“Duhet t'i tregojmë botës se ne dimë dhe mund të mbajmë shtet”

Opinione

“Duhet t'i tregojmë botës se ne dimë dhe mund të mbajmë shtet”

Nga: Haki Latifi Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 23:07
Ibrahim Rugova dhe Haki Latifi

Presidenti Dr.Ibrahim Rugova ishte lider historik i pavarësisë së Kosovës, sepse kauzës së tij iu bashkangjit gjithë populli i Kosovës. Ai sendërtoi në Perëndim imazhin e civilizuar të popullit të Kosovës, të cilin pushtuesi e kishte nxirë dhe nderoj deri në frymën e fundit orientimin pro Amerikan, sepse e diti mirë se asnjë lëvizje çlirimtare e popullit të Kosovës nuk do të triumfonte pa mbështetjen e SHBA, Europës dhe NATO-s. Dhe kishte shumë të drejtë presidenti Dr. Ibrahim Rugova, prandaj është lider historik duke rikujtuar thënjën e tij prej Urtaku se; “Duhet t’i tregojmë botës se ne dimë dhe mund të mbajmë shtet”.

Ai, do të skalitet në ndërgjegjen e popullit shqiptarë dhe shteteve mike si Lideri Historik i Pavarësisë së Kosovës.

Z. President, të përkujtojmë sepse edhe në çastet kur substancës kombëtare i kanosej rreziku për çfarosje kolektive, dijte t’i bëjsh mbrojtje kolektive përballë një agresori barbar, mizor të fuqishëm e ekspanziv. Të përkujtojmë sepse, e trasove rrugën e pavarësisë me maturi e urtësi, duke trokitur në dyert e Perandorive më të fuqishme të të gjitha kohërave, ku more bekimin e premtimin e

Perandorve se kërkesa Juaj do të realizohet.

Të përkujtojmë sepse disave edhe sot u mungon bekimi YT.

Ka syresh që pas afro dy dekada e kanë kuptuar BEKIMIN!

Sepse, tani e kanë kuptuar dhe kërkojnë bekimin Tënd.

Ka ca faqezinj që kurr nuk e kuptuan dhe nuk do ta kuptojnë as sot as nesër.

Ti do jesh përgjithmonë Yll që shëndrit tokën e Arbërit dhe lirinë e njerëzimit, do jesh burim i rrezeve të paqës, lirisë, miqësisë, dashurisë dhe humanizmit njerëzor.

President, Pusho atje lartë në Velani të Dardanisë ku puhizat e frymave arbërore ta flladisin shpirtin tënd Engjëll.

Lavdi dhe nderim të përjetshëm për Presidentin-themeltarin e shtetit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat