem shqetësimit dhe skepticizmit të  një miku tim të madh nga Shqipëria, që ka të bëjë me “një tjetër solidaritet”, kur është fjala për “oligarkët dhe për pronarët e apartmenteve të zbarzura dhe të lira në shumë qytete të vendit, dhe  disa prej tyre t’ua dhurojnë të mbijetuarve të pastrehë pas shkatërrimit që shkaktoi tërmeti…”

-Plotësisht kërkesë e drejtë kjo ( vëllau dhe miku im i shtrenjtë, human dhe patriot shqiptar) dhe e pranueshme njerëzisht, moralisht dhe ligjërisht, në çdo aspekt për zbutjen e krizës së mbijetuarve.

Për të ardhur në shorehje ky solidaritet e humanzim , edhe nga  oligarkët-pronarët e apartamenteve për t’i ndihmuar viktimat e tërmetit në Durrës e rrethinë, miku im nga Vlora me të drejtë vlerëson se  “  provën e bujarisë, provën e humanizmit për të dëmtuarit nga pasojat e tërmetit, duhet ta japë i pari kryeministri Edi Rama, duke ju bërë thirrje oligarëve-pronarë apartamentesh të lira për shfaqjen e një bujarie të tillë. Nëse askush nga të lartpërmendurit nuk del me një nismë të tillë bujarie, atëherë duhet pranuar se ata qenkanë përbindsha”.

Gjithashtu, miku im nga Vlora në shenjë solidairteti me zbutjen e krizës humanitare të të mbijetuarve nga tërmeti në Durrës dhe në Thumanë të Shqipërisë, shtron edhe këtë pyetje të pashmagshme njerëzisht, moralisht dhe kombëtarisht : “ A ka dalë ndokush nga oligarkët-pronarë apartamentesh të lira në shumë qytete të vendit dhe të dhurojë disa prej tyre për të mbeturit pa strehë pas shkatërrimeve që shkaktoi tërmeti? Kur isha në Vlorë me pushime në muajin gusht, mësova se kishte 6200 apartamente të lira, të pashitura. Po sa të tillë ka në Durrës, në Tiranë dhe në qytete të tjera? Në Tiranë llogariten mbi 10 mijë apartamente të tilla. Shkatërrimet e këtij tërmeti janë prova më domethënëse e shfaqjes së ndjenjave humaniste nga ana e pasanikëve të vendit tonë. “

Sa më sipër oligarkët, duhet të jenë ndër të parët, që t’i ndihmojnë moralisht,  fianciarisht, materialisht dhe në të gjtiha format  e nevojshme të mbijetuarit e tragjedisë elementare të Durrësit, të Thumanës etj., sepse të gjithë pasurinë e vet e kanë fituar në Shqipëri, askundi tjetër. –Shqipëria dhe populli i varfër i ka  bërë milionerë oligarkistët, jo askush tjetër. Prandaj, në çdo situatë të këtillë të rëndë dhe në kriza të tjera qoftë ekonomike, të varfërisë, të urisë dhe të papunësisë, OLIGARKËT, duhet të jenë ndër të parët për ta ndihmuar popullin dhe shtetin, jo për t’i braktisur, në asnjë kuptim qoftë nga ndonjë epidemi shfarosëse, agresion i huaj apo nga ndonjë fatkeqësi elementare natyrore, sikur kjo që goditi Durrësin dhe Thumanën, më 26 nëntor 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat