Enciklopedia e urrejtjes serbe

Opinione

Enciklopedia e urrejtjes serbe

Nga: Prof.Dr.Eshref Ymeri Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 11:15
Prof.Dr.Eshref Ymeri

Në vitin 2018, Shtëpia Botuese “Klubi i Poezisë” Tiranë, nxori nga shtypi dhe hodhi në qarkullim librin e akademikut prof.dr. Flori Bruqi, me titull “Shtëpia e Verdhë”. Është një libër mjaft interesant, me një vëllim prej 350 faqesh, në të cilin gjen një pasqyrim të hollësishëm politika agresive e shovinizmit serb kundër kombi shqiptar. Autori, duke argumentuar me fakte, zbulon thelbin e politikës së kahmotshme serbe ndaj etnisë shqiptare:

“Serbia e ka ngritur në doktrinë shtetërore zhdukjen e popullit shqiptar” (f. 9).

Në libër autori trajton disa tema nga historia e politikës agresive të shovinizmit serbokriminal ndaj popullit shqiptar të Kosovës. Këtu do të ndalem në disa prej tyre. Libri hapet me temën “Nobelisti Ivo Andriç si antishqiptar”, në të cilën përshkruhen “telegrafisht” pikat kulmore të strategjisë shoviniste serbe kundëkombit shqiptar, duke filluar nga dokumenti sekret - Naçertania- e vitit 1844 që mbante firmën e Ilia Garashaninit dhe duke vazhduar me elaboratin e akademikut Ivo Andriç, mandej me elaboratin e akademikut Vasa Çubrilloviç e deri te Memorandumi 1 dhe 2, hartuar nga shkrimtari shovinist Dobrica Qosiç, akademik.

Pra, njëri nga doktrinarët e zhdukjes së popullit shqiptar, ka qenë shkrimtari shovinist Ivo Andriç, i cili, fillimisht, kishte hartuar një program për ndarjen e Shqipërisë, për çka ai u ngrit deri në postin e ministrit të jashtëm. Programi i tij titullohej “Elaborati i Ivo Andriçit për Shqipërinë i vitit 1939”.

Ky shkrimtar shovinist, çuditërisht, në vitin 1961, paska fituar Çminin Nobel. Çdo njeri me gjykim të kthjellët, kur merr vesh se ky shkrimtar shovinist na qenka nderuar me Çmimin Nobel në letërsi, nuk mund të mos shtrojë pyetjet e mëposhtme:

Po si është e mundur që t’i jepej Çmimi Nobel një shkrimtari të tërbuar shovinist, i cili, në elaboratin e vet kërkonte shfarosjen e një populli tjetër? A thua se është e besueshme që juria e Çmimit Nobel nuk e paska pasur indormacionin e duhur për jetëshkrimin e Ivo Andriçit dhe, konkretisht, për platformën e tij shoviniste kundër popullit shqiptar? Është e pamundur që juria eÇmimit Nobel të ketë qenë e painformuar për platformën në fjalë të Ivo Andriçit. Ajo e pati nderuar atë shkrimtar shovinist se nuk ka pasë ushqyer kurrfarë respekti për popullin shqiptar dhe shfarosja e tij prej shovinizmit serbokriminal, nuk përbënte kurrfarë shqetësimi për të. Prandaj nderimi i Ivo Andriçit me Çmimin Nobel përbën një faqe të zezë në historinë e jurive të Çmimit në fjalë. Por një tjetër faqe e zezë në historinë e jurive të Çmimit Nobel u shënua edhe në vitin 2019, kur juria e tanishme e nderoi me këtë Çmim edhe një tjetër shkrimtar shovinist, siç është shkrimtari austriak Peter Handke, mbrojtës i flaktë i krimeve të Millosheviçit kundër popullit shqiptar të Kosovës. Në këtë mënyrë, juria në fjalë e damkosi përfundimisht veten me damkën e turpit, si një juri shoviniste në qëndrimin ndaj kombit shqiptar.

shtepiaeverdhe - Sa-Kra.ch


 

https://www.sa-kra.ch › shtepiaeverdhe

 

Akademik Flori Bruqi e sqaron lexuesin se shkrimtari shovinist Ivo Andriç e pati përgatitur elaboratin me kërkesë të kryeministrit dhe ministrit të jashtëm të Jugosllavisë Milan Stojadinoviç. Pra, elaborati në fjalë zbulonte orientimin e politikës zyrtare të shovinizmit serbokriminal, në themel të së cilës shtroheshin pikësynimet për shfarosjen e popullit shqiptar.

Për arritjen e këtyre pikësynimeve, politika shoviniste serbe ka gëzuar përkrahjen e plotë të tri fuqive kryesore evropiane të kohës, siç ishin Anglia, Franca dhe Rusia. Akademik Flori Bruqi citon nenin shtatë të Paktit të Londrës, të lidhur më 26 prill të vitit 1915 në mes Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Rusisë, i cili kishtesi qëllim përfundimtar fshirjen e Shqipërisë nga harta e Evropës. Në atë nen thuhej:

“Nëse do të vinte deri te formimi i një shteti të vogël autonom e neutral i Shqipërisë, Italia nuk do t’i kundërvihej dëshirës së Francës, të Britanisë së madhe dhe të Rusisë që viset veriore dhe ato jugore të Shqipërisë të ndaheshin në mes Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë” (f. 22).

Autori përmend, po ashtu, edhe fjalët e Ivo Andriçit, i cili citon një deklaratë të kryeministrit francez Klemanso në Konferencën e Paqes të vitit 1919:

“Duke propozuar një zgjidhje të përgjithshme të çështjes së Adriatikut, Klemanso, në cilësinë e kryetarit të Konferencës së Paqes, në lidhje me lëshimin e Rijekës Italisë, deklaroi më sa vijon: pra, sipas kësaj, shteti i S.H.S. (serbëve, kroatëve e sllovenëve) do të ngrihet në kulmin e fuqisë së vet, pasi t’i ketë në zotërim Shkodrën, Drinin dhe Shëngjinin” (f. 27-28).

Dihet me kohë që shovinizmi serb, gjatë mësymjes drejt territoreve shqiptare në nëntor të vitit 1912, kur trupat sebe patën pushtuar krejt Shqipërinë Veriore dhe patën arritur deri në Tiranë dhe në Durrës, kishte si objektiv të siguronte një dalje në detin adriatik, dhe pikërisht në Durrës, sipas vendimit të Konferencës së Ambasadorëve në Londër të vitit 1913.Ky objektiv gjente përkrahjen e plotë të shovinizmit rusomadh, armikut tradicional të kombit shqiptar. Prandaj, më 27 tetor (9 nëntor) 1912,në një telegram sekret që i dërguari rus në Beograd, N.G. Hartvig, i përcillte Ministrisë së Jashtme Ruse në Sankt Peterburg, thuhej:

“Për shkak të zgjerimit të ardhshëm të territoreve të të katër aleatëve, një Shqipëri autonome do të dukej si një anomali, si një vatër e përhershme trazirash, të cilat do të ngjallnin shqetësime për paqen në Ballkan… Shqipëria do të duhet të copëtohet mes Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë” (Citohet sipas librit: “Faktori shqiptar në zhvillimin e krizës në territorin e ish-Jugosllavisë. Dokumente. Vëll. i parë (1878-1997)”. Shtëpia Botuese “INDRIK”. Moskë 2006, f. 57).

Menjëherë pas këtij njoftimi, vjen edhe reagimi i ministrit të jashtëm të Rusisë Sergej Sazonov. Në kujtimet e veta, ky ministër, si armik i betuar i kombit shqiptar, shkruan:

“Kuptohet vetvetiu se nga ana e Rusisë copëtimi i Shqipërisë mes ballkanasve, në thelb, nuk mund të haste në kurrfarë kundërshtimesh… Lejimi i Serbisë për të pasur një dalje në Adriatik, gjatë një periudhe të gjatë kohe, u shndërrua në një problem qendror të politikës evropiane, megjithëse në vetvete ai kishte një rëndësi thjesht të karakterit lokal…” (Sergej Dmitrijeviç Sazonov. “Kujtime”. Shtëpia Botuese “Harvest”. Minsk 2002, f.77-79).

Një temë që meriton vëmendjen e veçantë të lexuesit, është ajo që akademik Flori Bruqi ia ka kushtuar kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç. Ai e ka titulluar “Duart e përgjakura të Aleksandër Vuçiçit”.

Në trajtimin e figurës së Vuçiçit, autori ka meritën e veçantë se ka flakur tutje “vellon e moderimit” të kryeministrit serb, e cila i është veshur prej propagandës shtetërore, duke anashkaluar natyrën e tij kriminale në gjenocidin e ushtruar kundër myslimanëve në Jugosllavi dhe veçanërisht kundër popullit shqiptar të Kosovës.

Akademik Flori Bruqi i çjerr maskën Aleksandër Vuçiçit, si bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit Sheshel, kryetarit të Partisë Radikale Serbe, ku Vuçiçi mbante postin e sekretarit të përgjithshëm dhe Nikoliçi postin e zëvendëskryetarit. Që të tre këta kriminelë kishin hartuar planin “për spastrimin etnik të Kosovës”, platformë kjo, e botuar në gazetën “Serbia e Madhe (Velika Serbia) më 14 tetor 1995 në Beograd” (f. 46).

Por natyra çnjerëzore e Vuçiçit del më shumë në pah përmes deklaratave të tij në përkrahje të dy kriminelëve me damkë, si Ratko Mlladiçi dhe Radovan Karaxhiçi, të dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krime kundër njerëzimit. Akademik Flori Bruqi citon deklaratat e Vuçiçit për Mlladiçin dhe Karaxhiçin, të publikuara në vitet e para të këtij shekulli.

“Radovan Karaxhiçi ështësimbol i luftës për liri të popullit serb. Karaxhiçi dhe Mlladiçi janë patriotë të shquar serbë dhe heronj të luftës atdhetare. Nuk do ta dorëzojmë as Radovan Karaxhiçin dhe as Ratko Mlladiçin. Nëse i takoj diku, do të pi me ta kafe. Shtëpia ime, ashtu si edhe gjithë shtëpitë e familjes Vuçiç, do të jenë pikërisht shtëpi e sigurt e gjeneralit Ratko Mlladiç (f. 50).

Fakti që Vuçiçi është president i Serbisë, dëshmon më së miri për psikologjinë e kriminalizuar të popullit serb. Se jo më kot populli serb, me votën e vet, nxori në krye të shtetit pikërisht Vuçiçin, ministrin e informacionit të Sllobodan Millosheviçit, të kriminelit me damkë që lau me gjak mbarë Bosnjë-Hercegovinën dhe popullin shqiptar të Kosovës. Prandaj akademiku Flori Bruqi, në faqet e këtij libri, i ka bërë“skanerin” e duhur Aleksandër Vuçiçit, duke ia flakur tutje përfundimisht “mantelin e udhëheqësit të moderuar” të Serbisë.

Me mjaft interes në faqet e këtij libri është tema që trajtohet në kreun me titull “Kishat dhe manastiret ortodokse në Kosovë- trashëgimi shqiptare”.

Në argumentim të titullit që i ka vënë kësaj teme të librit, akademiku Flori Bruqi shkruan:

“Mbështetje për qëndrimet tona që paraqiten gjatë gjithë këtij punimi se kishat dhe manastiret ortodokse u rindërtuan ose, më mirë të themi, u adaptuan me ndërhyrje gjatë rindërtimeve për t’u transformuar nga stili katolik në atë ortodoks,.. do të gjejmë edhe te disa studiues serbë që shquhen me punimet e tyre për këto çështje” (f. 53).

Autori, me një objektivitet shkencor, ka nxjerrë në spikamë një të vërtetë historike. Sepse dihet që politeizmi ilir filloi t’ia lëshojë vendin kristianizmit, i cili, me Ediktin e Milanos, në vitin 313, u shpall fe zyrtare, institucionale, shtetërore.

Akademik Flori Bruqi i ka dhënë propagandës mashtruese serbe një përgjigje historikisht të argumentuar. Madje përgjigjja e tij vlen edhe për Vatikanin, i cili, në vitin 2013,përmes një artikulli tëkardinalit Uallter Kasper për të përditshmen katolike “Kathpress”, deklaronte se “Kosova është djepi i kishës ortodokse serbe”.

Me analizën e temës në fjalë, akademik Flori Bruqi i ka bërë një shërbim të madh jo vetëm traditës së kahershme fetare të Kosovës, por edhe mbarë kombit shqiptar. Kjo për arsye se populli shqiptar i Kosovës e ka të vetin djepin fetar në Kosovë se është popull rrënjës dhe institucionet e veta fetare, si kisha dhe manastire, i ka ngritur ca shekuj më parë, para se tributë sllave të shpënguleshin nga stepat ruse dhe të dyndeshin drejt Gadishullit Ilirik. Mitet dhe mashtrimet e falsifikatorëve serbë të historisë për lashtësinë e kishave dhe të manastireve në Kosovë, nuk e mbulojnë dot diellin me shoshë.

Një tjetër temë me rëndësi që akademik Flori Bruqi trajton në këtë libër, është ajo që i kushtohet të ashtuquajturës “shtëpia e verdhë”, e cila, sipas propagandës shpifëse serbe, shërbyekej si qendër për trafikimin e organeve njerëzore. Ka qenë fjala për një shtëpi fshati që ndodhet 15 km në veri të Burrelit. Legjenda për një trafikim të organeve njerëzore që“organizohej” në një shtëpi të tillë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka pasur për qëllim të falsifikohej e vërteta historike për krimet barbare të bishës fashiste serbe kundër popullit shqiptar të Kosovës, në mënyrë që Serbia, nga një shtet agresor, të shndërrohej në një shtet-viktimë. Kjo legjendë, e sajuar në Beogradë dhe në Moskë dhe e mbështetur paturpësisht edhe nga Perëndimi evropian, është faqja më e zezë në historinë evropiane të pasluftës.

Në faqet e këtij libri, autori ka vënë në dukje bashkëpunimin e ngushtë të Beogradit dhe të Moskës për fabrikimin e shpifjeve për ekzistencën e të ashtuquajturës “shtëpia e verdhë”. Ky bashkëpunim del në pah më së miri përmes deklaratave të ish-ministrit të jashtëm serb Vuk Jeremiç dhe të ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov, të cilët, në sinkron me njëri-tjetrin, mbështetnin fuqimisht mashtrimet e Karla del Pontes dhe të Dik Martit, mashtrime trashanike këto që u hodhën në qarkullim me sponsorizimin e drejtpërdrejtë të Beogradit dhe të Moskës.

Në librin e akademikut Flori Bruqi bëhet e qartë se Beogradi dhe Moska, si dy vatrat më armiqësore të kombit shqiptar në tërësi dhe të popullit shqiptar të Kosovës në veçanti, patën bërë shumë investime për përgatitjen e dy tellallëve të Perëndimit evropian, si Karla del Ponte, ish-Kryeprokurore e Tribunalit të Hagës, dhe Dik Marti, anëtar i Dhomës së Ulët të Parlamnentit të Zvicrës dhe raportues i Këshillit të Evropës, për të shpikur mitin, sipas të cilit Ushtria Çlirimtare e Kosovës paskej kryer vrasje të të burgosurve serbë, me synimin për heqjen e organeve dhe trafikimin e tyre për qëllime fitimi. Për këtë qëllim, ish-kryeprokurorja Karla del Ponte (tani ambasadore e Zvicrës në Argjentinë) pati botuar librin me titull “Gjahu”, në të cilin, pa iu dridhur qerpiku, ka shpifur, duke deklaruar se gjoja civilët serbë, të burgosur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, qenkeshin vrarë në Shqipëri dhe organet e tyre qenkeshin shitur në tregun e zi pas përfundimit të luftës.

Këtë mënyrë shpifjeje e ka përdorur edhe Dik Marti, si raportues i posaçëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Raporti i tij u miratua në Komitetin për Çështje Juridike dhe të Drejtat e Njeriut, çka përbën një njollë të zezë për Komitetin në fjalë, i cili i bashkohej korit të hienave serbe dhe ruse kundër UshtrisëÇlirimtare të Kosovës. Është me të vërtetë e turpshme që ai Komitet i merrte për të vërteta shpifjet e ish-Kryeprokurores Karla del Ponte dhe të raportuesit Dik Mati, sipas të cilëve trafikimi i organeve njerëzore “mund të bëhej” në një shtëpi fshati në veri të Burrelit! Me këtë rast, akademik Flori Bruqi, për të hedhur poshtë shpifjet e ulëta të dy personazheve të lartpërmendura, i drejtohet deklaratës së një specialisti të mjekësisë ligjore nga Beogradi, prof.dr. Zoran Stankoviçit i cili “thotë se në këtë punë duhet të marrin pjesë kirurgë të mirë, një ekip multidisiplinar me të paktën 50 njerëz” (f. 101).

Arsyen e shpifjeve tëish-kryeprokurores Karla del Ponte dhe të raportuesit Dik Marti, akademik Flori Bruqi e gjen te një deklaratë e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar:

“Përderisane shqiptarët, menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë, nuk ngritëm padi kundër Serbisë për gjenocid dhe krime lufte në Kosovë, tani një gjë të tillë e bëjnë serbët kundër neve shqiptarëve, edhe përmes lobit të tyre shumë të fuqishëm në Zvicër, fillimisht përmes librit të ish-Kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Zonjës Karla del Ponte, dhe tani edhe përmes Raportit të Zotit Dik Marti në Këshillin e Evropës” (f. 143).

Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar ka shumë të drejtë, por problemi është se padinë kundër Serbisë nuk kishte kush ta ngrinte pas përfundimit të luftës. Kjo për arsye se Hashim Thaçi kishte hyrë argat në shërbim të shovinizmit serbokriminal qëgjatë luftës dhe për të Beogradi kishte bërë një investim të madh për ta nxjerrë në krye të Kosovës, fillimisht si kryeministër dhe mandej si president. Nënkuptohet që Thaçi, në aktivitetin e vet si kryetar i partisë demokratike dhe si argat i Beogradit, do të mblidhte rreth vetes përkrahësit e bindur, me qëllim që jo vetëm të mos ngrihej kurrfarë padie kundër Serbisë për krimet, masakrat dhe shkatërrimet e rënda që i shkaktoi popullit shqiptar të Kosovës, por edhe për t’i bërë asaj lëshime pas lëshimesh, të cilat nuk mund të vlerësohen ndryshe, përveçse si tradhti komëtare.

Libri “Shtëpia e Verdhë” i akademik Flori Bruqit është një vepër historiko-publicistike me vlera të jashtëzakonshme njohëse për krimet mbinjëshekullore të shovinizmit serbokriminal kundër kombit shqiptar.

* * *

Kur lexuesi njihet me thelbin e politikës tradicionale serbe kundë shqiptarëve, sipas së cilës “Serbia e ka ngritur në doktrinë shtetërore zhdukjen e popullit shqiptar”, ai, vetvetiu, duke pyetur vetveten, bie në përsiatje të thella:

“Po si është e mundur që një popull rrënjës në Gadishullin Ilirik, siç është populli shqiptar, kërcënohej me zhdukje nga ardhacakët sllavë?”

Përgjigjja e kësaj pyetjeje duhet kërkuar në traditën tonë të lashtë pellazgoiliriane. Sepse atje është zanafilla e tragjedisë sonë kombëtare, e cila i ka rrënjët në mikpritjen karakteristike dhe nderimin e tepruar që u kemi bërë të huajve. Madje mbi bazën e kësaj mikpritjeje, e cila, duke i kaluar caqet e lejuara, ka ardhur e ka marrë ngjyrime servilizmi, në gjuhën shqipe, që kryeherazi, është krijuarshprehja“shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e shtegtarit”.Pra, shqiptarët, që së lashti, derën e kanë pasur të hapur për miqtë dhe për shtegtarët fqinj. Por rezulton se këta të fundit, në rrjedhën e shekujve, nuk janë treguar aspak mirënjohës ndaj shqiptarëve. Përkundrazi, mikpritjen e shqiptarëve ata e kanë vlerësuar si kompleks inferioriteti dhe na e kanë shpërblyer me rrëmbimin e trojeve tona, duke na i rrëgjuar në një mënyrë tragjike. Dhe shqiptarët, si etnia më e madhe e Gadishullit Ilirik, në vend që të bashkoheshin fort me njëri-tjetrin dhe t’i mbronin me vendosmëri trojet e veta, ata vetëm janë tërhequr para furisë së pushtimeve të fqinjve tanë “miq dhe shtegtarë”.

Kësisoj, shqiptarët, duke e zhvendosur te të huajt gravitacionin e mikpritjes dhe të nderimit deri në servilizëm, gjatë shekujve kanë pasë krijuar një boshllëk të ndjeshëm për ngjizjen e unitetit brenda vetvetes, çka ka krijuar truall për përçarjen tragjike që i ka karakterizuar brez pas brezi.

Tek po hidhja në kompjuter këto radhë, menjëherë më erdhi në kujtesë një libër interesant, me autor zotërinë Sokol Braha, shqiptar nga Kosova që jeton në Zvicër. Ai, duke trajtuar natyrën e marrëdhënieve të shqiptarëve me serbët, shkruan:

“Shqiptarët përshëndetin, nderojnë, urojnë, përgëzojnë, presin e përcjellin me krenari, sepse i kanë në traditën e tyre këto dhe i ruajnë me krenari. Edhe pse këta komshinj nuk i ftuam ne, por na erdhën si miq të paftuar! Por unë pyes veten: a na solli neve ndonjë të mirë bujaria dhe zemërgjerësia me të huajt? Asnjëherë, kurrë! (Sokol Braha. “Vjen i kodrës, nxjerr të votrës”. Shtypshkronja “Grafobeni”. Prishtinë, 2011, f. 56).

Duke i nderuar të huajt deri në atë shkallë, saqë të mos respektosh dinjitetin personal, domosdo që do të fitosh jo simpatinë, por mungesën e respektit nga ana e tyre, i cili, me kalimin e kohës, vjen e merr përmasat e shpërfilljes, duke u ngritur ca nga ca deri në nivelin e neverisë dhe të urrejtjes së hapur. Pikërisht kështu ka ndodhur me shqiptarët. Duke u treguar mikpritës me ardhacakët sllavë, me të cilët u treguan bujarë, ilirët i lejuan të bëheshin zotër në tokat e Ilirisë. Me kalimin e shekujve, ardhacakët sllavë i zhvendosën ilirët rrënjës shekull pas shekulli, derisa trojet ua katandisën në një shoshë vend. Në këtë mënyrë, duke i respektuar tej mase ardhacakët sllavë, ilirët, siç u theksua më lart, fituan neverinë dhe urrejtjen e tyre, e thelluan përçarjen brenda vetes dhe erdhën duke u shndërruar në një popull vetëvrasës.

Skënder Sherifi, shkrimtar dhe gazetar frankofon me origjinë shqiptare, i njohur sidomos në rrethet letrare në Belgjikë dhe në Francë, në një intervistë që i ka marrë zotëria Gjovalin Kola këtu e ca vjet të shkuara, ka nxjerrë në pah “… një prirje vetëshkatërruese që manifestojnë shqiptarët, njëfarë vetëvrasjeje kolektive. Kur i sheh me realizëm të shkuarën dhe zhvillimet e sotme, arrin në përfundimin se ky komb është armiku më i madh i vetvetes. Këtu ka një urrejtje, xhelozi e mëritë tepruar. Nuk dimë ta vlerësojmë tjetrin. “S’të njoh, s’dua të të njoh, s’dua të di çfarë meritash ke ti”. Kështu arsyetohet, pak a shumë, te ne” (Gjovalin Kola. “Ky komb është armiku më i madh i vetvetes”. Gazeta “Shekulli”. 03 tetor 2006).

Pikërisht vetëvrasjes kolektive, për të cilën tërheq vëmendjen shkrimtari dhe gazetari Skënder Sherifi, një personalitet politik i viteve të luftës, ish-ministri i brendshëm Kol Bib Mirakaj, i ka kushtuar një libër të tërë, me titull “Vetëvrasja e një kombi”. Botimet “Fiorentina”. Shkodër 2014.

Pak a shumë të njëjtën linjë arsyetimi ndjek edhe publicisti dhe moderatori i njohur televiziv Artur Zheji në një material që ka botuar në internet ca muaj më parë:

“Një vend që s’ka bërë asnjë luftë me të tjerët, është dreqosur nga lufta e pamëshirshme dhe pa kufi me vetveten, si një gërryerje, si një acid vrasës, si një ligësi për të parë të dërrmuar më të dobëtin, më të pafuqishmin dhe këmbërrëshqiturin në humnerë” (Artur Zheji. “Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…”. Faqja e internetit: “VideoWap.Net”. 30 korrik 2019).

Prof.dr. Mehdi Hyseni, akademik, në një artikull të paradokohshëm, citon zotërinë Enis Shatri:

“Sikur shqiptarët të ishin treguar kaq mizorë me armiqtë shekullorë, sa ç’janë treguar me njëri-tjetrin, kufijtë tanë do të shtriheshin deri atje ku kanë qenë, deri në Pargë e në Prevezë”.

Dhe më poshtë profesori vazhdon:

“Ky paradoks sheshit provon edhe sot gjendjen tonë të mjeruar dhe të robëruar nën tutelën kolonialiste të disa shteteve fqinje sllave të Ballkanit (Greqia, Maqedonia Veriore, Serbia dhe Mali i Zi). Ky paradoks qartazi provon edhe aksiomën e qëlluar të Rilindësit tonë, Faik Konica, se “armiku i shqiptarit është vetë shqiptari”. Ky paradoks historik, politik, kombëtar e atdhetar dëshmon se populli shqiptar nuk ka ngelur rastësisht dhe vetëm si pasojë e armiqve të huaj, i copëtuar, i aneksuar, i kolonizuar, i shtypur dhe i robëruar nën thundrën tiranike shekullore të sllavëve të Ballkanit, por fajtori më i madh është vetë shqiptari, që me shekuj, që nga Hamzai e deri te Adem Jashari, e tradhton, e vret dhe ia fut thikën pas shpine shqiptarit, jo armikut!” (Prof.dr. Mehdi Hyseni. “Ndryshe”. Faqja e internetit “Albaniapress”. 19 maj 2019).

Në romanin me titull “Amanti i Arbërisë”, një libër

fantastiko-historik ky për fëmijë, të cilin Shtëpia Botuese “Toena” e pati hedhur në qarkullim në vitin 2003, shkrimtarja dhe publicistja e njohur Vilhelme Vranari Haxhiraj ka zbuluar me art ca të vërteta tragjike në ecurinë shumëshekullore të etnosit shqiptar në Gadishullin Ilirik:

Ilirët nuk kanë pasur perëndi të luftës. Nga bashkëbisedimi i dy heronjve të romanit - Amantit dhe Vranos - del në pah arsyeja se pse ilirët nuk kishin perëndi lufte. Amanti i jep këtë shpjegim Vranos:

“ - Nuk ka ç’na duhet Perëndia e luftës. Populli ilir ka qenë dhe është liridashës. Ne nuk e duam luftën dhe nuk i biem askujt në qafë”.

Kjo e vërtetë tragjike ilire zbulon një mendësi paradoksale: ilirët nuk kanë pasur absolutisht prirje për ekspansion. Po si ka qenë i mundur një paradoks i tillë, përderisa rreth e qark tyre, etnoset e tjerë etjen për ekspansion e kanë pasur si yll karvani në luftën e tyre për mbijetesë? Sa ishte sipërfaqja e etnosit grek në vitin 1831? Në vitin 1913, brenda 80 vjetëve, u trefishua pikërisht në dëm të sipërfaqes së etnosit shqiptar. Sa ishte sipërfaqja e etnosit serb në vitin 1878 dhe ku arriti në vitin 1913, në dëm të sipërfaqes së etnosit shqiptar?

Mungesa e prirjes për ekspansion, si trashëgimi fatkeqe që nga koha e Ilirisë, ku e katandisi Shqipërinë? Në një sipërfaqe sa një “fushë tenisi”.

Një tjetër e vërtetë tragjike që zbulohet në këtë roman, është përçarja që ka mbretëruar në botën e lashtë ilire. Pyetjes së Amantit, drejtuar Bukuroshes së Durrësit për njerëzit nëse janë ziliqarë, ajo i përgjigjet:

“ - Po, po, kanë smirë për këdo që i shkojnë punët mbarë, mundohen dhe bëjnë të pamundurën që ta shkatërrojnë tjetrin”.

Kjo smirë tragjike vazhdon traditën e vet që nga koha e Ilirisë dhe deri në ditët tona.

Në vazhdimësi, shkrimtarja nënvizon edhe një tjetër të vërtetë tragjike për kombin shqiptar, të trashëguar që nga lashtësia ilire. Kur po bisedojnë për ngritjen e kalasë së Shkodrës, për ndërtimin e së cilës dy vëllezër prenë në besë vëllain e vogël, Hyu i Jezercës i thotë Amantit:

“Ndër tre njerëz, vetëm njëri është i drejtë. Ndaj nuk bën hair ky truall, biro!”.

Për shkak të përçarjes që kanë pasë trashëguar që nga pellazgoiliria, shqiptarët, aty nga mesi i shekullit XIX, në vend që ta kuptonin rrezikun e madh që u kanosej nga grekosllavizmi përmes “Megaliidesë”dhe “Naçertanies”, u hodhën në kryengritje kundër taksave që u vendosën me Reformat e Tanzimatit, pa pasur absolutisht si qëllim që të luftonin për pavarësinë e vendit nga perandoria otomane.

Asokohe kombi shqiptar ishte numerikisht më i madhi në Gadishullin Ilirik. Grekët numëroheshin në 1 milion e 100 mijë, serbët - në 600 mijë, kurse shqiptarët - në 1 milion e 600 mijë. Por përçarja ndërshqiptare dhe mercenarizmi i parisë së tyre ishte pengesa kryesore për forcimin e unitetit aq të dëshiruar. Pikërisht mercenarizmin e parisë shqiptare e përmend edhe Ivo Andriçi në elaboratin e vet, çka citohet në librin e “Shtëpia e Verdhë” të akademikut Flori Bruqi:

“Në territorin shqiptar është zhvilluar një luftë e ashpër ndërmjet nesh dhe Italisë. Italianët atëherë iniciuan çështjen malazeze e maqedonase, si dhe idenë e Shqipërisë së Madhe deri në Kaçanik. Ne kundër tyre zhvilluam herë aksione të fshehta, herë të hapura, duke i bërë për vete me para fisnikët (parinë) shqiptarë dhe duke u shërbyer me idenë e “Shqipërisë së pavarur” dhe “Ballkanin popujve të Ballkanit” (f. 28).

Përçarja ndërshqiptare në ditët tona ka marrë përmasa të frikshme. Ajo është trualli më i përshtatshëm i mercenarizmit, i servilizmit ndaj të huajve dhe i vëllavrasjes. Këtë e dëshmon më së miri numri i madh i partive politike. Në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup figurojnë 92 parti politike, të regjistruara në gjykata.

Shpërfillja dhe neveria që ushqejnë serbët për shqiptarët, mishërohet fare hapur në kërkesën skandaloze tëkryeministres serbe, drejtuar kryeministrit Rama dhjetorin e vitit të kaluar. Në faqet e internetit asokohe u bë i njohur informacioni i mëposhtëm:

“Serbia është aq e guximshme, saqë edhe Shqipërisë i kërkon tërheqje të njohjes së Kosovës, raporton KTV. Por, këtë kërkesë të kryeministres së Serbisë Ana Brnabiç, drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri Ramush Haradinaj e quan të turpshme (Citohet sipas: “Serbia i kërkon Shqipërisë ta tërheqë njohjen e Kosovës, reagon ashpër Haradinaj”. Faqja e internetit “time.al”. 25 dhjetor 2018).

Kërkesa e kryeministres serbe është me të vërtetë e turpshme, por ajo e ka një bazë ku mbështetet - pikërisht te përçarja ndërshqiptare. Pikërisht kjo përçarje e mallkuar është arsyeja e heshtjes së Tiranës zyrtare para institucioneve ndërkombëtare, deri edhe para Tribunalit të Hagës, për krimet e rënda që Serbia kreu në Kosovë gjatë viteve të luftës. Ato krime ishin konkretizim i urrejtjes mbinjëshekullore që shovinizmi serbokriminal ka ushqyer dhe vazhdon të ushqejë ndaj kombit shqiptar, urrejtje që përbën një enciklopedi më vete.

Shovinizmi evropinoperëndimor, në bashkëpunim të ngushtë me shovinizmin rusomadh, e njihte mirë psikologjinë përçarëse që karakterizonte mbarë etninë shqiptare, prandaj edhe copëtimin e trojeve tona amtare e nisi në Kongresin famëkeq të Berlinit dhe e kurorëzoi me Konferencën edhe më famëkeqe të Londrës. Ato dy copëtime vërtetuan në praktikë se shqiptarët, megjithëse përfaqësonin etninë më të madhe në gadishullin tonë, përçarjen vetëvrasëse e kishin në gjenin e tyre. Kjo përçarje ka bërë që shqiptarët e Shqipërisë Londineze sot të jenë pre e lehtë e nëpërkëmbjes, e talljes së hapur nga ana e kryeministrit Rama, i cili, sipas të gjitha gjasave,ka ndërmarrë nismën pa zhurmë e pa bujë për shpërbërjen e popullsisë së vendit tonë, numri i së cilës, sipas një statistike të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në vitin 2100 do të zbresë në 500 mijë banorë. Largimi drejt Perëndimit i gati 500 mijë shqiptarëve pas vitit 2013, është dëshmia më kuptimplote e veprimtarisë antikombëtare të kryeministrit Rama. Në këtë mënyrë, Rama është duke vënë në jetë doktrinën shtetërore serbe, të shpalosur 80 vjet më parë në elaboratin e Ivo Andriçit për zhdukjen e popullit shqiptar. Prandaj Rama, si simbol i përçarjes ndërshqiptare, ka për zemër jo Kosovën, por Serbinë e Aleksandër Vuçiçit, me të cilin kërkon të krijojë Minishengenin ballkanik, duke hedhur themelet e një Jugosllavie të Re, çka dëshmon shkoqur fare se, në dashurinë për serbosllavizmin, ai po ecën në gjurmët e kriminelit Enver Hoxha. Për fatkeqësinë tonë kombëtare, shqiptarët, në vend që të çohen peshë më këmbë dhe, përmes “armës së votes”, t’i tregojnë vendin politikës shkombëtarizuese të Ramës, ata, për shkak të përçarjes tragjike që i karakterizon, parapëlqejnë ose të braktisin atdheun dhe të enden nëpër vendet perëndimore, ose të shtrojnë kurrizin para tij, duke u sjellë si delet e Krishtit.Në të njëjtën kohë, kryeministri Rama, me politikën shkombëtarizuese që ka ndjekur gjatë këtyre gjashtë vjetëve, ka bërë që vendi ynë të shndërrohet edhe në objekt i njëshpërfilljeje, deri në përbuzjetë heshtur, nga ana e Bashkimit Evropian dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dëshmia më kuptimplote e kësaj shpërfilljeje është vizita e Sekretarit të Departamentit të Shtetit Majk Pompeo në Mal të Zi, në Maqedoni dhe në Greqi në javën e parë të muajit tetor 2019, kur ai e anashkaloi Shqipërinë dhe Kosovën.Prandaj ka shumë të drejtë publicisti i njohur shqiptaro-amerikan, dr. Andon Dede, fjalët e të cilit kanë një tingëllim mjaft aktual:

“Duhet pranuar se aktualisht kemi marrë një nam të keq, saqë na tregojnë me gisht kudo që vemi. Dhe të ndryshosh një opinion që ka zënë vend, është shumë më vështirë sesa të krijosh një të ri” (Andon Dede. “Pa iluzione e paragjykime”. Shtëpia Botuese “Globus R”. Tiranë 2010, f. 149).

Tiranë, 18 shtator 2019

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat