Rasti i humbur i Edi Ramës për tu sjellë si burrë shteti

Opinione

Rasti i humbur i Edi Ramës për tu sjellë si burrë shteti

Nga: Rexhep Shahu Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 16:42
Rexhep Shahu

Besoja se i kishte ardhe zogu ne dore Edi Rames te therriste nje tryeze mentaresh e dijetaresh, te therriste ne tryeze gjithe presidentet, kryeministrat, kryetaret e kuvendit te tri dekadave te fundit, ekspertet e opozites se vendit, gjithe ministrat e brendshem, ministrat e ndertimit, te bujqesise, gjithe ekspertet e pakte qe ka vendi, profesoret me ne ze te fushave te planifikimit e ndertimit. Te therriste ne tryeze, nese ka, zyrtare apo eksperte qe kane punuar ne eleminimin e pasojave te termetit te 1979 apo edhe te 1967...

Pastermeti po sjell shume merzi, trishtim, deshperim e depresion ne shoqeri, shume thashetheme, shume arrogance kryeministrore dhe neveri.
Do te ishte ndihme e sherim te rrinin ca ore ekranet pa fytyren e llogjet e kryeministrit, pa fytyrat e peshtira tashme te gjithologeve xhuxhmaxhuxha te peshtire qe shiten te gjithedijshem gjithe keto vite.

Eshte tallje e peshtire tu thuash atyre qe kane humbur shtepite e ndertuara me djerse e gjak se po ju strehojme ne hotele me 5 yje qe as ne enderr nuk do e kishit pare. Ai qe ka humbur shtepine e ndertuar me djerse e gjak femijesh emigrante ta ben nje mut te madh sa ti kryeminister ne mes te dhomes me te bukur te hotelit me 5 yje qe ti i ofron per strehim duke e talle ate e duke mburre veten tende.

Gadishmeria e kryeministrit dhe qeverise dhe mburrja qe po strehon njerzit ne hotele me 5 yje behet qe te lehtesohet deshperimi i njerzve ndaj qeverise e jo ndaj termetit, behet qe kryeministri e qeveria te zbusin e te fshehin friken e tyre nga populli e ligji se ata e dine se jane autoret e dhenies se lejeve te ndertimit e te shfrytezimit per pallatet e hotelet e ndertesat ne vende te palejuara ose te rrezikuara.

Lejedhenesit, qe kane marre ose jo rryshfete per lejet qe kane dhene e kane miratuar, per studime te plota e pjesore qe kane dhene e kane miratuar per ndertime, e dine se kane bere mekat, nuk po them krim dhe duan te zbusin reagimin.

Pastermeti po sjell akuza ndaj mediave por mediat nuk bene termet, ende nuk kane bere termet qe ne fakt duhet ta bejne, nese do te jene te lira ndonjehere. Por qeveria e shefi i saj nuk duhet ta lejojne suvatimin e bojatisjen qe po i bejne disa media, duhet ta shpallin ndertim te paligjshem, te pasigurte kete llustrim e lepirje mediash.

Postermeti besoja se do ta bente te gjere kryeministrin te cilit po i soset uji i tij i gamiles, po i mbaron mandati dhe kishte rast te behej ca ore burreshteti. Te mos tallej duke thirre ne mbledhje zyrtare, fetare e gazetare periferike folklorike, duke perjashtuar perfaqesuesit e institucioneve kushtetuese te shtetit, axhensite kushetuese apo dijetaret e vendit.

Besoja se i kishte ardhe zogu ne dore Edi Rames te therriste nje tryeze mentaresh e dijetaresh, te therriste ne tryeze gjithe presidentet, kryeministrat, kryetaret e kuvendit te tri dekadave te fundit, ekspertet e opozites se vendit, gjithe ministrat e brendshem, ministrat e ndertimit, te bujqesise, gjithe ekspertet e pakte qe ka vendi, profesoret me ne ze te fushave te planifikimit e ndertimit. Te therriste ne tryeze, nese ka, zyrtare apo eksperte qe kane punuar ne eleminimin e pasojave te termetit te 1979 apo edhe te 1967...

Ne kohe krizash, termetesh e katastrofash ashtu sic shkelqen humanizmi e solidariteti po ashtu shkelqen edhe maskaralleku, krimi e hajnia, vjedhja e abuzimi. Po ashtu shkelqen edhe paraja e piste e cila synon te lahet e te behet e paster nga lodi i dhimbjes njerzore.

Termeti me fjale, jehonat mediatike te tij ishin shume me te medha se ai real. Emocionet perfshine dhe udhehoqen gjithcka, arsyeja u braktis per shume kohe.
Qeveria nuk justifikohet nese qan kryeministri per viktimat dhe nese sillet si llac per llogari te votave te ardhshme.

Nuk ndodhi termet ne mijera kilometra katrore, miliona pallate e banesa. Jane te kapshme, te matshme, te kufizuara dhe nuk ka nevoje per tamtame, ka nevoje per mendje te ftohte e te arsyeshme, per matje, vendime ekspertesh e jo politikanesh dhe ka nevoje te mos tallet e nencmohet askush.
Shteti e qeveria permes axhensive te saj sekrete e jo sekrete e mbron dhe shpeton vendin nga kjo gje.

Qeveria dhe kryeministri te cilit nuk i ra gjuha ne goje sikur te kete frike te degjoje por vetem flet pa pushim, duhet ta dine se gjithmone ka keq e me keq dhe ky termet nuk eshte fundi i termeteve apo me i rendi e me i keqi i tyre.

Qeveria e kryeministri qe ben llogje e fyerje shpesh e kercenime ndaj mediave ne poll, duhet ta dije se termetet as nuk vijne e as nuk ndalen me lutje hoxhallaresh apo gazetaresh te partise qe i pergatit per deputete, as me fonde te vendeve islamike.

Qeveria e kryeministri duhet te lejojne te punojne institucionet, te punoje shteti, te punoje prokuroria, te mos behet kryeministri ekspert i kriminalistikes, te mos japin urdhera per zhdukje te pallateve si zhdukje te gjurmeve krimit.

Kryeministri te mos ankohet se na beri te qajme se eshte pa gjume, na beri ti blejme mindil per lote, te fleje gjume, te qetesohet dhe te behet shtetar per pak kohe nese nuk behet dot burre shteti per ca ore.

Kryeministri te flase me pak, te heshte me shume, te mos fyeje askend, te perpiqet te jetoje pak ore pa armiq, te mos shpike armiq dhe edhe nese ia zene rrugen, ai ti shperfille per ca dite armiqte.

Une nuk,jam fans as votues i kryeministrit Rama, por ai eshte kryeministri im dhe dua ta beje shkelqyeshem detyren qe te eleminohen pasojat e termetit te rende, ndaj e kritikoj ate dhe strukturat, ashtu sic di dhe sic mendoj une, por nuk denigroj. Enveristet apo fansat e tij nuk duhet te lehin ne mua e ndaj meje me ato dhembe te ndryshkur.

Ende eufori, ende sjellje si ne fushate per vota. Ende ne eufori telegramesh mbeshtetese nga bota, por ende kuletat e bankave te botes nuk jane cele. Ende Bashkimi Europian nuk ka thene as levruar asnje fond, ende Amerika nuk ka fole per asnje fond, as institucionet bankare nderkombetare asnje fond nuk kane fole as dhene. A mos valle dyshojne ne aftesine tone, ne seriozitetin tone qeveritar...

Shteti yne ka nevoje per misonare ne Europe, relatore ne qarqet financiare e politike, misionare qe ofrojne besueshmeri, qe ia heqin akuzat qe ia ka vene vetes kjo qeveri qe etiketohet tani si gllaberuse, si qeveri kap ca te kapesh, si qeveri qe ka rrezik qe edhe termetin ta jape me koncension me PPP...
Fondet e solidaritetit te shqiptareve jane cironka ne raport me nevojat qe kemi ne mbylljen e katastrofes termetore.

Disa dhenes ndhmash qe jetojne jashte ne diaspore po shihet se kane nevoje te shpallen ne televizione e gazeta dhe kjo po e zvogelon madhesine e ndihmes se tyre. Ai qe jep se beson, duhet te besoje dhe jo te krenohet se krenia ndalohet nga feja.

Disa dhenes ndihmash ne fondacione fetare, disa shqiptare patriote te vertete kryesisht nga Kosova, te mos shfaqin kompleksin e vitit 1999 se nuk i kane boxhe askujt ne Shqiperi dhe duhet ta dine se edhe serbet po te vinin ne Shqiperi ne kushte debimi do te mikpriteshin, pasi popujt e mikpresin njeri tjetrin. Shqiptaret patriote qe po japin fonde e ndihma ne Shqiperi si kthim borxhi, te ndalen e te shohin me afer, te kojshite, ne fshatrat e periferite e Kosoves se ka nevoja te medha per ndihme e bamiresi. Ka edhe atje njerez qe kane nevoja te medha...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat