Shqiptarët si komb promovuan njëjtësinë, Shqipëria si shtet, deshtoi !

Opinione

Shqiptarët si komb promovuan njëjtësinë, Shqipëria si shtet, deshtoi !

Nga: Fatmir Barjaj Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 23:40
Fatmir Barjaj

Pas fatkeqësisë epokaliptike mbi atdheun amë, nuk e kam të lehtë të shkruaj, por po e bëjë, ngase jeta vazhdon, përkundër goditjeve...!

Agu i mengjesit të 26 nëntorit 2019, gdhiu Shqipërinë dhe shqiptarët në një mengjes tmerri, lemerie dhe ankthi t'jashtzakonshëm si pasaojë e lekundjeve të tokës me magnitudë, 6,4 ballë të Rihterit dhe me pasoja tragjike në njerëz të cilët u përbinë nga rrënimi i objekteve të banimit dhe nën gërmadha...!
Epiqendra e tërmetit në zonën sizmike, diku rreth 12,5 km larg Durrësit dhe koha e natës dhe e gjumit të thell, pikërisht 03 : 54 minuta pas mesnatës, përkatsisht para së t'gdhij mengesi i 26 nëntorit, bënë që reagimi i pas goditjës të jetë i ngathët dhe për pasojë, edhe me fatalitet në jetëra njerëzish të të gjitha kategorive dhe të grup-moshave.
Ftakeqësitë natyrore dhe n'veqanti lekundjet & dridhjet e tokës, të njohura si termet, janë akte jasht vullnetit të njeriut dhe si të tilla edhe t'paparshikuara n'kohë dhe lokalitet, por gjithsesi janë të monitorueshëm në ditët tona, falë arritjeve shkencore në matjen e levizjeve sizmike dhe definimin e zonave të këtyre levizjeve.
Kalendaret historik, levizjet tektonike dhe definimi i zonave sizmike, ndihmon që shoqëritë njerëzore dhe n'rastin tonë, ajo shqiptare të ketë parasyshë faktin se Shqipëria si zonë sizmike dhe n'veqanti Durrësi me rrethinë, janë historikisht epiqendra e goditjeve epokaliptike të dridhjeve & lekundjeve të kores së tokës që nga antikiteti e këndej deri n'ditet e sotme, fakt të cilin nuk mund t'a injorojmë dhe as t'jemi indiferent, përkundrazi !

A mësuam gjë nga përvoja historike, nga empirizmi praktik ?

Çfarë bëri shteti dhe Qeveria shqiptare pas termetit të shtatorit të po këtij viti, edhe pse në shkallë me të ulët, por si shënjë se ai mund të përseritet edhe n'shkallë më të lartë dhe me pasoja, gjë që ndodhi këtyre ditëve për fatin tonë të lig & tragjik ?
Përgjigja është : asgjë, absolutisht-asgjë !
Në planin senzibilizues dhe në atë praktik, të ngritjës së infrastrukures administrativo-strukturore, pra në ngritjen e task-forces dhe ekipeve qeveritare të emergjencës në raste të katastrofes së përseritur, absolutisht asgjë dhe asnjë levizje qoftë simbolike.
Shqipëria ishte pralajmruar për rrezikun, por jo edhe për saktësinë e lokacionit dhe kohes. Shtatori i këtij viti është prova, dhe vërejtja erdhi edhe nga Greqia fqinje dhe sizmologu grek, i cili paralajmroj Shqipërinë permes letres derguar Presidentit Meta për rrezikun të cilit i kanosaj Shqipëria si zonë sizmike e dridhjeve të pritshme.
Presidenti shqiptar, Ilir Meta kishte paralajmruar Qeverinë shqiptare, kryeministrin Rama dhe t'gjithë digasteret përgjegjës dhe agjensionet respektive veq e veq, dhe bashkangjitur letrës paralajmruese të sizmolugut grek, por u injorua dhe paralajmrimi hasi n'vesh të shurdhër.
Kështu e kishte vlerësuar alarmin e letres së Presidentit shqiptar, Meta, Kryemnistri shqiptar, Edi Rama : " Meta po qet fall ", dhe kështu vuri n'gjum gjithë hierarkinë pushtetore të një pushteti të mafias & droges n'krye me Edi Ramen.
Presidenti Meta, ishte i gatshëm të thërras edhe mbledhjën e Këshilllit të Sigurisë Kombëtare, por u injorua me cinizëm absurd të Ekzekutivit dhe shefit të saj, Edi Rama.
Ndergjegjësimi dhe vetëdijësimi n'kohë, nuk do parandalonte dot epokalipsën natyrore (tërmetin e 26 nëntorit), por do mundësonte preventivën e cila do zvogëlonte humbjet në njerëz dhe pakësonte dhimbjet, dosido.
- Një Prokurori shteti e jo pushteti, do nxirrte para përgjegjësisë ligjore ata të cilët nuk kishin bërë as veprimin ma t'vogël që një tërmet i përserituar t'i gjejë organet përgjegjëse të sigurisë dhe emergjencës në një shkallë dhe nivel adekuat konform situates dhe në menagjimin e post-fatkeqësive natyrore siq ishte tërmeti i fundit tragjik.

- Përgjegjësi politike & shtetërore nga Kryemnistri dhe të gjithë ata që pranuan letrën e presidentit Meta dhe nuk vepruan.
Të bije Qeveria dhe përgjegjësit të terhjekin konsekuencat.
Mbi 50 jetëra njerëzish, bilansi tragjik i paralajmruar dhe me mundësi reale monitorimi, i bënë përgjegjës autoritet qeveritare që abuzuan me përgjegjësitë dhe autoritetin kushtetues & shtetëror.

Kosovë & Shqipëri : "Dy duar për një krye" !

Qytearët e Kosovës, njësoj sikur ata të Shqipërisë, si qytetarë të t'njëjtit komb, por të dy shteteve respektive, e përjetuan dhe reaguan si një, duke ndarë t'njëjtat vuajtje, humbje & dhimbje.
Diferencën bënë, institucionet e Republikës së Kosovës, të cilet i'u gjetën popullit vëlla të shtetit amë-Shqipërisë në një afat rekord dhe me ekipe profesionale dhe të pajisura me teknikë adekuate, gjë që nga ana e shtetit shqipëtar, le shumë për të deshiruar.
Solidariteti vëllazëror dhe bujaria si vyrtyte tradicionale të popullit shqiptarë, vyrtyte këto të farkuara dhe të skalitura ndër shekuj, sikur kulmuan me një vrull dhe gadishmeri e cila mrekullojë atdheun në këto ditë të rënda & të vështira pas tragjedisë natyrore, por edhe miqët tanë të cilët admiruan dhe përshendetën këto vyrtyte dhe cilësi unike të një populli madheshtia e të cilit shihej sheshazi...!

Ilirida, Kosova Lindore dhe Diaspora shqiptare, në Europë, Amerikë, e deri n'Zelandë të Re, u solidaruzue me Atdheun amë, dhe bashkë me dhimbjën, ndau edhe ndihmat e pakursyera për familjët e demtuara dhe n'veqanti për ata të cilët humbën familjarët e vet në këtë tragjedi kombëtare të të fund-nëntorit të 2019-tës.

Lutjet nacionale gjithandej, tingëllojnë :
- Të mos shtohet numri i viktimave të tërmetit tragjik,
- Të lënduarit të gjenë sherim,
- Familjarët e viktimave të gejnë forcë & kurajo n'përballje me humbjet e pësuara të më të dashurve të tyre, dhe
- Shpirti i dëlirë dhe i pastër sikur loti, i viktimava të tragjedisë kombëtare nga fatkeqësia natyrore (tërmeti) u prehtë n'paqen e parajses, amin !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat